Fjalori

Rezultate në përkufizime për “shahit”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DËSHMITAR

DËSHMITÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që është i pranishëm në një ngjarje dhe sheh me sytë e vet atë që ndodh ose dëgjon atë që thuhet. Dëshmitar i vetëm. Tregimet e dëshmitarëve. S’kishte dëshmitarë.
2. drejt. Ai që thirret për të dëshmuar para organevedrejtësisë për dikë a për diçka që e di, që e ka parë ose e ka dëgjuar vetë. Dëshmitari i akuzës (i mbrojtjes). Pohimi i dëshmitarit. Provë me dëshmitar. Thërriti dëshmitarin. Pyet (dëgjon) dëshmitarët. Ballafaqoi dëshmitarët. Doli dëshmitar.
3. zyrt. Ai që ftohetjetë i pranishëm në një veprim ligjor (martesë, testament etj.). Dëshmitarët e martesës. E morën për dëshmitar. U me dy dëshmitarë.
4. fig. Send a diçka tjetërndodhetvendin e një ngjarjeje dhe mundshërbejë si dëshmi. Dëshmitar i heshtur.
5. vjet. Dëshmor. Ra dëshmitar.
Sin.: dëshmues, dëshmimtar, dëshmonjës, dëshmor, shahit.

SHAHIT

SHAHÍT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT vjet. 1. Ai që ështëdijenidrejtpërdrejtë të një fakti (e ka parë, e ka dëgjuar) dhe thirret për të dëshmuar rreth tij, dëshmitar. Kam shahit gjithë fshatin. U thirr shahit. E morën për shahit. I duhej një shahit që e kishte parë vetë ngjarjen.
2. Ai që sakrifikon në mënyrëvullnetshme jetën, pa marrë parasysh rreziqet, dëshmor. Ra shahit. Emri i shahitit. Shahitëve u kishin bërë një lapidar.
Sin.: dëshmitar, dëshmues, dëshmor, martir, veqil.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.