Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►MBRÚS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Mbushet plot sa s’nxë më (edhe fig.). U mbrus shtëpia me njerëz. Filmat janë të mbrusur me meditime filozofike.
2. fig., vetv. Ngrysem në fytyrë dhe marr pamje kërcënuese. Burri u mbrus dhe i hodhi tjetrit një vështrim sfidues. Mos m’u mbrus mua!
3. fig., vetv. Ngarkohem shumë me një emocion të fortë a me një ide të caktuar, mbushem.
4. vetv., vet. v. III Mbushet plot me re, nxihet shumë, ngryset i tëri (për motin, për qiellin). Në vend që të kthjellohet mbruset më zi. Mbruset qielli me re.
5. pës. e MBRUS.
PORDHËMÁDH,~E mb., edhe fig., shar. 1. Pordhaman. Diletant pordhëmadh. Ai njihej si sfidues dhe pordhëmadh.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë