Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MATRÍKU/LL,~LLI m. sh. ~J, ~JT 1. Numri serial vetjak i një ushtari a i një arme. Matrikulli ushtarak (i ushtarit). Matrikulli i armës (i pushkës, i automatikut, i topit).
2. Numri serial që i vendoset një kafshe, shpendi, peme etj.; regjistrim. Matrikulli i qenit (i lopës, i dhisë, i patave të egra). Medalja (pllaka) e matrikullit.
3. Pllakë, kartelë ose shirit i posaçëm me këtë numër serial që shërben për regjistrim. Numri i matrikullit.
4. kryes. vjet. Regjistër me numër rendor të veçantë, që përmban emrat e njerëzve që bëjnë pjesë në një grup a kolektiv të caktuar; regjistri që përmban emrat e kafshëve (me shenjat e tyre të posaçme) të një ferme blegtorale etj.; regjistri i armëve ose i armatimeve të një reparti ushtarak; zyra ku mbahet ky regjistër dhe ku bëhet regjistrimi. Oficeri (nëpunësi) i matrikullit. Zyra e matrikullit. U regjistrua në matrikull.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë