Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
SHAKULLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur rrokulliset diçka a dikush tatëpjetë si shakull, shakullisje. Shakullim i fortë. Shakullim vdekjeprurës. Shakullimi në një rrëpirë ia kishte dëmtuar këmbën.
✱Sin.: shakullisje, rrokullisje, rrëkëllim, përmbysje, rënie, lëshim.
SHAKULLÍSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur rrokulliset diçka a dikush tatëpjetë a bie përtokë; rënie, përmbysje, shakullim. Shakullisja e gurëve. Shpejtësia e madhe solli shakullisjen e autobusit. Kjo është një shakullisje e fortë.
✱Sin.: shakullim, rrokullisje, rrëkëllim, përmbysje, rënie, lëshim, plandosje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë