Fjalori

Rezultate në përkufizime për “sermajë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PASURI

PASURÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Tërësia e sendeve, e mjeteve materiale dhe e vleravetjera që ka në zotërim një njeri, një grup njerëzish ose shoqëria; burim të ardhurash e të mirash materiale; pronë. Pasuri e madhe. Pasuri shtetërore. Pasuri e përbashkët. Pasuri e tundshme (e luajtshme) (drejt.). pasuri që nuk është e lidhur me tokën dhe ndërtesat si pronë a si pasuri e dikujt; para, orendi etj. që mundmbarten nga një vendtjetrin. Pasuri e patundshme (e paluajtshme) (drejt.) pasuripërfshin tokën dhe ndërtesat si pronë a si pasuri e dikujt. Kapitalizmi ndan në më mënyrëpabarabartë pasurinë, socializmi ndanmënyrëbarabartë varfërinë (afor.).
2. kryes. sh. Tërësia e lëndëve dhe e vlerave, që ka me shumicë një vend, të cilat mundshfrytëzohen për mirëqenien shoqërore. Pasuritë nëntokësore. Pasuritë ujore. Pasuritë minerale. Pasuritë e nëntokës (e natyrës). Pasuritë e detit (e nënujshme).
3. Tërësia e parave dhe e pronave që ka me shumicë një njeri dhe që i ka vënë duke shfrytëzuar punën e të tjerëve; mall e gjë. Vuri pasuri. Humbi pasurinë. I etur për pasuri. E shtoi pasurinë. Bukuria dhe pasuria s’janë përgjithmonë. (fj. u.). Dija është më e çmuar se pasuria. (fj. u.).
4.qenët i pasur, gjendja e atijështë i pasur. Jetonpasuri. E ka nga pasuria. Shëndeti - bukuri, dituria - pasuri. (fj. u.).
5. Prania e diçkaje me shumicë; të qenët i bollshëm, të pasurit me shumicë. Pasuria e ushqimit. Pasuria e nëntokës sonë. Pasuria e bibliotekës.
6. fig. Larmia e vlerave dhe e shfaqjevediçkaje; diçka me vlerë e me rëndësiveçantë. Pasuri mendore (shpirtërore). Pasuria e gjuhës (e stilit). Pasuria e ngjyrave.
Sin.: pronë, begati, kamje, para, të holla, të ardhura, kapital, mall, gjë, plëng, katandi, lëng, sermajë, petk, pekul, pekuli, begati, mirëni, vlerë, bulbëri.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.