Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ARGJÉND,~I m. 1. kim. Metal i rrallë e i çmuar, i butë, me ngjyrë të bardhë të shkëlqyer, që punohet lehtë dhe që përdoret për të bërë sende, zbukurime, monedha, enë etj. (simboli Ag); serm. Argjend i pastër. Kupë (lugë) argjendi. Monedhë argjendi. Shufër argjendi. Medalje argjendi. Unazë argjendi. Fill argjendi. Punime argjendi. I larë me argjend. Ngjyrë argjendi. Tregtim argjendi. Pluhura metalike prej argjendi.
2. Fill i larë me këtë metal, që përdoret për qëndisje. Qëndis me argjend.
3. zakon. sh. ~E, ~ET Argjendurina.
4. Pjesë e dytë e emërtimeve të përbëra për disa lloje bimësh. Bar argjendi bot. këputje. Lule argjendi bot.
NGRÍRË (i, e) mb. 1. Që është kthyer në akull; i mbuluar me akull; që është ngurtësuar nga të ftohtët; kund. i shkrirë. Ujë (vaj ulliri) i ngrirë. Borë e ngrirë. Xhama të ngrirë. Tokë e ngrirë nga ngrica.
2. Që është ngurtësuar e mbajtur në temperaturë të ulët për ta ruajtur nga prishja. Mish (peshk) i ngrirë. Fruta (perime) të ngrira kryesisht për dimër.
3. Që ka humbur ndjeshmërinë dhe aftësinë për të lëvizur nga të ftohtët. Me duar (me këmbë) të ngrira.
4. Që ka humbur aftësinë për të lëvizur; fig. që ka humbur shprehjen e gjallë, i pajetë. Shprehje (buzëqeshje) e ngrirë. Rri si i ngrirë. - Mos e mbaj trupin të ngrirë!
5. I shtrirë mirë e i bërë me kollë, që të rrijë drejt e pa rrudha; i hekurosur mirë (për veshjet). Me jakë të ngrirë. Me pantallona të ngrira.
6. I larë me ar e me argjend; i qëndisur me fije ari a argjendi. I ngrirë në ar (në argjend). Kobure e ngrirë në serm (në argjend).
7. fig. Që është ngrirë, që është bllokuar, që ia kanë ndaluar aktivitetin. Asete të ngrira. Faqe të ngrira përkohësisht.
✱Sin.: i akullt, akullor, i acartë, i cingërimtë, i akulluar, i ngritë, koçan, i kallkantë, i fortësuar, i ngurtësuar, i hupët, i mpirë, i goditur, i xhamtë, i gurtë, i pajetë, akull, acar, i topitur, i shtangur, i ngurtë, i shtangët, i shastisur, mermer, statik, i ngurosur, i pikur, i hekurosur, i mbërthyer, i kollarisur.
♦ Me *gjak të ngrirë. Me *zemër të ngrirë.
SËRMÁ,~JA f., vjet. 1. Fill i argjendtë a i artë për të qëndisur. Ka një jelek të punuar me sërma. Veshi fustanin e qëndisur me sërma. Punonte bukur me sërma.
2. Argjend. Zinxhir i larë me sërma. Në xhep mbante një sahat të larë me sërma. Unazën prej sërmaje e kishte kujtim nga e ëma.
✱Sin.: gjymysh, serm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë