Fjalori

Rezultate në përkufizime për “shaka”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ADRESË

ADRÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Vendi i banimit ose i qëndrimitdikujt.
2. Shënim mbi një zarf ose mbi një dërgesë postare, që tregon emrin e marrësit dhe vendbanimin e plotë të tij; shënimi i plotë i vendit ku banon zakonisht ose ku ndodhet përkohësisht një njeri, ku gjendet një institucion etj., drejtim. Adresë përpiktë (e plotë). Adresa e re (e vjetër). Adresa e dërguesit. Adresë e postës elektronike. Zyra e adresave. Libri i adresave. Jap (lë) adresën. I marr (i kërkoj) adresën. Ia di adresën. Gaboj adresën.
3. Drejtim. adresëdikujt drejtimdikujt, për dikë; në lidhje me dikë. Pa adresë pa drejtimcaktuar. Ai ka humbur adresën ai ka humbur mendjen. Kritikë pa adresë.
Sin.: vendbanim, vendqëndrim, drejtim, orientim.
Nuk i dihet adresa (dikujt) nuk duket gjëkundi, u zhduk fare, s’e dimë ku është, s’gjendet dot; i humbi zëri; humbi si gjilpërafundbunarit (dikush); u tret si kripa në ujë (dikush); u zhduk (humbi) pa lënë gjurmë (dikush). harroi adresën (dikush) shaka. nuk kujtohet më për mua, s’më vjen a s’më shkruan më; nuk është dukur më, më ka harruar për fare; harroi derën. Ngatërron (gabon) adresë (dikush) iron. nuk drejtohet atje ku duhet; s’janë për mua ato që thotë a që kërkon; nuk i drejtohet atij që ka lidhje me çështjen.

ADËR

ÁD/ËR,~RA f. kryes. sh. ~RA, ~RAT krahin. Fjalë boshe, fjalë pa kuptim, fjalëkota. Flet adra. Shet adra. Thotë adra. Thyen adra. Na e lëshoi një adër e iku.
Sin.: gjepura, dokrra, pallavra, profka, kopalla, shaka, hoka, mahi, hajgare.

ADËRTAR

ADËRTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT krahin. Ai që thotë gjepura, kopalla, profka; ai që bën shaka, që bën hajgare.
Sin.: profkatar, hokatar, hokaxhi, shakatar, shakaxhi, kopallaxhi, hajgarexhi.

ADËRTARE

ADËRTÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajothotë gjepura, kopalla, profka; ajobën shaka, që bën hajgare.
Sin.: profkatare, hokatare, shakaxheshë, kopallaxheshë, hajgarexheshë.

ANTIHUMOR

ANTIHUMÓR,~I m. Humor ndryshe e jo i drejtpërdrejtë, që vjen përmes befasisë që krijohet nga mungesa e asajpritet nga një shaka etj.; formë ironie ose përmbysjeje e pritshmërisë, që nxit emocionekundërta me humorin (frikë, dhembje, siklet); humor absurd, humor alternativ, humor kontekstual. Absurditeti si formë antihumori. Komedia e tij u ndërtua mbi antihumorin. Antihumor që nuk i pëlqeu publikut.

ARI

ARÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË 1. zool. (lat. Ursus) Kafshë e egër gjitare, mishngrënëse, me trupmadh e të rëndë, të mbuluar me qimeashpra, me ngjyrëmurrme a të bardhë. Ariu i murrmë. Ariu i bardhë. Ari pylli. Arinjtë e cirkut. Lëkurë ariu. Putër ariu. Ecën si ari ecën rëndë. Punon si ari punon fort.
2. fig., bised. Njeri i rëndë e i ngathët, por i fortë; njeri i pagdhendur, që silletmënyrëvrazhdë.
3. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për llojendryshme arinjsh: Ariu amerikan (lat. Ursus americanus, Euarctos americanus) ariu i zi. Ariu i bardhë (lat. Ursus maritimus, Thalarctos maritimus) ari trupmadh me gëzofbardhëjeton në Polin e Veriut, që është përshtatur për të jetuarmjediseashpra dhe me akull dhepeshon prej treqind e pesëdhjetë deri shtatëqind kilogramë; ariu polar. Ariu i detit (lat. Enydra lutris) ari me gëzofdendur e të butë me ngjyrëkafenjtë, të hirtë ose të zezë, që jetonujërat e ftohta, që është i shoqërueshëm dhe përdor një varg tingujsh për të komunikuar; lundra e detit. Ariu i diellit ariu malajas. Ariu i Himalajeve ariu i kuq. Ariu i kuq (lat. Ursus arctos isabellinus) ari me gëzofngjyrë kafe, i përshtatur për të jetuarmjediset e ashpra dhendryshmerajoneve malore, me trupgjatë deri në dy metër dhe me peshë nga njëqind deridyqind kilogramë; ariu i Himalajeve. Ariu malajas (lat. Ursus malayanus, Helarctos malayanus) kafshë vetmitare, me gëzofinngjyrëzezë a grierrët, me një shenjëbardhë karakteristikegjoksformën e shkronjës U ose të shkronjës V; ariu i diellit. Ariu i murrmë (lat. Ursus arctos) ari shumë i njohur, me ngjyrën e gëzofit nga e verdha e hapur deri në të kafenjtëerrët ose të zez,ë me gjatësia trupore dhepeshandryshme, që varen nga nënlloji dhe vendi i jetesës. Ariu panda (lat. Ailuropoda melanolleuca) ari bimëngrënës e rrallë mishngrënës, me gëzof me ngjyrëzezë e të bardhë, me gjatësi trupore deri në dy metër, me peshë deri njëqind e njëzet e pesë kilogramë dhejetonpyjet me bambumalet e larta të Kinës. Ariu i përhimë (lat. Ursus arctos horribilis) ari u murrmë, që jetonvetmi, me gjatësiarrin deri në dy metër e gjysmë e me peshë deridyqind kilogramë. Ariu përtac (lat. Melursus ursinus) lloj i veçantë i arinjvejetonterritorin indian dhepeshon derinjëqind e pesëdhjetë kilogramë, me gjatësi trupore deri në një metër e tetëdhjetë centimetër, që jetonvetmi dhe ushqehet kryesisht me insekte, termite, milingona etj. Ariu polar ariu i bardhë. Ariu me syze (lat. Tremarctos ornatus) arijeton kryesisht në Amerikën e Jugut, me peshë deridyqind kilogramë, me gjatësi trupore deri në dy metër, me gëzof të zi ose ngjyrë kafejeerrët dhe me njollabardha ose të verdha rreth syve. Ariu i shpellave (lat. Ursus spelaeus) ari bimëngrënës me tru të madh, që ka jetuarshpella në Evropë para mijëra vjetësh, me peshë deri në një mijë kilogramë. Ariu me xhep (lat. Phascolarctos cinereus) koalë. Ariu i zi aziatik (lat. Ursus thibetanus, Euarctos thibetanus) ari i murrmë e i zi me kraharorbardhë, që jetondisa pjesë të Azisë me trup mesatar, me shenjëbardhëkraharorformën e shkronjës V, me kokë e madhe, me veshëmëdhenj e me kthetraforta e të mprehta. Ariu i zi (lat. Ursus americanus, Euarctos) ari me gëzof të zi, me gjatësi trupore deri në dy metër, me peshë derikatërqind kilogramë, që jetonpyje, në zona të mbrojtura dhe jo rrallë pranë vendbanimeve njerëzore.
Sin.: gojëkyçyr, gojëlidhur, tezë.
Bën *gjumin e ariut (e arushës) (dikush). Hahet me ariun (dikush) është shumë i fortë dhe trim; ia shkul gjuhën ujkut. Ia heq *gjuhën ariut (dikush). Mban *shtegun e ariut (dikush) keq. *Pallë ariu thjeshligj. Pinë arinjtë, pinë dhe minjtë shaka. thuhet për ata që dehen shpejt, që pihen me një gotë raki; dehet pa pirë (dikush) iron. E tremb ariun me *shoshë (dikush) iron. I var *zilen ariut (dikush) shaka. E vranë ariun iron. iku ajo kohë, nuk është si më parë, nuk ka më të mira pa fund; ka kaluar ajo kohë kur e gjeje çdo gjë gati, s’ka më aq lehtë ose qyl; s’ka më qofte te daja iron; s’këndonajo qyqe.

ARUSHË

ARÚSH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. zool. (lat. Ursus) Femra e ariut. Arushë e murrme (e bardhë). Këlyshët e arushës. Arushë bjeshke. Arushë polare.
2. bised. Njeri i fuqishëm e i guximshëm, njeri që nuk lodhet kurrë; mjet pune shumë i fuqishëm. Është arushë. Arushë mali.
3. Lodër e butë me pamje ariu. Arushë pelushi. Arushë pushi.
Arusha (Qerrja) e Madhe astr. yjësia në gjysmërruzullin veriorqiellit, që përbëhet nga shtatë yje të renditura si qerre. Arushë mali përk. njeri i fuqishëm e i guximshëm; njeri që nuk lodhet kurrë. Si arushashpellë tall. i vetmuar, fillikat, larg njerëzve; njeri pa njeri; pa parë dy sy njeriu, pa parë dritën e diellit. Arusha e Vogël astr. yjësia në gjysmërruzullin veriorqiellit, që përbëhet nga shtatë yje të renditura si qerre, njëri ngacilët (ylli i bishtit) është Ylli Polar i Veriut. Bën *gjumin e arushës (e ariut) (dikush) tall. Ku di arusha ç’është pitja iron. shih ku di dhia ç’është tagjia. Fle në *lëkurëarushës (dikush). Futet në *shpellëarushës (dikush) iron. I kërcen arushadasmë (dikujt) i ka punët shumë mirë, çdo gjë i vete mbarë; është i gëzuar. M’i la *këmbët e arushësdorë (dikush). E ka lëpirë arusha (dikë) shaka. është pispillosur, i ka shtruar flokët si të lëpira; duke i shëmtuar; e ka lëpirë lopa shaka. Luan arushë (me dikë) keq. tallet me dikë, e sjell vërdallë sipas qejfit të tij; e vë në bishtlahutës (dikë). (Zihen) për *lëkurën e arushës.

BABA

BABÁ,~I m. sh. ~LLÁRË, ~LLÁRËT 1. Burri i martuar kundrejt fëmijëve të vet; burrë që ka ose që ka pasur fëmijë; atë. Babai dhe nëna. Baba e bir. Baba dëshmori. Emri i babait. Babai i kreshnikëve. Baba i gjetur burrë i nënës kundrejt fëmijës, që e ëma e ka lindur me burrë tjetër, njerk. Shtëpia (dera) e babait. U baba. Unë s’qava beharë, jo të qaj babanë. (fj. u.). Kur qava nënë e baba, pashë mik edhe vëlla. (fj. u.). Pyetën mushkën cilin ka baba, “Kam dajo kalin”, tha. (fj. u.). Culli me dy baballarë mbetet pa kësulë. (fj. u.).
2. vet. sh. Brezi i mëparshëm, paraardhësit, etërit, të parët. Varret e baballarëve tanë. Në gjurmët e baballarëve. Na e kanë lënë amanet baballarët.
3. vet. sh., vjet., iron. Paria e vendit që e mbante veten si ajka e shoqërisë. Hiqeshin si baballarët e kombit.
4. libr. Themeluesi i një fushedijes ose nismëtari a udhëheqësi kryesor i një veprimtarie ose i diçkaje tjetër. Babai i filozofisë (i mjekësisë). Herodoti është quajtur babai i historisë.
5. fet. I pari i një teqeje bektashinjsh. Babai i teqesë. Baba Sadiku.
6. vet. nj. Përdoret për vjehrrin (nga nusja e nga dhëndri) ose para emrit të një njeriumoshuar, në shenjë nderimi. Baba Petroja.
7. bised. Përdoret për t'iu drejtuar bashkëbiseduesitmënyrë familjare, të afrueshme e me përkëdheli.
Sin.: atë, tatë, lalë, babush.
I bëhem *nënë e baba (dikujt). Bëmë baba të të ngjaj thuhet kur fëmija ngjan shumë me prindin në pamje, në sjellje etj.; dardha nën dardhë bie; hiq e vër atë vetë. Ca të babait e ca të njerkut shih ca të nënës e ca të njerkës. Eja (hajde) baba të të tregoj (të të rrëfej) arat (vreshtin)! iron. shih i tregon (i rrëfen) babait arat (dikush) iron. Ta ha babanë në *vesh (dikush). Me *kalin e babait shaka. Kërkon mushka babanë tall. thuhet për një njeridrejtë e të çiltër, që s’di dredhi, që është i padjallëzuar; nuk di leqe (dikush); kund. ka lindur përpara shejtanit (dikush) keq. (Që) në *kohën e baba Qemos. Sikur të më ngjallet babai (nga varri) bet. kurrsesi, në asnjë mënyrë; edhe sikur nëna të më ngjallet; sikur edhe vëllai të më lindë! Për *shpirtbabait. I tregon (i rrëfen) babait arat (dikush) iron. i shpjegon një tjetri diçka që ai e di më mirë nga përvoja e vet; përpiqet t’i mësojë një gjë që ai e di më mirë dhe para tij; eja baba të të tregoj arat (vreshtin)! iron.; i shet kastraveca bostanxhiut! iron.; mëson veza pulën! iron.; unë në Stamboll, ti më tregon minaretë!

BALLOÇKË

BALLÓÇK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Arrë e madhe e rrumbullakët e lyer me dyllë, që përdoret si çoklojë me arra. Mori balloçkat më të mira.
2. fig. Vajzë a grua e shëndoshë.
3. kryes. sh., shaka. Bofka. Flet (thotë) balloçka.

BANDILL

BANDÍLL,~I m. sh. ~Ë, ~ËT bised. 1. Djalë i ri e i pashëm. Mori një bandill. Dimri -bandilli. (fj. u.).
2. edhe përk. Djalë i këndshëm, i afrueshëm e i qeshur; çapkën. - Të ka nëna bandill!
3. shaka. Djalë i ri që do një vajzë; i dashuri i zemrës. E priste bandilli. O kjo anë e lumit, ka bilbila shumë, / Dale, bandill, dale, sa të rritem unë! (folk.).
4. keq., tall. Djalëbredh pas qejfeve e pas vajzave; ai që mbahet me të madh e hiqet si trim, por që në të vërtetë është i zbrazët. Turmë bandillësh. E kapën atë bandill. Hiqu bijë nga sehiri, / Se të bën sehir bandilli. (folk.).

BARK

BARK,~U f. sh. ~QE, ~QET 1. Pjesa e trupitnjerëzve a të kafshëve, ku gjenden stomaku, zorrët, mëlçia e zezë dhe organetjera; pjesa e trupitqenievegjalla nga gjoksi e poshtë, e kundërt me kurrizin; stomak, mullë. Bark i madh (i fryrë). Bark i lëshuar (mjek.) bark i dhjamosur e me muskujdobësuar. Barku i lopës. Bark lundrak (anat.) bark i futur si me hark. Lëkura (cipa) e barkut. Fundi i barkut. Zgavra e barkut. Organet (muskujt) e barkut. Më dhemb (më pret) barku. Iu ënjt (iu fry) barku. E goditibark. I është rritur barku. Shtrihembark. I ra barku iu ul barku. vjen ujët deribark. Futet nën barkun e kalit. I vë një tullëngrohtëbark. Iu thaftë lëkura e barkut! (mallk.). S'ngopet barku me fjalëndëgjon veshi. (fj. u.). Barku na zbardh faqen, barku na thyen qafën. (fj. u.). Pula bëri vezën, gjelit i dhemb barku. (fj. u.). Barku i gjerë, truri i ngushtë. (fj. u.). Mos e mbajkeqenbark, se të mbyt. (fj. u.).

2. Stomaku e zorrët si organe ku hyn, qëndron e përpunohet ushqimi. Bark i ngopur (i pangopur). Me barkun plot (të zbrazët, bosh, esëll). E mbushi barkun (me bukë). I plasi barku (ngangrënët). Ngopi (fryu) barkun. E gërreu barku për bukë. S'ma do (s'ma nxë) barku. S'kishin gjë në bark. Mbushe barkun, ngarko kurrizin! (fj. u.). Barku mban një tog të liga, goja nuk mban një fjalë. (fj. u.). Edhe zorrëtbark trazohen. (fj. u.). Mos fol me bark, po me tru. (fj. u.).

3. bised. Sasia e ushqimit sa mundmbajë stomaku. Hëngra një bark fiq. Ç’të bën barku, s’ta bën laku. (fj. u.). Çka s’të ngop syrin, s’të ngop as barkun. (fj. u.). Sa ha syri, nuk ha barku. (fj. u.). Sytë e mëdhenj, barku i vogël. (fj. u.).

4. Zgavra e poshtme e trupitfemrës ku është mitra, pjesa e brendshme ku zhvillohet pjella. Që në barknënës. Me barkmbarë! (ur.) Fryti i barkut fëmija. Kanë lindur nga një bark. Ndrittë barku që e ka mbajtur! (ur.). Shqiptarin nuk e ka nxjerrë lokja prej barkut, por huta prej çarkut. (fj. u.).

5. Tërësia e fëmijëvelind një nënë me një burrë; tërësia e të vegjëlvepjell brenda një periudhe një kafshë ose gjithë vezëtbën një shpend a kandërr; pjellë, thark. Barku i parë fëmija i parë. Djalë i barkut djalë jo i gjetur. Familje me disa barqe. U ndanë barqe-barqe. Motër e vëlla nga dy barqe. Fëmijë (vëllezër) të një barku fëmijë (vëllezër) të lindur nga të njëjtët prindër. Barku i fundit fëmija i fundit. Çdokush flet për barkun e vet. (fj. u.).

6. etnogr. Tërësia e fëmijëvevijnë nga një nënë si lidhje gjinie; tërësia e fëmijëve dhe e pasardhësve të një gjinie, gjiri. Bark i shtuar. Janë të një barku.

7. fig. Brez. Bark pas barku. Kanë kaluar katër barqe.

8. Sipërfaqja e përkulur dhe e harkuar e një sendi, faqja e fryrë e tij; pjesa e fryrë dhe e rrumbullakët e një ene, e një voze etj.; pjesë e dalë. Barku i enës (i shtambës, i vozës). Barku i anijes. Barku i oxhakut. Mur me bark. Sharrë me bark. Lëshon (nxjerr, jep, bën) bark. I vë shishet barkbark.

9. Pjesa e zgavërt e një sendi, pjesa e brendshme ku futet diçka; gjiri, brendësia, zgrofi. Barku i furrës. Barku i malit (i minierës, i shpellës). Barku i tokës. Në barkun e shkëmbit.

10. vet. nj. Mesi i një periudhe kohe. barkjavës (të muajit, të verës, të vitit).

11. bised. Sëmundjeshfaqet me dalje jashtë shpesh e hollë, diarre, euf. nevojë e hollë. Barku i keq (i lig) dizenteria. Barku i verës. E heq (i shkon, i vete) bark. Ka (del) bark. E zu barku. Të jep bark. Vuan nga barku. Ishte me bark. E lau (e griu) barku.

12. fig., bised. Zemra; shpirti. Me gjithë bark. Me barkplagosur. I kalburbark. Më iku barku. S'e kam atë bark. I ka hyrë frikabark. M'u prish barku. Më plasi barku! (iron.). S'kam bark ta shoh. Më bëhet barku mal. M'u xhumbëbark. Më këputet barku. Më qan barku. Atë që të do barku! (ur.).

Sin.: stomak, mullë, pjellë, thark, gjiri, brez, plëndës, brendësi, gji, brendi, e brendshme, diarre, purthë, spirë, amel, shkulë, dizenteri.

Bark pas barku shih brez pas brezi. Bark për barku bashkuar, njëri pranë tjetrit; kokëkokë; bythëbythë bised.; si deletvathë. Me barkun bosh (të zbrazët) pa ngrënë asgjë; esëll; i uritur; kund. me barkun plot. Për një bark bukë për pak gjë; shumë lirë, për hiçgjë, thuajse falas; për një copë bukë. Me barkun te buza (te goja) shtatzënëmuajin e funditbarrës. Barku i fundit fëmijalind i fundit, barra e fundit e fëmijëvelindur nga një nënë. Me barkgjerë shih me zemërgjerë. Që në barknënës pa lindur, shumë kohëparë, pa hapur sytë, pa parë diellin me sy. Barkun *petë e shpatullat (shpinën) drejt (dikush). Me barkun pizgë shih me barkun plot. Me barkun plot i ngrënë, i ngopur; kund. me barkun bosh (të zbrazët). Barku i Shën Mërisë shaka.gjithë të një gjaku a të një fisi; njerëz të një barku a të një fisi; njerëz me lidhje shumëngushtë, njerëz të një dore. Me bark e me shpinë krejt, me të gjithë trupin, që nga koka deri te këmbët, i tëri; këmbë e kokë (e krye); nga koka deri te këmbët; ballë e bisht. bark e në shpinë pa bërë asgjë; rehat; kot. Me barkun thatë i uritur, pa vënë një gjë në gojë; me barkun bosh; kund. me barkun plot. *Barrë e vrarë (në barknënës). M’u bashkua barku me kurrizin shih m’u ngjit barku për shpine (me kurrizin). M’u barku *ahur. M’u barku (mulla) *bakër. M’u barku *bic. M’u barku *daulle. M’u barku *dërrasë. M’u barku *gropë. M’u barku *hambar. E bëri barkun *hambar (dikush). M’u barku *kacek. M’u barku *kaçup. Iu barku *katua (dikujt). M’u barku *lerë. M’u barku *lodër. M’u barku *petë. M’u barku *petull. M’u barku *përrua. U (është) bark e shpinë. 1. (dikush) shih është bërë kockë e lëkurë (dikush). 2. (me dikë) Është i lidhur fort me dikë, është mik i ngushtë me të; është bërë një me dikë, është si një trup i vetëm e i pandarë me të; është bukë e djathë (me dikë). Iu barku *rrathë-rrathë (dikujt). M’u barku *tupan. M’u barku *ujë. Bën bark. 1. (diçka) Përkulettrajtërrumbullakët (për murin etj.); lëshon bark; jep faqeII. 2. (dikush) Ha shumë, ngopet mirë e mirë, dendet; e mbush barkun. E bëri barkun *çizme (dikush). E bëri barkun *daulle (dikush). E bëri barkun *hambar (dikush). E bëri barkun *kacek (dikush). E bëri barkun *kade (dikush). E bëri barkun *pizgë (dikush). E bëri barkun *spathi (dikush) tall. E bëri barkun *tagar (dikush). Ma bëri barkun *ujë (dikush a diçka). Ia bëri *kurrizin (shpinën) më të butë se barkun (dikujt). S’i bie barku (dikujt). 1. Nuk lodhet shumë, nuk tretet nga lodhja. 2. Nuk e prish qejfin e tij, nuk shqetësohet për askënd e për asgjë; nuk e prish terezinë. Mos të rëntëbark! mallk. mos arrifsh të hash diçka, vdeksh para se ta hash. I ra barku në *bela (dikujt) iron. I bie barkut e shpinës (dikush) përpiqet shumë, bën çmos për të kryer diçka, shfrytëzon çdo mundësi për të arritur diçka. Më ra zemrabark u preka e u trondita shumë nga diçka e rëndë; u pikëllova thellë, u trishtova; dhembi (më theri) zemra (në zemër). E bluanbark (diçka) e mendon mirë e mirë para se të vendosë për diçka, e shoshit mirë, e rreh me vetveten; e bluankokë; e bluanmendje; bluan me mend kund. e merr lehtë (diçka). Çajnë barqet përçm. shkojnë shumë keq njëri me tjetrin, hahen e zihen vazhdimisht, kanë marrëdhënie shumëacaruara; (shkojnë) si macja me miun; (shkojnë) si qeni me macen; shkojnë thikë e brisk; shtyhen si lopa me mushkën. Më çori barkun (dikush a diçka) shih hapi barkun1 (dikush a diçka). Nuk m’u dogj barku (për dikë a për diçka) iron. nuk më ha fare meraku për dikë a për diçka; nuk e çaj kokën; nuk më plasi barku; nuk më preu barku; nuk më ha barku përçm.; nuk më hapet barku përçm. Dridhet (luan) barra (*foshnja, fëmija) në barkun e nënës. I dridhen *plaçkat e barkut (dikujt). I dridhen *zorrët e barkut (dikujt). S’ma do barku (dikë a diçka) s’më pëlqen; nuk e honeps dot; nuk e dua; s’ma do (s’ma heq) zemra; kund. dhemb barku (për dikë). dhemb barku (për dikë) e dua shumë; vuaj e bëhem shumë merak për dikë; dhemb (më ther) zemra (në zemër); kund. s’ma do barku (dikë). Fërkon barkun (dikush). 1. iron. Rri në një gjendjekeqe e pa gjë pasi ka ndodhur diçka që s’duhejndodhte, ose është bërë diçka që s’duhej bërë. 2. keq. Kënaqet kur dikush e pëson, kur ndodh diçka e keqe, por e dëshiruar për të; fërkon duart keq. Flet me bark (dikush) është i çiltër e i sinqertë, flet hapur pa fshehur gjë; i ka sahanët pa kapak; s’mban (gjë) në trup; i ka shishet pa mbutojsa. (Ia di, ia njoh) *fundin e barkut (dikujt). I ka futur (i ka shtënë) *lepurinbark (dikujt). Nuk më ha barku (për dikë a për diçka) përçm. nuk bëhem merak fare për dikë a për diçka, nuk mërzitem a nuk dëshpërohem për askënd e për asgjë; nuk e çaj kokën; nuk më hapet barku; nuk m’u dogj barku! iron.; nuk më plasi barku iron.; nuk më preu barku iron. M’u hap (më iku) barku. 1. U trondita shumë kur pashë diçkarëndë a tragjike; u frikësova shumë për dikë a për diçka, u tmerrova; m’u hap zemra. 2. U neverita nga diçka e rëndë a e pështirë, më erdhi krupë; m’u shpërdrodh kërthiza. Nuk më hapet barku (për dikë) përçm. s’më ha meraku fare për dikë, as mendoj e as mërzitem për të; nuk ndiej asgjë për dikë, nuk më dhemb për të; nuk e çaj kokën; nuk më ha barku; nuk m’u dogj barku iron.; nuk më plasi barku iron.; nuk më preu barku iron. I hap barkun (dikujt) shih i hap zemrën (dikujt).hapi barkun (dikush a diçka). 1. Më ngjalli një ndjenjë dhimbjeje, trishtimi, dëshpërimi, etj. sa nuk e përballoj dot; më shkaktoi një hidhërimthellë, më pikëlloi shumë, më preku jashtëzakonisht; plasi barkun; më helmoi zemrën. 2. keq. ngjalli neveri, më bëri të më vijë pështirë; shtiu barkun; më hapi zorrët; më nxori (më shkuli) zorrët; më shtiu (më ngjalli) krupën përb. I ka hyrë *djalli (dreqi) në bark (dikujt). I ka hyrë *lepuribark (dikujt). I ka hyrë *maçoku (macja) në bark (dikujt). Është bark e bythë (dikush) përçm. vulg. është trashur shumë, është shëndoshur tepër; për ta ndarë (për ta çarë) më katërsh; s’e nxë as derë, as portë (dikë). Është *gojë e bark (dikush). S’kam bark nuk duroj dot ta shoh diçka, prekem shpejt, lëndohem lehtë, jam zemërdobët; nuk kam zemër. Një bark kam! nuk ha dot më, u ngopa; mos më detyroni të ha më shumë (e thotë dikush që e detyrojnëhajë me zor). E ka barkun pa *brez (dikush). E kam barkun (zemrën) *të ftohtë2. E ka barkun *të gjerë (dikush). E ka barkun *hambar (dikush). E ka barkun me *këlyshë (dikush) iron. E kam barkun (zemrën) *të ngrohtë. E kam barkun në një *pe. Ka *djallin (dreqin, të paudhin) në bark (dikush). Ka *dhelprënbark (dikush). Ka *lepurinbark (dikush). Ka *lubinë në bark (dikush) keq. Ka *macen (maçokun) në bark (dikush). Ka maçokun (*macen) në bark (dikush). Ka *sprijën (në bark) (dikush) krahin. Ka *shiritin (në bark) (dikush). I ka trutëbark (dikush) nuk arsyeton drejt, nuk i ka trutë aty ku duhet; s’ka tru (në kokë). I këndon *këndesibark (dikujt). I ka kënduar gjithnjë *këndesi (dikujt). E ktheu barkun nga *dielli (dikush) përçm. S’na la *zorrëbark (dikush). *Leshtë e barkut! iron. bised. Pa *leshbark. Ia lë *samarin nën bark (dikujt). Lëshon bark (diçka) nispërkulet në një anë, shtrembërohet; bëhet gati për t’u shembur (një mur etj.); bën bark; jep faqeII. mori barkun (dikush a diçka) më preku thellë në atë gjendjevajtueshme, më mallëngjeu; më trishtoi shumë; më ligështoi; pikoizemër. Marr një bark zjarr ngrohem pak, marr një avull. E merr *vezënbarkpulës (të sorrës) (dikush). Mbaj barkun me dorëI rri pa ngrënë; mbetem pa ngrënë një kohëgjatë. Mbaj barkun me dorëII këputemqeshuri, gajasem; mbaj ijët me dorë; mbaj (zë) brinjët me dorë; më ranë (m’u këputën, shtira) brinjët. Nuk i mban barku (dikujt) shih nuk mban gjë në bark (dikush). Nuk mban gjë në bark (dikush) nuk di të mbajë gjë të fshehtë, i nxjerrgjithafshehtat jashtë; nuk i mban barku (dikujt); i zbraz barkun (dikujt). I mbeti (iu var) *samari nën bark (dikujt). Na mbiubark (diçka) na u mërzit (për një gjellë a një ushqim tjetër që e hamë shumë shpesh), të njëjtën gjë po hamë. E mbushi barkun (dikush) u ngop mirë me të ngrënë; e mbushi plëndësin bised.; e mbushi zorrën thjesht.; bën bark2. S’i mbushet barku (dikujt) s’ngopet kurrë, nuk ndienngopur; është i babëzitur; e ka barkun pa brez. M’u ngjallbark (dikush) përb. e kam shumë inat, e urrej, s’e duroj dot; m’u shpif, më shtie krupën. M’u ngjit barku (mulla) për shpine (me kurrizin) ngordha për të ngrënë; m’u tha barku; m’u barku petë; më shkoi (më vajti) barku prapa; m’u bashkua barku me kurrizin; m’u tha zorra. S’ma nxë barku (diçka) s’e duroj dot diçka, nuk mundem ta pranoj e të mësohem me të, s’e tret dot, nuk e honeps; s’ma tret (s’ma honeps) stomaku (diçka). Nxori bark e zorrë (dikush) shih nxori zorrët (e barkut) (dikush). Ia nxjerr prej *funditbarkut (diçka). Iu njom barku (dikujt) euf. lindi fëmijë nusja e shtëpisëishte martuar prej kohësh, nuk mbeti pa fëmijë. Nxori *zorrët (e barkut) (dikush). I plasi barku (dikujt) ka ngrënë shumë, u fryngrëni. plasi barkun (dikush) shih hapi barkun (dikush). Nuk më plasi barku (për dikë a për diçka) iron. s’dua t’ia di për dikë a për diçka, nuk pyes e nuk më bën fare përshtypje; aq më bën; nuk e çaj kokën; nuk m’u dogj barku; nuk më preu barku; nuk më ha barku përçm.; nuk më hapet barku përçm. Nuk më preu barku (për dikë a për diçka) iron. as që dua t’ia di për dikë a për diçka, s’më merr malli për të; nuk e çaj kokën; nuk m’u dogj barku; nuk plasi barku; nuk më ha barku përçm.; nuk më hapet barku përçm. I rrëmon barkun (dikujt) përpiqet pak e nga pak dhe vazhdimisht ta prekë dikëplagët e fshehta e t’i zbulojë ç’ka në zemër; përpiqethyjë në të fshehtat e dikujt e t’ia zbulojë. rri barku *akull (për dikë). S’i rri gjë në bark (dikujt) keq. shih nuk mban gjë në bark (dikush). shkoi (më vajti) në bark (diçka) më pëlqeu, më zuri vend, u ngopa. shkoi (më vajti) barku *prapa. Shkula barkun. 1. Fola shumë e bërtita sa munda, por nuk më dëgjoi njeri; më ra gjuha (përtokë); më doli gjuha (nga vendi). 2. Volla shumë; nxora zorrët (zorrët e barkut); nxora bark e zorrë. E shkundi *fundin e barkut (dikush) keq. *Shtatanikbarknënës. shtiu barkun (dikush a diçka) keq. 1. Më tremb shumë, më tromaks. 2. Më vjen ndot prej dikujt a prej diçkaje, më vjen neveri; kam krupë prej dikujt a prej diçkaje; hap barkun; më shtie (më ngjall) krupën përb. shtrydhi barkun (dikush) më mallëngjeu shumë; ma këputi shpirtin. I tregoi *zorrët e barkut (dikujt). M’u tha barku. 1. Nuk kam ngrënë gjë, e kam barkun bosh; më ka marrë uria shumë; m’u tha zorra; m’u barku petë; m’u ngjit barku për shpine (me kurrizin); m’u bashkua barku me kurrizin; më shkoi (më vajti) barku prapa. 2. Mbeta pa fëmijë, nuk lind dot më (për gratë). M’u tha *lëkura e barkut. Thaj barkun rri pa ngrënë, e lë barkun bosh; kursej shumë, ia heq ushqimin gojës; thaj gojën; thaj zorrën bised. Ia thau barkun (dikujt). 1. Nuk i dha gjë të hante, e la pa ngrënë për një kohëgjatë; ia thau gojën; ia thau zorrën bised. 2. Ia vrau e ia zhdukugjithë fëmijët; ia la prehrin (vatrën) thatë. E vuri barkun në *dhe (dikush) përb. E vë barkun në *ujë. I vuri *shkelmin (këmbën, gjunjët) në bark (dikujt). vret barkun (diçka) iron. pëlqen shumë diçka, ke qejf (ta kesh, ta hash etj.); të bën mirë, në vend të të bëjë keq. Vret barkunhije (dikush) iron. shih ngrohet (theket) në diell (dikush). I zbraz barkun (dikujt). 1. Nxjerr gjithçka kammendje, ia tregoj dikujtgjithafshehtat; e zbraz thesin; i tregoj zorrët e barkut bised.; (tregoj) edhe qumështin e nënës; nuk më mban barku; nuk mbaj gjë në bark. 2. Nxjerr dufin, shfrej; i shfryj dikujt. 3. I qaj hallin tim dikujt duke ia treguargjitha, ia themgjitha ato që më shqetësojnë; i hap barkun; i zbraz zemrën.barkun. 1. Ha fare pak, sa për të thyer urinë. 2. shih zemrën. Zë *fundin e barkut. (Ia di, ia njoh) *zorrët e barkut (dikujt).

BEHAR

BEHÁR,~I m. sh. ~E, ~ET bised. Pranverë; muajt e ngrohtëvitit (pranvera dhe vera) kundrejt muajveftohtë; verë; kund. dimër. Behar i nxehtë. Dimër e behar. Muajt e beharit. Rroba behari. Shi behari. Vapa e beharit. Ethe behari. Doli behari. E kaloi beharin. Mollë behari mollë kokërrvogël me formë vezake e me ngjyrëkuqe në të verdhë. - Ç'tha i pari, e zëntë behari! (ur.) ashtu qoftë! I ziu kam tre beharë, / Që kam ngrirë e jam tharë, / Për miken që s’e kam parë. (folk.). Hapi sytë e zez, / Të na sjellësh beharë. (folk.). Ç'lë dimri, e gjen behari. (fj. u.). Nikoqiri rrobat e dimrit i bënbehar. (fj. u.). Shiu i beharit si vrapi i gomarit. (fj. u.). Kur këndojnë shumë qyqe, i del lezeti beharit. (fj. u.). Me një lule s’vjen behari. (fj. u.). Po t’i dëgjonte perëndia galat, behari s’vinte kurrë. (fj. u.).
U behar (dikush) u çel në fytyrë, u gëzua; u lumturua. bëhet zemra behar gëzohem shumë, më kënaqet shpirti, lumturohem; këndon zemra; më qesh zemra. Ta bën dimrin behar (verë) (dikush) shih ngrin akullkorrik2 (dikush). *Ethe behari. E ka gojën behar (dikush) është gojëmbël, flet me të mirë e thotë vetëm fjalëgëzueshme; nuk e prish (nuk e ndyn) gojën. *Shi behari shaka. *Vetëtimë behari.

BEKUAR

BEKÚAR (i, e) mb., bised. 1. fet. Që ka marrë bekimin, që i është bërë bekimi. Ujët e bekuar (fet.). Bukë (meshë) e bekuar.
2. fig. Që ka ose që jepmira, i begatshëm; që është i mbarë, fatbardhë; kund. i mallkuar. Vend i bekuar. Tokë e bekuar. Pemë e bekuar. Kafshë e bekuar. Vit i bekuar. Dorë e bekuar. Çast i bekuar. I bekuar me prona e pasuri. Krujë, o qytet i bekuar! Kuajt e penguar, hanë bar të bekuar. (fj. u.).
3. edhe si euf. Që ka marrë uratën; që pastë uratën; i uruar. - Qofsh e bekuar, qofsh e nuratur! (ur.). -pini verë nga kjo e bekuara!
4. euf., bised. Që nuk është i mbarë e i pëlqyeshëm, që nuk e duam; që të mundon; që dëshirojmëjetë i mirë e i mbarë; i uruar. Ky i bekuar shi i prishilashtat.
Sin.: i begatshëm, fatbardhë, i lum, i uruar, i uratuar, i nuratur.
Ka *dorëbekuar (të mbarë) (dikush). *Ujë i bekuar (i tërbuar) shaka.

BEQO

BÉQO,~UA m. sh. ~, ~T bised., shaka. Beqar.

BETERE

BETÉR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bised. 1. Grua e keqe e shumë e shëmtuar.
2. Shaka, tallje, shpoti, hokë. Kallëzon gjithfarë beteresh. Nuk i sosen beteret kurrë. Hiqju betereve fol me gjithë mend, fol seriozisht.
3. vet. sh. Çikërrima; gjëravogla, vogëlsira. Merret me betere.
4. Ngatërresë. Na solli betere.

BIE

BÍEI vep., RÁSHË, RËNË jokal. 1. Rrëzohem nga një vend i lartë në një vend më të ulët, këputem nga lart poshtë (për trupat nën veprimin e peshëstyre); kund. ngrihem. Ra një tullë (një gur, një kokërr). Ra tavani. Ra një yll. Ra një aeroplan. Ra nga shkëmbi (nga buza, nga bregu). Ra nga pema (nga dega). Ra nga çatia (nga muri, nga dritarja, nga kati i dytë). Ra nga kali (nga biçikleta, nga makina). Ra zogu nga çerdhja. Ra nga qielli. Më ra nga duart. Më ra nga xhepi. Bie nga lart. Ra në pus (në gropë, në humnerë, në lumë, në përrua, në det). Biefund. Bie përtokë (përdhe). Bie shpejt (lirisht, butë, me forcë). Ra më këmbë. Dardha nën dardhë bie. (fj. u.). Bie molla që ka krimbin. (fj. u.). Malet tunden, po nuk bien. (fj. u.).
2. Rrëzohem përdhe kur humbas mbështetjen, lidhjen ose drejtpeshimin; rrëzohem padashur, gremisem, shembem. Ra lisi (mullari). Ra shtëpia (muri, gardhi). Ra makina. Ra në borë (në baltë, në rrugë, në kalldrëm, në dysheme). Ra me bark (përmbys, më hundë, sa gjatë gjerë). Ra i vdekur (top, shakull, në vend, pa ndjenja). Ra e u vra (theu këmbën). U pengua (rrëshqiti) e ra. - Mbaje të mos bjerë! - Lërebjerë! Gati (desh) rashë. Ka rënë gruri. Kali, tek bie, aty do të ngrihet. (fj. u.). Kush nxiton shumë, biehundë. (fj. u.).
3. vet. vet. v. III Shqitet, hiqet a shkëputet nga një vend ose nga e tëra, rrëzohet. Bien gjethet. I ranë qimet (flokët). Po i bie lëkura. I ranë dhëmbët. I ranë pendët. I ra pushi. I ra korja (plagës). Më ra thoi. Ra suvaja. I ka rënë boja. I ka rënë pulla (zarfit). I ra gjuha këmborës. Bie një rrokje (një tingull) (gjuh.).
4. Ulem vetë ndenjur, më gjunjë ose shtrirë; shtrihem; hidhem, lëshohem drejt dikujt a drejt diçkaje; kund. ngrihem, çohem. Bieshtrat (në krevat, në rroba, në dyshek). Bie barkas (më gjunjë, përmbys, në shpinë). Biefle. I ra në krahë (në prehër, ndër këmbë). Bie poshtë shtrihemfle. Ra i sëmurë zuri shtratin nga një sëmundje. Ra lehonë qëndroi e shtrirështrat si lehonë; nisi lehoninë. Bie me pulat (bised.) shtrihetflejë shumë herët. Kush bie me qen, gdhihet me pleshta. (fj. u.).
5. Rrëzohem i plagosur ose i vdekur; vritem a vdes, jap jetën për një çështjedrejtë. Ra në betejë (në luftë, në fushën e nderit, në kryedetyrës). Ra dëshmor (si hero, heroikisht). Ra për liri (për atdhe). Ra fli (theror).
6. vet. vet. v. III Rrjedh teposhtë, kullon, del e shkon poshtë; bised. derdhet (për lumin, përruan etj.). Bie ujëvara (rrëkeja, çurka). Më bien lot. Më bie gjak nga hundët. I bien jargë. Më bien djersë. Bie pikë-pikë. Lumi bie në det.
7. vet. vet. v. III Rrëzohet mbi tokë nga lart (për reshjet); përhapet mbi tokë e mbi sendet, mbulon tokën e sendet. Bie shi (borë, breshër, llohë, vesë). Bie brymë. Bie mjegull. Bie pluhuri (tymi). Bie me shtamba (me rrëshekë). Fryn e bie.
8. vet. vet. v. III Varet lirshëm teposhtë; ulet e mbështetet lirshëm mbi diçka tjetër, shtrihet mbi diçka. Bie perdja. I ranë krahët poshtë. I kanë rënë supet. I ra kokagjoks. I bien flokët mbi supe (mbi ballë). I bie kapela mbi sy. I ka rënë gusha. I kanë rënë faqet.
9. Heq dorë nga qëndresa, pushoj qëndresën, dorëzohem, jepem (për kala, për qytete, për shtete). Ra qyteti. Ra kështjella (kalaja). Ra perandoria. Ra pa luftë.
10. Zbres nga fuqia, humbas pushtetin, vendin, detyrën etj.; caktohem në një detyrë më të ulët; më ulet vlera; vet. vet. v. III humbet fuqinë vepruese, nuk vepron më, shfuqizohet (për ligjet etj.). Ra qeveria (kabineti). Ra nga fuqia (nga froni). Bie një ligj nga fuqia. Ra ky mendim.
11. vet. vet. v. III Zbret pjerrtas ose pingul, shkon drejt një vendi më të ulët. Shkëmbi bie thikë. Shpati bie pingul (pjerrtas). Kodra bie butë. Bie shkallë-shkallë.
12. Zbres, lëviz tatëpjetë; shpërngulem e zbres nga një krahinë më e lartë dhe vendosem në një më të ulët; vij a shpërngulem nga malësiafushë ose nga fshatiqytet. Ra në fushë. Ra në Shkodër.
13. vet. vet. v. III Ulet, pakësohet (si numër, si sasi, si vëllim etj.); edhe v. I ulet vlera, humbas cilësinë, zbres në një shkallëposhtë; kund. ngrihem. Bie numri. Ra çmimi. Ranë aksionet. Ra kursi. Ra shpejtësia. Ra prodhimi. Ra lumi. Ra niveli. Ra në kategorinë e dytë. Ra goma u shfry goma. I ra barku. I ra vlera (ndikimi, autoriteti).
14. vet. vet. v. III Pakëson a humbet forcën e vet, i ulet vrulli, dobësohet, zbutet. Ra era (deti). Ra të nxehtët (të ftohtët). Flakët po binin. Bie fashë qetësohet, pushon. I ranë ethet. I ra temperatura. Ra trysnia. Ra vrulli (ritmi). I ra gëzimi (entuziazmi). I ra inati (zemërimi). Biseda ra. Ra kureshtja (interesimi). Puna nuk binte.
15. fig. Humb vlerat a cilësitë e mira. Ra nga mjeshtëria (nga zanati). Ka rënëmësime. Ra në sytë e të tjerëve. - Sa poshtë ka rënë!
16. keqësohet gjendja; ulem nga ana morale, marrtatëpjetën; dobësohem, mpakem, këputem; edhe vet. v. III pakësohet shëndeti, fuqia, guximi etj. Bie nga shëndeti. Ra nga gjendja. Ra moralisht (shpirtërisht). Ka rënë, s'është më i pari.
17. (me trajtëshkurtër përemërore) bised. Nis diçka shtruar dhe e çoj derifund, e faroj diçka; filloj të ha me ngulm një gjellë a diçka tjetër ose të pi diçka dhe e mbaroj shpejt; i futem, i përvishem (një gjelle etj.). I ra kosit (byrekut, bakllavasë, verës). U ra fasuleve (patateve). I ra pjatës (tepsisë). U ra mollëve. U ranë shqerrave e i therën (i shitën).
Sin.: rrëzohem, shembem, gremisem, lëshohem, hidhem, këputem, shkëputet, shqitet, ulem, zbres, varet, del, derdhet, dobësohet, dorëzohem, faroj, hap, hiqet, humb, humbas, jepem, keqësohet, kullon, lëviz, lodhem, mbështetet, mbulon, pakësohet, përhapet, pi, rrjedh, shfuqizohet, shpërngulem, shtrihet, vdes, vritem, zbutet.
Ra në *baltë (dikush). Ra në *bark (dikush). S’i bie *barku (dikujt). Ra në *batak (dikush). I ranë *bateritë (dikujt) tall. Më ra (m’u ) *bela (dikush). Ra në *bisht (dikush) tall. Ra *bomba. Ra në *brazdë (në hulli) (dikush). Ra *brenda (dikush). Më ra *bretku. I ra në *briI (dikujt). I ra në *briII (diçka). ranë (m’u këputën, shtira) *brinjët. Ra në *pus (në bunar) (dikush). Bie *butë. I ra pas *buze (dikujt). Bie *copë. Ra në çark (dikush). Bjer e çohu. 1. shih ngul shkul. 2. Me shumë vuajtje, me mundimemëdha; ul ngre. I ra (i zbriti) *damari (dikujt). Kam rënë nën *dardhë. Ka rënë nga *dardha (dikush). Ra nga *dega (dikush). ranë *duart. Më ra në *dorë. I bie në *dorë (dikujt). Ra nga *dynjallëku (dikush) vjet. Ka rënë nga *fiku (dikush) tall. Bie *fjala. I ranë *fletët (dikujt). Bie (bëhem) *fli. Bie nga *fuqia drejt. ra *goja (copë). Ra (hyri) në *gojë (të dikujt). Ra në *grackë (dikush). Ra në *greminë (dikush). Ra në *grep (dikush). Ra në *gropë (dikush). I ra *gjaku (dikujt). Bie në *gjak (me dikë). Ra nga *gjendja (dikush). Ra në *gjunjë (dikush). I bie në *gjunjë (dikujt). ranë (m’u këputën, m’u shkurtuan, m’u prenë) *gjunjët. Më ra *gjuha (përtokë). Bie në *gjumë (dikush). Bie *hall (me dikë a me diçka). Ka rënë nga *hëna (dikush) iron. I ra një *hije (dikujt). I bie *hilesë (së dikujt). Më ra për (në) *hise (diçka). Ra në hulli (në *brazdë) (dikush). I ra *hunda (dikujt). Ra më *hundë (dikush) keq. Bie *jashtë (dikush a diçka). I ranë (i zbritën) *kacabunjtë (dikujt). Ra *kalaja. Ra (zbriti) nga *kali (dikush). S’ra *kalliri! I ka rënë *kapistra (dikujt).ranë *këllqet. I ra ndër *këmbë (dikujt). ranë *këmbët (copë). U ra (ua mbathi, ua dha, ua theri) *këmbëve (dikush). Më ra (m’u këput) *kërbishtja. Ra në *kllapë (dikush). Ra *klloçkë (dikush). I ka rënë *koburja (dikujt). ranë *kockat. I ra mbi *kokë (mbi krye) (dikujt). ranë *krahët. Ra (u hodh) në *krahët (e dikujt). I ra mbi krye (mbi *kokë) (dikujt). ranë (m’u këputën) *kryqet. Ra në *kthetrat (e dikujt). Ra në *kurth (dikush). Më ra (m’u këput) *kurrizi. Rashëkurriz (në *shpinë). Ra në *lak (dikush). Më ra *lëkura. Ra në *llum (dikush). Ra në *marre (dikush). Bie në *mend. Ra në *mendje (dikush). Bie në një *mendje (me dikë). Bie në *mëkat (me dikë). Ka rënë në *mjaltë (dikush). Ra në *moçal (dikush). I ranë *opingat (dikujt). Bie *ndesh (me dikë a me diçka). I bie *ndore (dikujt). Bie (jam) *ngushtë. I ranë *orët (dikujt). I bie *pas (dikujt a diçkaje). I ra *pazari (dikujt a diçkaje) mospërf. I ranë *pendët (dikujt). Ra *perdja libr. Ra nga *pesha (dikush). S’bie *përdhe (diçka). S’e lë të bjerë *përdhe (në tokë) (dikë a diçka). Bie *përmbys (për dikë). Ka rënë *përtokë (dikush). I ranë *pipëzat (dikujt) iron. I ra *pjaca (dikujt a diçkaje) mospërf. Më ra në *pjesë (diçka). Ka rënë *poshtë (diçka a dikush). Nuk bie *poshtë (dikush a diçka). I ranë *patkonjtë (dikujt). I ranë *poturet (dikujt) iron. I bie *prapa (dikujt a diçkaje). Ra në *prehrin (e dikujt) keq. Ra në *prush (dikush). Bie me *pulat (dikush). I ranë *puplat (dikujt) mospërf. Ra në *pus (bunar) (dikush). Bie *pykë. Ra nga *qielli (diçka). Ra në *rrjetë (dikush). Ra *squkë (dikush).ranë *sytë (për dikë a për diçka). S’e lë të bjerë në *shesh (dikë a diçka). Ra nga *shkallët (dikush). Rashëshpinë (në *kurriz). Më ra *shpretka (nga gazi). I ranë *telat (dikujt) mospërf. Ra në *tepe (dikush). Ra për *tokë (dikush). S’e lë të bjerëtokë (*përdhe) (dikë a diçka). Ra në *trap (dikush). I ranë *tulet (dikujt) shaka. Ra mbi *turinj (dikush). Ra (u fut) në *të thella (dikush). bien *thonjtë. Më ranë *thonjtë. Ra në *thonjtë (e dikujt). Më ra për *thonjsh. Bie në *ujdi (me dikë). Ra në *ujë (diçka). Bie në *va. O rashë e vdiqa! s’ka rrugë tjetër, ndryshe s’ka ç’më duhet vetja; s’ka si bëhet ndryshe, patjetër (kur diçka e kërkojmë me çdo kusht); domosdo; gjallë a vdekur. I kanë rënë *verigat (dikujt) iron. I ranë *veshët (dikujt). rëntë (të ardhtë) pas *veshit! mallk. Ra në *vete (dikush). I ranë (iu varën) *vetullat (dikujt). I ra *vlera (dikujt). I ranë (i zbritën) *xhindet (dikujt). I ra (i perëndoi) *ylli (dikujt).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.