Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PËRÇÚDSHËM ndajf. Çuditshëm; shëmtueshëm. Qyteti lindi dhe u zhvillua përçudshëm si monstër, si metamorfozë filmash horrorë.
SHËMTÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb., libr. Që është i shëmtuar, që të shëmton a mund të të shëmtojë. Mënyrë e shëmtueshme e sjelljes. Ngjarje e shëmtueshme. Vendimi më i shëmtueshëm në histori.
SHËMTÚESHËM ndajf. Në mënyrë të shëmtuar. Mbeti duke kërcyer shëmtueshëm. Aktron shëmtueshëm. Dhoma ishte lyer edhe më shëmtueshëm.
✱Sin.: keqas, mbrapsht, përçudshëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë