Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
SHAKMÍZ/Ë,~A f., përmb. 1. Shumicë e madhe, mizëri. Shakmizë deputetësh. Shakmizë me yje. Në breg kishte shakmizë çadrash.
2. Zhurma a zhuzhurima e bletëve. Nga larg dëgjohej shakmiza e bletëve. Imitonte bukur shakmizën e bletëve. I pëlqente shakmiza e bletëve.
✱Sin.: mizëri, shumicë, mori, zukamë, gumëzhimë, zhurmërimë, xhymël.
SHÉM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT blet. 1. Bleta e re që largohet në pranverë nga zgjoi, luzma e bletës. Shema e pranverës. Mjaltë sheme. Kapja e shemës. Gjeti shemë blete në pyll.
2. Zgjua me zoga. Shemë bletësh.
3. fig. Shumicë e madhe, mizëri. Shemë njerëzish. Shemë fjalësh shterpa. Shemë demonësh.
✱Sin.: luzmë, roitje, roj, zgjua, koshere, mizëri, mori, shakmizë.
SHUMÍC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Sasi e madhe a numër i madh njerëzish, kafshësh, sendesh etj. të mbledhur së bashku; kund. pakicë. Shumicë e madhe. Një shumicë fëmijësh. Shitje me shumicë. Shitet me shumicë. Shumicë yjesh.
2. Pjesa më e madhe, numri më i madh nga një tërësi njerëzish, sendesh etj.; kund. pakicë. Shumica dërrmuese. Shumica e popullsisë. Shumica e seminaristëve. Shumica e pallateve. Shumica e insekteve. Shumica e votuesve. Shumica e të privilegjuarve. Shumica e trashëgimtarëve.
3. Parti, grup partish ose fraksion i një partie, që ka numrin më të madh të votave në një asamble a parlament; kund. pakicë. Qeveri e shumicës. Grupi parlamentar i shumicës. Deputetët e shumicës.
✱Sin.: shumësi, mori, mizëri, buri, bulbëri, krimbëri, shakmizë, lumnajë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë