Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DALLÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të dallohet; që dallohet mirë; që bie në sy më shumë se të tjerët. Formë e dallueshme. Ngjyra të dallueshme. Aftësi të dallueshme. Bëhet i dallueshëm.
✱Sin.: i dukshëm, i ndjeshëm, i prekshëm, i spikatshëm, i shënueshëm.
DÚKSH/ËM (i),~ME (e) mb. 1. Që mund të shihet, që mund të kapet me sy, që mund të rroket nga syri; kund. i padukshëm. Rreze të dukshme.
2. Që vihet re a që dallohet prej dikujt, që duket; që duket mirë a dallohet menjëherë, që bie në sy (nga vendi ku është, nga madhësia etj.); kund. i padukshëm. Në vend të dukshëm. Shkronja të dukshme. Maja më e dukshme. Në pjesën më të dukshme.
3. Që arrin përmasa të mëdha, mjaft i madh, i rëndësishëm; kund. i vogël, i parëndësishëm. Përparim (zhvillim) i dukshëm. Shtim (tejkalim) i dukshëm. Ndryshim (dallim) i dukshëm. Rritje (rënie, ulje) e dukshme. Kthesë e dukshme. Gjallëri e dukshme. Në mënyrë të dukshme.
4. vjet. Që është ndryshe nga ç'duket a nga ç’paraqitet, që është i tillë vetëm në pamjen e jashtme. Qetësi e dukshme.
5. bised. I pashëm; kund. i shëmtuar. Vajzë e dukshme. Djalë i dukshëm.
✱Sin.: i dallueshëm, i ndjeshëm, i prekshëm, i spikatshëm, i shënueshëm, i sipërfaqshëm, i pashëm.
RËNDËSÍSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që ka rëndësi, që është me vlerë të veçantë, me rëndësi. Parim (faktor, problem) i rëndësishëm. Vepër (detyrë, punë, rrugë, bazë, fjalë) e rëndësishme. Rol i rëndësishëm. Shumë (pak) i rëndësishëm. Më duket e rëndësishme.
2. Që zë një vend me rëndësi, që ka peshë të veçantë në një detyrë, me rëndësi. Njeri i rëndësishëm.
✱Sin.: i shënuar, i shënueshëm, i rëndë, i barrshëm, nevralgjik.
SHËNÚESH/ËM (i) ~ME (e) mb. 1. Që është i madh, i rëndësishëm; që shquhet, që bie në sy, që meriton të merret në konsideratë. Rezultate të shënueshme. Vlera të shënueshme. Ndryshime të shënueshme. Përkrahje e shënueshme. Tipare të shënueshme. Në mënyrë të shënueshme.
2. Që është i shquar, i shënuar. Festa të shënueshme. Përvjetor i shënueshëm. Datë e shënueshme. Ngjarja më e shënueshme e kombit.
✱Sin.: i shënuar, i paharrueshëm, i përmendur, i kujtueshëm, domethënës, i rëndësishëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë