Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ANTIDIFTERÍK,~E mb., mjek., farm. Që parandalon ose që lufton difterinë. Lëndë antidifterike. Bar antidifterik. Vaksinë antidifterike. Serum antidifterik. Pluhur antidifterik.
MÁRKER,~I m. sh. ~A, ~AT 1. Lloj stilolapsi me majë të gjerë që përdoret për të shkruar në sipërfaqe të ndryshme (në letër, plastikë, dru etj.). Përdor një marker të përhershëm (akrilik, me bazë uji). Mësuesi shkroi me marker blu në dërrasën e bardhë të klasës. Nënvizova disa fjalë në tekst me një marker të kuq.
2. biol. Çdo ndryshim në një sekuencë të acideve nukleike të ADN-së ose të tipareve të tjera gjenetike që mund të përdoren për qëllime identifikimi. Ka shumë markera gjenetikë në çdo kromozom.
3. mjek. Substancë fiziologjike që, kur është e pranishme në sasi jonormale në serum, mund të tregojë praninë e sëmundjes, si p.sh. të një tumori malinj, të një sëmundje zemre etj.; biomarker.
4. mjek. Tipar fizik specifik që përdoret për të matur a për të treguar efektet ose përparimin e një sëmundjeje, të procesi a të një gjendjeje siç është plakja, formimi i vajit etj.; biomarker.
SERÚM,~I m. sh. ~E, ~ET biol., mjek. 1. Lëng me ngjyrë të verdhemë, që veçohet kur mpikset gjaku ose nga limfa dhe që përpunohet për ta përdorur si mjet për parandalimin e disa sëmundjeve. Serumi i gjakut. Serum kundër tetanosit. Përgatitën serume kundër helmeve.
2. Tretësirë artificiale kripërash që i injektohet në gjak një të sëmuri për mjekime të ndryshme. I bëj serum të sëmurit. E kishte të nevojshëm një serum. Nuk e kishte mbaruar akoma serumin.
SHUMËVALÉNT,~E mb. 1. kim. Që ka shumë valenca dhe mund të bashkohet me të njëjtin element në përpjesëtime të ndryshme (për elementet kimike). Grupi i elementeve kimike shumëvalente. Sulfuri është shumëvalent.
2. mjek. Që vepron kundër shumë mikrobeve të ndryshme të të njëjtit lloj. Serum shumëvalent. Vaksinë shumëvalente. Antibiotikë shumëvalentë. Me veprim shumëvalent.
3. libr. Që përmban lloje të ndryshme vitaminash, që ka vlera të ndryshme e të shumta. Ushqim shumëvalent.
4. fig., libr. Që kryen disa funksione, që përdoret në shumë fusha të veprimtarisë shoqërore. Qendra shumëvalente. Të folur shumëvalent. Mandat shumëvalent.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë