Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
SHABLLONÍST,~E mb. Që bëhet sipas një modeli a shablloni, që udhëhiqet nga një shabllon, që zbatohet sipas një shablloni; që vepron në mënyrë shabllone, të verbër; imitues. Lëvizje shablloniste. Art shabllonist. Gjykim shabllonist.
✱Sin.: kopjues, imitues, riprodhues, mekanik.
SHABLLONÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Punëtore që krijon apo përdor modele,shabllone gjatë një pune, fotokopjuese. Punonte si shablloniste. Ishte shablloniste e zonja. Pyetën shabllonisten nëse mund ta realizonte.
2. fig., keq. Grua a vajzë që flet, shkruan a vepron duke imituar tërësisht diçka të njohur, ajo që kopjon në mënyrë mekanike pa ndryshuar asgjë, imituese. Njihej në veshje si shablloniste. Shablloniste në të folur. Asgjë të re nuk sillte ajo shablloniste.
✱Sin.: fotokopjuese, riprodhuese, mekanike, imituese.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë