Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MÉFSHTË (i, e) mb. 1. Shumë i ngadalshëm në punë, në lëvizje, në veprime, në të menduar etj.; i ngathët. Njeri i mefshtë. U tregua i mefshtë. Është frikacak e i mefshtë në veprim. Nuk duhet një luftë e mefshtë ndaj korrupsionit. E kishte zemrën të mefshtë.
2. I plogësht, i qullët, i fjetur. Shikoj fytyrën e mefshtë të dikujt. I hodhi një vështrim të mefshtë. Shoh buzëqeshjet e mefshta të tyre. Një zë i mefshtë brenda meje më foli.
3. si em. m. e f. Njeri i ngathët; njeri i plogësht. A e di ky i mefshti që bota po ndryshon?
✱Sin.: i ngadalshëm, i ngathët, i plogët, i plogësht, i mpitë, i lënë, i flashkët, i pazoti, qullash, i qullët, i fjetur, ngordhalaq, fishkaraq, shodol, i shogët, shakllaban.
NGÁTHËT (i, e) mb. 1. I mpirë nga të ftohtët etj. Duar të ngathëta nga acari.
2. Që është i ngadalshëm dhe si i mpirë në lëvizje a në veprime; që i mungon vullneti dhe energjia; i plogët; kund. i shkathët, i tjertë. Breshka është e ngathët. Njeri i ngathët. I ngathët në punë (në lojë). I ngathët për nga natyra. Lëvizje (veprime) të ngathëta. U tregua i ngathët. Me duar të ngathëta. Fliste me një frëngjishte të ngathët.
✱Sin.: i mpirë, i ngadalshëm, i plogët, i tharë, i thatë, i vakët, i vakur, i pavullnetshëm, i shastisur, i fjetur, dorëngathët, i topitur, i vdekur, i humbur, këmbëshakull, i ngurrët, i qullët, baltavec, i squllët, shakllaban, shodol, shalëngjitur, shalavriq, krahëthatë, i lagët, i tultë, i brydhët, ngalaq, ngalakaq, ngelaq, i ngalët, ngatharak, tul, fokë, bullar, katac, gjytyrym, qytyk, batall, derëmbyllur, i trashë, i hekurosur, mëngjarash, avdall, i vdjerrë, i rëndë, i mefshtë, i vakët, i pazoti, qullavec, qullash, qullac, qullaman, qullamac, i brumtë, këmbëzënë.
PAPËRZÍER (i, e) mb. 1. Që nuk është përzier, që i ka veç e veç lëndët a pjesët përbërëse; kund. i përzier. Bojë e papërzier. Gjellë (sallatë) e papërzier.
2. Që nuk ka lëndë a gjëra të tjera të huaja në përbërjen e vet; që nuk i është hedhur gjë tjetër, i pastër; kund. i përzier. Ushqim i papërzier. Farë e papërzier. Verë e papërzier. Mjaltë i papërzier.
3. Që nuk është ngatërruar (që të mos dihet rendi i vërtetë i numrave); kund. i përzier. Letra të papërziera.
4. fig. Që nuk ndërhyn në punët e të tjerëve, që rri mënjanë dhe nuk përzihet në çështjet e të tjerëve; kund. i përzier. Është njeri i papërzier.
✱Sin.: i patrazuar, i pastër, safi, i thjeshtë, shqeto, i paujë, i pangatërruar, i papërlyer, i papleksur, shakllaban, dorëjashtë, duarlarë.
SALLAHÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT keq. Ai që sillet sa andej këtej, djerraditës. Pse njëri sallahan / ai tjetri shakllaban. Rreziku më i madh i Shqipërisë janë sallahanët.
✱Sin.: rrugaç, shakllaban, çartabukas.
SHAKLLABÁN,~E mb. 1. Që flet shumë, me dhe pa vend, që nuk i pushon goja, llafazan; fjalëshumë, fjalaman. Ishte grua shakllabane. Flitej se qe shakllaban i madh. Mos u bëj shakllabane.
2. Që është i mefshtë, i ngathët, i qullët. Djalë shakllaban. Ishte i ri e shakllaban e i qante puna në dorë.
3. Që nuk përzihet me njeri, i plogësht. Kishte burrë shakllaban që nuk përzihej me njeri.
4. Që nuk tregon kujdes në të veshur, i shkujdesur. Me pamje shakllabane. Veshje shakllabane.
SHAKLLABÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që nuk tregon kujdes në veshje. I veshur si shakllaban. Mos u ngatërro me atë shakllaban!
SHÁRGO,~JA m. sh. ~, ~T 1. Ai që nuk tregon kujdes për veshjen a paraqitjen e jashtme, shkallafat. Erdhi shargoja. Ai shargoja nuk luante nga vendi.
2. si mb. Që është i pambajtur. Ai ishte shargo në sytë e secilit.
✱Sin.: i çrregullt, shkatarraq, shakllaban, shkallafat, i shkujdesur, i pakujdesshëm, xhanavar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë