Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
KALLËP,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. tek. Kuti a pajisje e posaçme prej druri ose prej metali me përmasa të përcaktuara, që shërben si model për t’i dhënë formën a masën duhur një vegle, një detali, këpucëve etj.; formë, model. Reparti i kallëpëve të fabrikës. Tulla (tjegulla) në kallëp. Vë (derdh) në kallëp.
2. Produkti me përmasat e dëshiruara që del nga kjo formë a nga ky model. Nxorëm kallëpë të rinj. Pastroj (lëmoj) kallëpin.
3. Çdo gjë, copë a send me formë e përmasa të caktuara dhe të njëtrajtshme. Kallëp sapuni (akulli). Kallëpë të mëdhenj sheqeri. Kallëp misri (kallamboqi) kalli misri me kokrra.
4. fig., bised., shpërf. Njeri a grup njerëzish jokrijues, me nivel mediokër ose të njëjtë nga profesioni, nga ana arsimore etj., që përgjithësisht janë të paaftë, nuk pëlqehen në publik dhe bëhen të mërzitshëm; lloj e sorollop. Janë njerëz të një kallëpi.
5. fig., bised., keq. Njëfarëlloj produktesh a sendesh të prodhuara me cilësi të dobët; shabllon, shabllonizëm. Sende (gjëra) të një kallëpi shabllonizma.
6. si ndajf., bised. Në formën a në masën e duhur, tamam ashtu siç duhet; saktësisht pas trupit. Kostumi i rrinte kallëp. E merr (e zbaton) kallëp.
✱Sin.: formë, model, sorollop, shabllon.
♦ I fut në një kallëp i quan njerëzit a gjërat të njëllojta pa të drejtë e pa menduar gjatë, nuk ndan të mirin nga i keqi, nuk bën dallime; i fut në një zdrukth. E fut në kallëpe. 1. (diçka) E vlerëson diçka sipas një modeli të paracaktuar, i përmbahet një qëndrimi të ngrirë, e gjykon njësoj si një tjetër, e fut mekanikisht në skema; gjykon e vepron në mënyrë burokratike a dogmatike; e fut në kornizë libr. 2. (dikë) E quan pa të drejtë si njeri që ka gabuar, që ka shkelur rregullat, sipas disa kërkesave të ngushta ose sipas mendjes së tij; e trajton në mënyrë dogmatike (kryesisht në rrafsh politik e moral). Si kallëp i luspitur (dikush) keq. i zhveshur, pa rroba në trup; lakuriq; si e ka lindur nëna. E mori kallëp (diçka) e keqkuptoi duke e parë ngushtë, pa arsyetuar fare për të kapur thelbin; e kapi fjalë për fjalë a e zbatoi diçka pa i hyrë thellë e pa kuptuar domethënien; e mori për ters.
SKEMATÍZ/ËM,~MI m. Thjeshtësim i tepruar i gjërave e i dukurive, duke i menduar e duke i paraqitur sipas disa skemave të gatshme, pa depërtuar në thelbin e në veçoritë e tyre. Skematizëm i thatë (pa jetë). Vepër që vuan nga skematizmi. Pa skematizëm e shabllonizëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë