Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►PËRHÁP/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., zakon. sh. Largohemi në drejtime të ndryshme dhe mbushim një shesh a gjithë vendin.
2. vetv., vet. v. III Shtrihet në drejtime të ndryshme diçka që është e grumbulluar në një vend; zë gjithë vendin, pushton; prishet një grumbull, shpërndahet. U përhapën nëpër pyll (nëpër fushë). U përhap mjegulla. U përhap flaka (zjarri). Përhapën tingujt. Përhapet aroma e luleve. Përhapen rrezet e diellit.
3. vetv., vet. v. III Merr një shtrirje a përpjesëtim të gjerë, zgjerohet; kap edhe vende të tjera. Përhapet mbjellja në sera. Përhapet përdorimi i pajisjeve kompjuterike në mësim.
4. vetv., vet. v. III Kalon një sëmundje nga njëri tek tjetri, prek një shumicë njerëzish, mbartet, shtrihet. Sëmundjet ngjitëse përhapen shpejt.
5. vetv., vet. v. III Bëhet e ditur a e njohur për të gjithë ose për një rreth të gjerë njerëzish; përvetësohet nga një shumicë njerëzish; shtrihet, popullarizohet. U përhap fjala (lajmi) se... Përhapet përvoja e më të mirëve.
6. vetv. Shpërndahem e merrem me gjëra të tjera që nuk lidhen shumë me thelbin e një çështjeje; zgjatem për së tepërmi kur merrem me studimin, me shqyrtimin a me trajtimin e diçkaje; nuk përqendrohem në diçka, hapem. U përhap në hollësira (në gjëra të panevojshme). Punon shumë, po përhapet tepër.
7. pës. e PËRHÁP.
✱Sin.: shpërndahem, përndahem, hapem, shpërhapet, shpërderdhet, shkoqem, përshkoqem, përshkënditem, hallakatem, davaritem, zhdavaritet, tuhatem, damahushet, përbishtem, shqepem, shtrihem, zgjerohem, derdhem, bie, qarkullohem, shpërpallet, dal, shkon, vete, kalon, tërhapem, zgjerohem, përdegem, çakërdisem, pushtohem, shkapërderdhem, shprishem, zhvillohem, rritem, shtrapëzohet, dëgjohem, njihem, përvetësohet, popullarizohem, hapërdahem, zgjatem, hapem, tërhapem. shpërqendrohem, shtohem, tejçohet, tejshtrihet, rrezatohet, depërton, gëlon, jehon.
VËZHGÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur vëzhgoj a kur vëzhgohem. Vëzhgimi i një dukurie. Pikë vëzhgimi (usht.). Aeroplan (anije) vëzhgimi. Trupa vëzhgimi (usht.). Ndërpres vëzhgimin
2. Ajo që është vënë re a që vëzhgohet; ajo që paraqitet me gojë ose me shkrim (në trajtën e një punimi të shkurtër) pas një shqyrtimi të vëmendshëm e sistematik; gjurmim, hulumtim. Vëzhgime shkencore (gjuhësore, historike, astronomike, meteorologjike). Vëzhgime mbi mënyrën e jetesës. Vëzhgime mbi pjesëzat në gjuhën shqipe.
3. Kujdes; kontroll, mbikëqyrje. Është nën vëzhgimin e mjekut. Sera e perimeve ishte nën vëzhgimin e agronomit. Ishte nën vëzhgimin e policisë.
✱Sin.: mbikëqyrje, këqyrje, hetim, përgjim, vrojtim, ruajtje, kontroll, ndjekje, gjurmim, hulumtim, studim, shqyrtim.
ZI (i), ZÉZË (e) mb. 1. Që e ka ngjyrën si ngjyra e qymyrit, e blozës, e serës, e katranit etj., shkrumb, korb, sterrë; kund. i bardhë. Ngjyrë (bojë) e zezë. Rroba (këpucë, çorape) të zeza. Shami e zezë. Shirit i zi. Lesh i zi. Pe i zi. Mace e zezë. Dele (dhi) e zezë. I zi si korbi. Katran (korb, sterrë, pisë) i zi shumë i zi. Dërrasa e zezë dërrasë e posaçme e lyer me bojë të zezë, që përdoret në shkollë për të shkruar mbi të me shkumës. Sera e zezë rridhte nëpër vijën e ngushtë dhe mpiksej sa binte në ujë. Rri me shëndet, të lutem i harro, / Dhe leshrat e zeza mos i kujto. Një dash i zi me këmborë të madhe. Delja e zezë, e zezë do të ngordhë. (fj. u.). Delja e zezë s'bëhet kurrë e bardhë. (fj. u.). Dheu i zi e bën bukën të bardhë. (fj. u.). Delja e zezë e bën qumështin të bardhë. (fj. u.). Edhe pula e zezë bën vezë të bardhë. (fj. u.). Një krimb i zi, than një ulli. (fj. u.).
2. Pjesë e dytë e emërtimeve të pathjeshta për disa bimë, kafshë etj., që e kanë tërësisht a pjesërisht ngjyrën të zezë si ajo e blozës. Buburreci i zi (zool.). Delfini i zi (zool.). Dëllinja e zezë (bot.). Fasulja e zezë (bot.). Fiku i zi (bot.). Furrtarja e zezë (zool.). Karkaleci i zi (zool.). Kroma e zezë (bot.) sëmundje e zhardhokëve të patates. Kumbulla e zezë (bot.). Lakra të zeza (bot.). Mani i zi (bot.). Mëllenja e zezë (zool.). Miu i zi (zool.). Miza e zezë (zool.). Myku i zi (bot.). Nepërka e zezë (zool.). Pisha e zezë (bot.). Preshi i zi (bot.). Rrushi i zi (bot.). Sinapi i zi (bot.). Trëndafili i zi (bot.). Ulliri i zi (bot.).
3. Që ka ngjyrë të errët në krahasim me diçka a me dikë tjetër me ngjyrë më të çelur (të bardhë, të kuqe etj.); që ka qimet, pendët, lëkurën, kokrrat, fletët etj. në ngjyrë të mbyllët a të errët. Bukë e zezë. Tokë e zezë. Piper i zi. Kripë e zezë. Birrë e zezë. Me sy të zinj. Me flokë të zinj. Me lëkurë të zezë. Raca e zezë. Fosfori i zi. Metale të zeza hekuri, giza dhe çeliku. Metalurgjia e zezë metalurgjia që përpunon metalet e zeza. Kripore e zezë kripore ku nxirret kripa e zezë. Re të zeza. Syze të zeza. Natë e zezë. Laramania e zezë racë lopësh.
4. Që përmbajnë papastërti të ndryshme, që tërheqin jashtëqitjet dhe mbeturina të tjera; që ndërtohet për ujërat e papastra. Ujëra të zeza. Kanalet e zeza. Puset (gropat) e zeza.
5. fig. Që është plot fatkeqësi, vuajtje e mjerime; që sjell fatkeqësi e mjerim; i mjerë, i mjeruar, i mjerueshëm, i rëndë. Fati i zi. Jetë e zezë. Brengë (mynxyrë) e zezë. Kurbeti i zi. E kaluara e zezë. Ditë (orë) e zezë. Lajmi i zi. Ëndërr e zezë. Mendime të zeza. E Premtja e Zezë (e Madhe) (fet.) dita e varrosjes së Krishtit. Paraja e bardhë për ditë të zezë. (fj. u.). Burri në shtëpi-si kërcu i zi. (fj. u.).
6. fig. Që sjell të këqija a që ndjell të këqija; i keq. Zakon i zi. Era (juga e zezë erë e ftohtë, që fryn në dimër dhe që është e dëmshme për bimët. E ka zemrën të zezë. E ka shpirtin të zi. E mori plumbi i zi. I ka dalë nami i zi. Edhe lugati nuk është aq i zi sa e zografisin. (fj. u.).
7. fig. I mjerë, i shkretë; që është i vështirë e i rëndë; i errët. E zeza nënë (motër). I ziu baba (vëlla). E zeza nuse. I ziu burrë. Punë e zezë. Dimri i zi. Sheh anën e zezë të diçkaje. I ra një hije e zezë.
8. fig. Pjesë e dytë e emërtimeve të pathjeshta të disa sëmundjeve ngjitëse e të rënda. Fruthi i zi (i keq) (mjek). Iriqi i zi (mjek.) kanceri. Kokrra e zezë (e keqe) (mjek.) pika e diellit. Kolla e zezë (e keqe) (mjek.). Koqja e zezë (e ligë) (mjek.) plasja. Lija e zezë (mjek.). Mëlçia e zezë (anat.). Murtaja e zezë (mjek.). Puçrra e zezë (e keqe) (mjek.) plasja. Vdekja e zezë (mjek) murtaja.
9. fig. Që është a vepron kundër forcave përparimtare e demokratike; që bëhet nga forcat më të errëta të krimit. Terror i zi. Propaganda e zezë. Reaksioni i zi. Bandat e zeza.
✱Sin.: shkrumb, korb, skrop, abrash, kalesh, kaleshan, lëkurëzi, qimezi, korbash, llajush, golan, i sorrmë, sorrak, blozë, katran, sterrë, qymyr, pus, pisë, korb.
♦ *Ari i zi libr. Ishte bërë *pleh i zi (dikush). U bë *urë e zezë. I ra një *hije e zezë (dikujt). I doli *ujët e zi (uji i zi) (diçkaje). Sikur *ujë (ujë i zi) të dalë! thjeshtligj. *Dele e zezë keq. Hedh *cipën e zezë. Hoqi *pikën e zezë (dikush). Paç *faqen e zezë! mallk. E ka shpirtin të zi (zemrën të zezë) (dikush) është shpirtzi; e ka zemrën (shpirtin) sterrë; e ka zemrën (shpirtin) katran; kund. e ka shpirtin (zemrën) të bardhë. I lë *hije të zezë (dikujt a diçkaje). *Mace e zezë keq. U martua me *dheun e zi (dikush). E mbuluan *re të zeza (diçka). Me *ngjyra të zeza. I nxjerr *ujët e zi. Me *shpirt të zi (me zemër të zezë). I varen *re të zeza (mbi kokë) (dikujt a diçkaje). I vijnë (i bien) *re të zeza (dikujt a diçkaje).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë