Fjalori

Rezultate në përkufizime për “sfytyrin”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

SFYTYRIN

SFYTYRÍ/N vep., ~U, ~RË jokal., vet. v. III 1. Shfryn me hundë kur e shqetëson diçka (për kalin), turfullon. Sfytyrin kali.
2. Shfryn nga zemërimi (për njerëzit). Nuk kishte ç’të bënte e veç sfytyrinte.
Sin.: turfullon, shfren, shkrofëtin, fërgëllon, ftorr, hundëron.

SHFREJ

SHFRE/J vep., ~VA, ~ÝER 1. jokal. Shprehmënyrëvrullshme ndjenjat e mendimet e mia për dikë a për diçka, që kanë qenë deri atëherë të ndrydhura, nxjerr atë që më është mbledhurzemër për t’u lehtësuar, zbraz zemrën; flas hapur me dikë. Shfreu me lot në sy. Shfrej me sharje e kërcënime. Shfrej kundër dhunës. Shfreu hapur. Nuk më la kohëshfrej. Shfrej me fuqi.

2. kal. Shfaqjashtmi dhe lirshëm ndjenjat, pasionet, nxjerr jashtë çfarë ndiej; nxjerr inatin a zemërimin mbi dikë, bëj që ta pësojë për ato që më ka shkaktuar, shfryj. Shfreu mllefin (zemërimin, inatin, dufin, urrejtjen, dhembjen, tërbimin). Shfrej brengën. Shfrej atë që ndiej. Shfreu mbi të. Shfrej me vete.

3. jokal. Dal nga një mjedis i mbyllur e eci për të marrë pak ajërpastër, shëtis lirshëm andej-këtej për t’u çlodhur a për t’u argëtuar. Pas asaj grindjeje, dolishfrente pak. Shfreu tërë ditën arave.

4. kal. I shfryj a i shfryhem dikujt. I shfreu me zemërim. I shfreu tërë duf. I shfreu me mllef.

Sin.: shkarkoj, zbraz, zhdëfrej, shfryj, shpërthej, sfytyrin, grafulloj, gulfoj.

SHFRYJ

SHFRY/J vep., ~VA, ~RË 1. jokal. E nxjerr frymën me shumë forcë e me zhurmë, turfulloj. Shfryn e turfullon. Kali (pela) shfrynte.

2. kal. Nxjerr diçka nga goja a nga hundët, duke e fryrë me forcë. Shfryj hundët liroj, pastroj hundët. Shfryj ujin. Hante fara e shfrynte lëvozhgat. Shfrynte tymin e llullës.

3. kal. Zbraz ajrin e ngjeshur pjesërisht a tërësisht nga një send i fryrë, ia zvogëloj vëllimin; kund. fryj. I shfrynë gomat e biçikletës. Shfryj topin e basketbollit. Shfrynë tullumbacet.

4. jokal., vet. v. III Nxjerr me forcë avull a ajër, zakonisht për motorin e një mjeti; gulçon. Shfryn avullorja. Motori shfrynte. Treni shfryu sapo mbërriti në stacionin e fundit.

5. jokal., vet. v. III Fryn me tërbim (për tufanin etj.); ka dallgëmëdha, tërbohet (për detin etj.); nxjerr jashtë me vrull gazra e hi, shpërthen (për vullkanet). Shfryn stuhia (murrlani, tufani, dimri). Era shfryn furishëm. Shfryn veriu. Deti shfryn tallaze. Shfryn oqeani. Shfryn vullkani. Shiu shfryu.

6. jokal. E rrit vëllimin e vet dhe del jashtë shtratit duke përmbytur vendet përreth (për lumin, përroin etj.), vërshon. Shfryu lumi (përroi). Kishte shfryrë liqeni dhe rrugët qenë mbushur me ujë.

7. kal. Ul plotësisht të ënjturit në një pjesë trupi, e largon pezmatimin; çënjt. Ilaçishfryn këmbët. Shfryj dorën me kompresa. Shfryn barkun.

8. jokal., vet. v. III Lëshon sytha, bulon, sython (zakonisht për pemët). Shfryu kumbulla. E fundit shfryu dardha.

9. jokal. edhe kal., fig. Nxjerr jashtë me furi ndjenjat; ia nxjerr inatin a zemërimin dikujt duke i folur rëndë a duke bërë diçka me rrëmbim, shfrej. Shfryu zemërimin (dufin, urrejtjen, mllefin, inatin). U shfryn punëtorëve. Shfryn me të shara. Shfrynte me vete. Shfryn kundër diktaturës. Ia tregoi dhëmbët duke shfryrë. Iku duke shfryrë. Shfryu në lot. Shfryn si bualli për dikëbërtet shumë.

10. jokal. Rënkon thellë, psherëtin, ofshan. Shfryu thellë. Ç’keshfryn?

11. kal., fig. Ul numrin, e reduktoj sasinë, duke lënë vetëm atë që është e domosdoshme; pakësoj, shkurtoj. I shfrynë organikat. I shfrynë nevojat për punë. I shfrynë normat e mësuesve.

Sin.: shfrej, gulçoj, shkordh, shkreh, turfulloj, nxjerr, gulfon, sfytyrin, çënjt, shpërthen, vërshon, pakësoj, shkurtoj, zvogëloj, grafulloj, ofshan, bulëzon, shpërthen, çel.

TËRRFAT

TËRRFÁT vep., ~A, ~UR jokal. 1. vet. v. III Shfryn hundët (kali, dhia, cjapi etj.); turfullon, shkrofëtin, sfytyrin. Kali tërrfati me të ndierë të zotin.
2. fig., bised., tall. Shpreh pakënaqësi duke sharë, duke murmuritur, turfulloj. Po ai ç’ka që tërrfat ashtu? Kur s’të vjen përshtat, nis e tërrfat. (fj. u.).
Sin.: shfryn, turfullon, tërrfatem, shkrofëtin, sfytyrin, shaj, murmuris, shfrej.

TËRRFATEM

TËRRFÁT/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. vet. v. III Shfryn hundët (kali, dhia, cjapi etj.); turfullon, shkrofëtin, sfytyrin. Kali, pasi u tërrfat, hingëlliu.
2. fig., bised., tall. Shfrej. Shikonte televizorin e tërrfatej.
Sin.: shfryn, tërrfat, turfullon, shkrofëtin, murmuris, shfrej.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.