Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MAÇÓK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Mashkulli i maces, dac. Mjaullin një maçok i uritur. Maçoku rrinte shtrirë pranë sobës. Fëmija nisi të lozte me maçokun. Ai i donte maçokët.
2. fig. Njeri i prapë, që nuk rri urtë e grindet; njeri dinak e i pabesë. Gjithë fshati e thërriste maçok se ishte i lig në shpirt.
✱Sin.: dac, maç, maçorr, grindavec, dinak, i pabesë.
♦ I ka hyrë maçoku (macja) në bark (dikujt). 1. Ka smirë e zili; ka dyshime të padrejta a ligësi për dikë. 2. Ka lakmi të madhe, nuk ngopet me para e pasuri, është makut. Ka maçokun (macen) në bark (dikush) shih ka djallin (dreqin) në bark (dikush). Maçok me brirë keq. 1. Njeri shumë i prapë e i pabindur. 2. Njeri shumë i shëmtuar, shëmtaraq. Si maçoku në thekër shih si gjeli majë plehut. I rri maçoku në *bisht (dikujt).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë