Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NGJA/J vep., ~VA, ~RË jokal. 1. Kam veti, tipare a cilësi shumë të afërta ose pothuajse të njëjta me një tjetër, jam gati njësoj me një tjetër; përngjaj, shëmbëllej. I ngjan babait (të atit). Ngjan me të vëllain. Ngjajnë njëri me tjetrin. I ngjan shumë (pak, krejt). Fshati im i ngjan tuajit. Viti vitit nuk i ngjan.
2. vet. v. III Duket. Qyteti ngjan si për festë. Kjo pamje ngjan si e pikturuar.
3. vet. v. III (zakon. me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore) Më duket, më bëhet se...; ka mundësi të jetë. Më ngjan se ka ardhur. Kështu më ngjan. Nuk më ngjan të jetë ai. Ashtu ngjan të jetë. Më ngjan se dëgjova zhurmë në korridor.
4. vet. v. III (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore) bised. Më shkon, më ka hije. S’të ngjan mirë ky fustan. Nuk të ngjan ty ta bësh këtë punë.
5. bised., kal. Bëj diçka fare të afërt me diçka tjetër, e bëj pothuajse si një tjetër; imitoj. Ia ngjaj shkrimit të tij. Nuk di në ia ngjaj.
✱Sin.: përngjaj, përngjas, shëmbëllej, ngjas, prirem, ngjasoj, afroj, shtie, anoj, vij, dukem, shëmbëllehem, shkrep, është, shkon, vjen, afron, imitoj, ngjet, zhvillohet, bëhet, ndodh, vëzhgohet, takon, rastis, qëllon, rrjedh.
♦ Bëmë *baba të të ngjaj.
►PËRSHËMBËLL/ÉHEM jovep., ~ÉVA (u), ~ÝER 1. përf., vetv. Shëmbëllehem; kopjohem; imitohem.
2. pës. e PËRSHËMBËLLÉJ.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë