Fjalori

Rezultate në përkufizime për “shëndetligë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ARAPKIJE

ARAPKÍJ/E,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Femër e racëszezë. Erdhi një arapkije.
2. fig. Ajoështë shëndetligë, e dobët, thatanike. Ishte e dobët si arapkije.

GJUNJËKËPUTUR

GJUNJËKËPÚTUR,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Ajo që ka prerë njërin a të dy gjunjët (nga ndonjë sëmundje a nga shkaqetjera).
2. E pafuqishme. Gjunjëkëputura nuk po çohej nga shtrati.
Sin.: gjunjëprerë, shëndetligë, e paaftë.

HALLKEQE

HALL/KÉQE,~ KÉQJA f. sh. ~KËQÍJA, ~KËQÍJAT 1. Ajo që ka hallerënda; që është e mbytur nga hallet; hallemadhe.
2. Ajo që ka shëndet jo të mirë; shëndetligë.
Sin.: hallemadhe, halleliga, hallezeza, shëndetliga.

LIGAÇE

LIGÁÇ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajoështë e dobët; shëndetligë. Vajzë ligaçe.
2. fig., përçm. Ajoështë shpirtkeqe, zemërligë. Është një ligaçe e rrezikshme.
3. Ajoështë frikacake.

NGELANE

NGELÁN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET krahin. Ajoështë e dobët nga shëndeti; shëndetligë.

SHËNDETDOBËT

SHËNDETDÓBËT,~A f. sh. ~A, ~AT Ajo që nuk ka shëndetmirë. Shëndetdobëta priste një fëmijë. Të gjithë ishinshqetësuar për shëndetdobëtën.
Sin.: shëndetligë, shëndetpakët, thatime.

SKAREPE

SKARÉP/E,~JAI f. sh. ~E, ~ET Ajoështë e ligshtë, e thatë; shëndetligë. U takua me një skarepe.

SKILPECE

SKILPÉCE/,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajoështë shumë e dobët, shëndetligë. Ishte me skilipecen. Motra e vogël po shkonte drejt skilipeces.

SPATHATË
SPATHATË

SPATHÁT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bised. Grua shëndetligë, e shëmtuar nga dobësia. Fytyra e spathatës pasqyronte mjerimin.

VITHEHOLLË

VITHEHÓLL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Ajo që i ka vithetholla; që është e hollë nga vithet; kund. vithetrashë. Ajo vitheholla ishte shëndetligë.
Sin.: vithengushtë, vithehequr, vitheulur, vitherënë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.