Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
SFINKS,~I m. sh. ~A, ~AT 1. mit. Qenie që, sipas mitologjisë së lashtë greke, përfytyrohej me krahë shpendi, me kokë e gji gruaje, me trup luani ose qeni e me bisht gjarpri dhe që u jepte udhëtarëve kalimtarë gjëza të vështira e i gëlltiste ngaqë nuk i zgjidhnin dot. Pyetjet e sfinksit. Ai çohej përpara nesh si sfinks.
2. Trupore e madhe prej guri, që paraqiste një luan të shtrirë me kokë gruaje ose me kokë të një faraoni për të simbolizuar fuqinë e faraonit. Sfinksi i famshëm përpara piramidës. Fliste për tempujt, sfinksat, piramidat.
3. fig. Njeri të cilit nuk i kuptohen mendimet, ndjenjat e qëllimet. Ai ishte një sfinks i vërtetë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë