Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
SHËMTÁK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që është e shëmtuar, shëmtarake; kund. bukuroshe. - Shëmtakja e dreqit! - Shëmtake e vogël, ti!
✱Sin.: shëmtarake, shëmtaraqe, e përçudnuar, e çuduar, e shpërfytyruar, e shfytyruar.
SHËMTARÁK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që është e shëmtuar, shëmtake; kund. bukuroshe. E njihte pak shëmtaraken. Ishte lidhur me shëmtaraken. Aq bukur ishte rregulluar shëmtarakja, sa njihej me vështirësi.
✱Sin.: shëmtake, shëmtaraqe.
SHËMTARÁQ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që është e shëmtuar, shëmtake; kund. bukuroshe. E kishte afruar puna me atë shëmtaraqe. Shëmtaraqja e kishte inatin me gjithë botën. - O shëmtaraqja e babait! (iron.)
✱Sin.: shëmtake, shëmtaraqe.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë