Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
GJEVÉSHK,~E mb. Shëndetlig; gjefshek. Djali gjeveshk.
✱Sin.: shëndetdobët, i sëmurë, i pashëndet, i dobët.
LÍGUR (i, e) mb. I dobësuar nga të pangrënët, nga një sëmundje etj., i hequr, i tretur. Kafshë e ligur. Me trup shumë të ligur.
2. I sëmurë.
✱Sin.: i ligësuar, i ligët, i ligështuar, i dobësuar, i tretur, i stërkeqët, i sqaqur, i molisur, i flashkur, i shkalafitur, i shkalitur, i grymosur, i sëmurë, i pafuqi, i pafuqishëm, i tukequr, i tukeqmë, shëndetdobët, shëndetlig, shëndetpakë.
PLLOMACÚK,~E mb. 1. Shëndetdobët.
2. Fytyrëzverdhur, fytyrëverdhë, verdhacuk, verdhan.
SHËNDETDÓBËT mb. Që nuk i ecën shëndeti, shëndetlig; kund. shëndetplotë. Djalë shëndetdobët. Hyri mjekja shëndetdobët. Vinte si shëndetdobët. I vogli ishte shëndetdobët.
✱Sin.: shëndetlig, shëndetpakët, i dobët, i sëmurë, i pashëndet, ligaç, shpirraq, i pafuqishëm, i brishtë, thatim.
SHËNDETLÍG,~Ë mb. 1. Që vuan vazhdimisht nga ndonjë sëmundje dhe që është zakonisht i dobët fizikisht; kund. shëndetplotë. Djalë shëndetlig. E kujtojnë si njeri shëndetlig.
2. Që nuk i ecën mirë shëndeti. Fëmijë shëndetlig. Vjen shëndetlig nga trupi. Ka qenë shëndetlig që në fëmijëri.
✱Sin.: shëndetdobët, i dobët, i sëmurë, i pashëndet, ligaç, shëndetpakë, i pafuqishëm, i brishtë, thatim.
SHËNDETPÁKË mb., libr. Që nuk ka shëndet të mirë, i dobët nga shëndeti; kund. shëndetplotë. Nusja ishte shëndetpakë. Plak shëndetpakë. Vajzë shëndetpakë. Nuk i jepnin punë të rënda, sepse ishte shëndetpakë.
✱Sin.: shëndetdobët, i dobët, shëndetlig, i pashëndet, ligaç, shëndetpakë, shpirraq, i pafuqishëm, i brishtë, thatim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë