Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BORROÇÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Hakërrohet e zhgërryhet, duke u ndeshur për brirësh me një tjetër (për demat). Demi borroçitej nëpër pluhur. Sikur je borroçitur gjithë ditën në lerë. Mos m'u borroçit si dem Divjake. (fj. u.).
2. fig., vetv. Mundem, rrihem, përfytem me dikë. Borroçiten si fëmijë. U borroçitën me njëri-tjetrin.
✱Sin.: zhgërryhem, shkarëzehem, shakullisem, zhguritem, përfytem, kapem, kacafytem, mundem, zihem, fytafytem, kacambytem, përlëfytem, grykem, mbërthehem, përlahem, kërleshem, gjelafytem, mbrehem, ngjokem.
►BRANGALL/ÉHEM jovep., ~ÉVA (u), ~ÝER 1. vetv. Rrëkëllehem, rrokullisem, shakullisem.
2. pës. e BRANGALLÉJ.
►BREGAL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Rrokullisem.
2. pës. e BREGALÓJ.
✱Sin.: rrëkëllehem, rrokullehem, rrëgallem, shakullisem, harakuqem.
►RROKULL/ÉHEM jovep., ~ÉVA (u), ~ÝER vetv. 1. Rrokullisem. U rrokullye një gur nga mali. Rrokullehet si top.
2. Rrëkëllehem2, 3. Rrokullehej sa nga një anë në tjetrën. Janë rrokullyer mbretëri e histori gjatë historisë.
✱Sin.: shakullisem, rrotullohem.
►RROKULLÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Bie teposhtë duke u sjellë rreth vetes, lëviz duke u rrotulluar; rrëkëllehem; përmbysem. Iu rrokullis tenxherja në duar. I rrokulliseshin lotët. U rrokullisën gurët nga kodra (nga mali).
2. fig. Shkoj me shpejtësi drejt rënies a shkatërrimit, marr të tatëpjetën; bie, shkas. Gjithë ajo perandori u rrokullis teposhtë.
3. fig., vet. v. III Rrjedhin pa ndërprerje, kalojnë pa u ndalur njëra pas tjetrës, ndjekin njëra-tjetrën (për ditët, muajt, vitet etj., për ngjarjet etj.). Rrokullisen ditët (vitet). Rrokullisen ngjarjet me shpejtësi.
✱Sin.: rrokullehem, rrëgallem, shakullisem, rrjedh.
►SHAKULLÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Rrokullisem tatëpjetë si shakull; bie shakull përtokë. Avioni u shakullis përmes reve. U shakullis e nuk u ndje më. U shakullis nëpër përrua.
2. vetv. Zhyhem; shtrihem si shakull, rri shtrirë sa gjatë e gjerë. U shakullisëm në lëndinë. U shakullisa mbi barin e njomë.
3. vetv., vet. v. III Zhgërryhet nëpër rërë (dëborë etj.); shpupuritet. Shakullisej në rërë. Shakulliseshin në dëborë.
4. vetv. Bëhem si shakull nga të ngrënët, fryhem. U shakullisa së ngrëni. U shakullisën duke ngrënë gjithë fundjavën.
5. vetv. Squllem duke ndenjur në diell, lëshohem. Shakullisem në diell. Shakulliseshin gjithë gëzim në diell.
5. pës. e SHAKULLÍS.
✱Sin.: shakullisem, rrokullisem, zhgërryhem, shtrihem, shpupuritet, squllem, lëshohem, plandosem.
►SHAKULLÓ/HEM jovep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. vetv. Shakullisem.
2. pës. e SHAKULLÓJ.
►SHKARËZÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Rrokullisem në një shkarëzimë. Shkarëzitem në greminë nga pakujdesia.
2. Lëshohen fëmijët duke rrëshqitur nga lart. Fëmijët shkarëziteshin mbi dëborë.
✱Sin.: rrëkëllehem, zhgërryhem, shakullisem.
►SHÚK/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Mblidhem shuk, mblidhem kruspull; tulatem. U shukën në një qoshe. U shuk si iriq. - Shuku aty!
2. vetv. Rrëzohem shakull përtokë a mbi diçka tjetër; bie top në vend. U shuk mbi krevat. U shuk si shakull.
3. vetv. Troshitem. U shukën nëpër një udhë me gropa.
4. vetv. Kapem me dikë duke përplasur njëri-tjetrin në shesh. U shukën një copë herë. - Mjaft u shukët!
5. pës. e SHUK.
✱Sin.: shukatem, shukosem, rrudhet, zhubroset, mblidhem, shtypet, ngjishet, përplasem, përtroll, përtrollitem, shakullisem, troshitem.
►ZHGËRR/ÝHEM jovep., ~ÉVA (u), ~ÝER 1. vetv. Shtrihem për tokë e rrotullohem sa andej-këtej, duke u bërë me baltë, me dhe a me pluhur; shtrihem a mbështetem diku dhe kruaj kurrizin; vet. v. III Shkarëzehet (për kafshët). U zhgërrye për tokë (nëpër baltë, në dëborë, nëpër bar). Zhgërryeshinn edhe atje ku kishte baltë. Gomari u zhgërrye në pluhur. Pula u zhgërrye përdhe. Derrat (buallicat) u zhgërryen në pellg. Demi zhgërryhej pas gardhit (pas murit). U zhgërrye në dysheme nga inati.
2. vetv. Fëlliqem, ndotem. Iu zhgërryen rrobat. Ku je zhgërryer ashtu? Po ti krimb i mallkuar, / Ecën me këmbë e me duar..., / S’mund të ngrihesh lart as larg, / Se zhgërryesh me bark. (folk.).
3. fig., vetv. Zhytem në një gjendje të rëndë dhe përpëlitem pa gjetur rrugëdalje. Zhgërryhej në mjerim (në varfëri).
4. pës. e ZHGËRRYEJ.
✱Sin.: borroçitem, shkarëzehem, sharapiqem, gërryhet, zvarritet, rrokulliset, shakullisem, mposhtet, fëlliqet, përlyhet, zhyhet, ndotet, ndyhet, lerosem, përzhugem, zhabërzhyhem, përpëlitem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë