Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
SHAKULLÉR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Erë e fortë që fryn duke u sjellë rrotull; shakullinë. Nisi të frynte një shakullerë. Shakullera ngriti një re pluhuri. Shakullerë e fortë.
✱Sin.: vërdallë, dredhë, dredhje, shakull, shakullinë, shakullore, hajujk, legë, xhindër, ciklon, cjepurr, vorbull, shtjellë.
SHAKULLÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Erë e fortë që sillet rrotull e ngre pluhur përpjetë, dredhë. Shakullinë e thatë ere. U shpëtoi shakullinave të dimrit. U ngrit një dredhë pluhuri para shakullinës.
2. Pluhur, dëborë etj., që ngrihet lart nga kjo erë duke u rrotulluar rreth vetes; shakullerë. Shakullina e borës.
3. fig. Diçka që e rrëmben njeriun në rrjedhën e saj të shpejtë, diçka që lëviz e që zhvillohet me shpejtësi; vorbull, shtjellë, dredhë. Doli nga ajo shakullinë. Shakullina e dashurisë. Shakullinë mendimesh. Iku si shakullinë.
3. edhe fig. Rënia e diçkaje teposhtë duke u rrokullisur; rrokullimë. Shakullina e gurëve. Shakullinë fjalësh.
✱Sin.: vërdallë, dredhë, dredhje, shakull, shakullore, hajujk, legë, xhindër, ciklon, cjepurr, vorbull, shtjellë.
SHAKULLÓR,~E mb., spec. Që është në trajtë të shakullinës; që lëviz si shakullinë; rrotullor. Rryma shakullore. Gyp shakullor.
✱Sin.: rrotullor, rrotullar, rrotullues.
SHAKULLÓR/E,~JAII f. sh. ~E, ~ET Erë e fortë, shakullinë, vorbull. Shakullore e fuqishme ajri. Vjen rrotull si shakullore. Kishin fryrë disa shakullore këtë stinë.
✱Sin.: shakullinë, rrokullimë, vorbull, shtjellë, dredhë, ciklon.
SHTJÉLL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Zhvillimi a shtjellimi i diçkaje; rrjedhë. Në shtjellë të historisë (të ngjarjeve).
2. Rrymë uji që rrotullohet me shpejtësi në lumë, në liqen etj., duke formuar një si hinkë aty ku rrjedha ndesh në një pengesë ose aty ku ndeshen dy rrjedha të kundërta; vendi ku formohet një rrymë e tillë uji, vorbull, gjeratore. Shtjellat e lumit. E thithi shtjella. U mbyt (humbi) në shtjellë.
3. Erë e fortë që sillet rrotull dhe ngrihet përpjetë si hinkë, duke marrë me vete pluhur, gjethe e sende të tjera të lehta, shakullinë, dredhë; lëvizje shakullore e diçkaje. Shtjellë ere. Shtjellat e ajrit. Shtjellë pluhuri.
4. fig. Valë e rrëmbyeshme punësh a ngjarjesh të tjera që e përfshijnë njeriun në vorbullën e tyre, diçka që të rrëmben në rrjedhën e saj të shpejtë; diçka që lëviz e që zhvillohet me shpejtësi; vorbull. Shtjella e punëve (e ngjarjeve). Shtjella e jetës (e luftës).
VÓRBULL,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Rrymë rrotulluese dhe e rrëmbyeshme e ujit në lumë, në liqen etj., që ndodh zakonisht në vendin ku takohen rrjedha të ndryshme dhe merr trajtën e një hinke; vendi ku formohet një rrymë e tillë uji; gjeratore, gjir. Vorbull e thellë (e madhe). Vorbull uji. Vorbulla e lumit. E rrëmbeu vorbulla. Humbi në vorbull. Lumi kishe shumë vorbulla.
2. Shtjellë e rrëmbyeshme e erës, që ngrihet përpjetë si hinkë dhe merr me vete pluhur, lëmishte, shkarpa etj.; lëvizje qarkore e diçkaje. Vorbull ere. Vorbull tymi (pluhuri, dëbore).
3. fig. Valë e rrëmbyeshme punësh, përpjekjesh, gëzimesh, shqetësimesh etj., që të pushton e të merr me vete. Vorbull gëzimesh. Vorbulla e mendimeve. Vorbulla e jetës. Vorbulla e ngjarjeve. Vorbulla e telasheve.
✱Sin.: gjeratore, gjir, shtjellë, rrufull, thith, shakullinë, shakullore, dredhë, dredhule, fugë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë