Fjalori

Rezultate në përkufizime për “shëngjergj”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

NGA

NGA parafj. Përdoret me një emërrasën emërore, për të treguar: 1. Vendin prejcilit nis lëvizjen dikush a diçka ose prej ku vjen dikush a diçka; burimin prej ku del diçka; prej. Vjen nga qyteti (nga fshati, nga malësia). Erdhën nga Gjermania. Vinin nga larg. Zbritën nga malet. Buron nga liqeni (nga mali). Del nga toka.
2. Vendin drejtcilit lëviz dikush a diçka, te. Shkuan nga ujëvara. Erdhi nga ne pas ceremonisë. U drejtuan nga tribuna. Nga e majta (nga e djathta).
3. Vendin nëpërcilin kalon ose përshkohet diçka; nëpër. Hyri nga dera. Fluturoi nga dritarja. I ranë nga kopshti. Marr ilaçe nga goja.
4. Vendin ku gjendet dikush a diçka; në, te; vendin ku ndodhet njeriu a sendi veprues. Isha nga vëllai. Si jeni nga shtëpia? Kalonte ditën nga vreshtat. E pashë nga ballkoni.
5. Pikën a vendin mbicilin drejtohet një veprim. Vështroi nga deti (nga rruga). Hodhi sytë nga shtëpia. Vëzhgonte nga ajo anë (nga ai krah). Anon nga ne.
6. Vendin ose drejtimin prej ku vepron diçka mbi folësin a mbi një send. E rrethuan nga krahët. E goditi nga veriu. Goditjaerdhi nga s’e prisja.
7. Vendin ose sendin prejcilit përcaktohet një largësi; së bashku me një emër tjetër me parafjalën «në» tregon largësinëmatet midis tyre; së bashku me një emër tjetër me parafjalën «në» tregon vendin, brenda caqeve të të cilit lëviz dikush a diçka. Dhjetë hapa nga bregu. Dyqind metra nga vendi i ngjarjes. Largësia nga TokaHënë. Bëri një udhëtim nga Veriu në Jug.
8. Sendin a vendin, prej sipërfaqes ose brendësisë së të cilit merret, largohet a hiqet diçka. E mori nga tryeza. E nxori nga xhepi. E hoqi nga koka (nga supet). E largoi nga rruga. Zbriti nga kali (nga makina, nga avioni).
9. Tërësinë, prej ku është hequr, ndarë, shkëputur ose është marrë një pjesë a njësi. Pjesë nga fjalimi. Vargje nga poema. Disa nga veprat. Një kapitull nga punimi. Dy punonjës nga kompania shkuan për specializim. Secili nga nxënësit.
10. Njeriun a sendin, të cilit i hiqet, i kërkohet a i merret diçka; prej. Këput frutat nga pema. Mbledh fletoret nga nxënësit. E kërkon nga ne. Kërkoi ndihma nga miqtë (nga komuniteti). E largoi nga familja. U nda nga prindërit.
11. Vendin e banimit, punën, veprimtarinë, marrëdhëniet etj., prejcilave largohet dikush a diçka; prej. Vjen nga puna (nga pushimet). U kthye (u lirua) nga ushtria. Ra nga pozita.
12. Burimin prej nga nis diçka ose zë fill një mendim, një ndjenjë etj. doli nga mendja. Falënderoj nga zemra. Urimi i doli nga zemra.
13. Gjendjen, dukurinë a drejtimin, prej ku largohemi, shkëputemi a shmangemi. Shpëtoi nga rreziku. U zgjua nga gjumi. Hoqi dorë nga padrejtësitë. Nuk heq dorë nga synimet e tij. Dal (nxjerr) nga mjerimi. Nuk shmangem nga përgjegjësitë. Nuk shkëputemi nga jeta.
14. Prejardhjen ose zanafillën e dikujt a të diçkaje; mjedisin, grupin a kategorinë ku bën pjesë dikush a diçka; prej. Nga fshati Shëngjergj. Vjen nga një familje e thjeshtë. Nga shtresë e varfër (e ulët, e mesme). Me burim nga ilirishtja.
15. Lëndën a diçkahiqet, largohet, pastrohet etj. Pastroj nga plehrat (nga njollat). E griu nga paratë. E zhveshën nga imuniteti.
16. Vendin ku kapet a zihet diçka; për. nga krahu (nga mënga). Kap nga freri. E zuri macen nga bishti.
17. Kohën e përafërt, gjatëcilës kryhet a bëhet diçka; kohënmerret si pikënisje. Nga vera (vjeshta, dimri). Nga fillimi i muajit shkon për botim. Nga fundi i korrikut merr lejen e zakonshme. Aty nga mesnata u dëgjua një e shtënë. Ka kaluar një çerek ore nga dhjeta.
18. Veprimin ose punënnis. Filloi nga puna. Filluan ngavjelat. Nisi nga përgatitjet. Nisi (zuri) nga avazi.
19. Shkakun e diçkaje a vepruesin. Nga dëshira (frika, zemërimi). Nga lodhja e tepërt. Nga e keqja (halli). I zgjedhur nga populli. Pema u rrëzua nga era. U dogj nga vapa. Gumëzhinte nga njerëzit. U dënua nga gjykata.
20. Diçka prej ku nisemi a ku mbështetemi për të vepruar. Nga parime universale. Nga bazadrejta. Nga prizmi politik. Nga pozitat e fituesit. Nga përvoja e shumë viteve në atë fushë.
21. Tiparin a anënmarrim si mbështetje për të përcaktuar a vlerësuar dikë a diçka. I vogël (i madh, i zhvilluar) nga trupi. I paktë nga shëndeti. I ri nga mosha. I dyti nga madhësia. E njoha nga rrobat. Nga ana morale. Nga pikëpamja strategjike.
22. Sendin ose njeriun me të cilin krahasohet diçka a dikush; se. Më i miri ngatjerët. Më shumë nga sasia e parashikuar. Më i riu nga mosha në atë mjedis.
23. Sendin a njeriun sipascilit veprohet ose bëhet diçka. Marrin shembull nga mësuesi.
24. Njeriun me të cilin përcaktohet një lidhje afrie a gjaku. Kushëri nga babai. Nip nga motra. Vëlla nga nëna (nga babai).
25. Sasinë që i jepet secilit pjesëtar të një grupi; me një numërorpërsëritur tregon grupet e barabarta në të cilat ndahet një grumbull ose rendin e lëvizjeskëtyre grupeve njëri pas tjetrit. U dha nga pesë libra. U bie nga dyqind mijë lekë. U ndanë nga një palë rroba. Ecnin dy nga dy. Hynë tre nga tre. I mori një nga një në intervistë (në pyetje).
26. Përdoretbashkëlidhje me parafjalët «në», «më» në ndërtimetregojnë një periudhë kohe me caqet e fillimit e të mbarimit. Nga marsi derikorrik. Nga shtatorinëntor. Nga mëngjesidrekë. Nga ora tetë deriorën dhjetë. Aktiviteti do të bëhet nga data 7 deri më 10 maj.
27. Përdoret për të shënuar pikënisjen (në bashkëlidhje me parafjalën «në») në togjekanë një gjymtyrëpërsëritur a përemrat «njëri... tjetri» dhetregojnë një shtrirje a një lëvizjepandërprerëhapësirë dhekohë ose një përsëritjeveprimit a të gjendjes. Nga mali në mal. Nga dera (dritarja) në derë (dritare). Nga dhomadhomë. Shtohet prodhimi nga viti në vit. Nga kohakohë. Nga njëri skajtjetrin. Nga njëra javëtjetrën.
28. Përdoretdisa togje me ndajfolje, që tregojnë vend, marrëdhëniehapësirë ose sasi. Nga larg (afër). Nga poshtë (lart). Nga jashtë (brenda). Nga lart poshtë. Nga poshtë lart. Nga pak (shumë).
Sin.: prej, te, tek, nëpër, në, nën, për, me.

PAVRAK

PAVRÁK,~U m., bot., etnogr. Lloj bari me gjethelëmuara, që u jepet bagëtive për Shëngjergj që të mos sëmuren ose mos t’u ndalet qumështi.

SHËNGJERGJ

SHËNGJÉRGJ,~I m. 1. Festëpërkujton Shën Gjergjin dhe që për shkakorigjinës pagane ose nga tradita festohet prej katolikëve e myslimanëve me 6 maj, në Shqipërinë e Veriut, në Kosovë etj. Shëngjergji i Ri festëkremtohet më 6 maj. Shëngjergji Plak festëkremtohet më 23 prill. Kërcurin më të madh ruaje për Shëngjergj. (fj. u.) rezervën më të madhe ruaje për në fund.
2. sh. ~A, ~AT Vit; pranverë. Kishte mbushur dhjetë shëngjergja. Kishte 20 shëngjergja mbi shpinë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.