Fjalori

Rezultate në përkufizime për “sepse”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AKËS

ÁKËS,~I m. sh. ~, ~IT bot. 1. (lat. Helichrysum) Lulja e kashtës.
2. Trëndelinë.
3. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për disa lloj akësish: Akësi ligatinor (lat. Gnaphalium uliginosum, Filaginella uliginosa). Akësi i palosur (lat. Helichrysum plicatum) lulja qershigël, lulja e qershisë, luleqershia, lulja aku, lulja gjerdhuqe, lulja sumbull. Akësi perlor (lat. Anaphalis margaritacea) bimë shumëvjeçare e familjes së luledielloreve që nxjerr lulebardha e të qëndrueshme, që përdoren për përgatitjen e buqetave dhe për dekorimendryshme, sepse ruajnë gjatë formën e ngjyrën e tyre; margarita e përjetshme.
Sin.: lulebukje, lulekashte, akje, sumbullare, margaritë.

ARAMË

ARÁMË,~T m. kryes. sh. Grup etnik semit që ka jetuar në Mesopotami, në zonën e Irakut, të Sirisë, të Iranit dhe në një pjesë të Turqisë së sotme, të cilët deri vonë kanë pasur shtetin e tyre e më pas janë bashkuar me popujt përreth, kurse sot janë pakicë dhe vazhdojnëjetojnërajonet e tyre, sepse shumë nga ata kanë emigruarPerëndim. Aramë autoktonë. Vendi i aramëve. Kultura e aramëve. Historia e aramëve.

ARË

ÁR/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT zool. 1. (lat. Ara) Shpendjetonvendenxehta me sqepverdhë, të gjatë e të kthyer nga poshtë, me pupla shumëngjyrëshe, që ka aftësishqiptojë fjalë duke imituar njeriun, që pjesën më të madhekohës qëndronpemë dhe ushqehen kryesisht me fruta, fara, sytha, nektar dhe polen, ndonjëherë edhe me insekte; papagalli ara. Arë e gjelbër (i kuq). Ara bishtgjerë. Pendë are. Zë are. Mëson si arë mëson përmendsh, në mënyrë mekanike. E përsërit si arë.
2. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për llojendryshmekëtij zogu: Ara ballerrët ara e zezë. Ara blu në të verdhë (lat. Ara ararauna) are e madhe, që ka aftësinë për të komunikuar me tjetrin përmes tingujve. Ara faqekuqe ara kokëkuqe. Ara e gjelbër (lat. Ara ambiguus) arë trupmadh dhe me pendët me ngjyrandryshme, të gjelbër, blu, të kuqe, që shquhet aftësilartë në nyjëtimin e fjalëve e në komunikim si dhe për aftësinë për t’u përshtaturmjedisendryshme. Ara kokëkuqe (lat. Ara rubrogenys) arë me trupin me ngjyrandryshme: blu, të gjelbër dhe portokalli, me kokën e kuqe, me krahëgjatë e me trupmbushur, që shquhet për aftësitë e komunikimit. Ara krahëgjelbër (lat. Ara chloropterus) ara me trupmadh e me ngjyrandezura, me ngjyrëgjelbërtrup, të kuqe dhe blu në krahë dhebardhënënsqetull, që shquhet aftësilartë në nyjëtimin e fjalëve dhekomunikim. Ara e kuqe dhe blu (lat. Ara macao) arë me trupmadh, me ngjyrandezura: të gjelbër, të kuqe dhe blu, që shquhet për aftësinë e lartë për të mësuar e për t’u përshtatur. Ara qafëblu (lat. Ara glaucogularis) arë trupvogëljetonzonat malore, me ngjyrë blu në qafë dhebrinjë, me pjesën e sipërmetrupitngjyrën e verdhë, që mbahet dhemjedise shtëpiake sepse është miqësor dhe krijon marrëdhëniengushta me njeriun. Ara ushtarake (lat. Ara militaris) shpend i madh krahëgjatë, me trup me nga ngjyrandezura: të zezë, të gjelbër dhekuqe, që shquhet për aftësinë për të mësuar e që jetontufamëdha; ara e zezë, ara e gjelbër. Ara e zezë (lat. Ara severus) arë me trupin me ngjyrë blu të errtë, të gjelbërkuqembyllur, me nënsqetullabardha, që dallon për aftësi për të mësuar dhe për të lidhur marrëdhëniengushta me njerëzit.

BALENË

BALÉN/Ë,~A f. ~A, ~AT 1. zool. (lat. Balaena) Kafshë gjitare shumë e madhe me trup si të peshkut, me gojë shumëgjerë e me fletëza të brirta në venddhëmbëve, që jetonoqeane e dete dhe gjuhet për mishin e për dhjamin e saj. Mish (vaj, dhjamë) balene. Gjuetia e balenave. Paraardhësit e balenës. Barku (qumështi) i balenës. Peshkaqen balenë. Balena ka trupngjeshur.
2. zool. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për disa llojekësaj kafshe deti. Balenë e bardhë (lat. Delphinapterus leucas) balenë me dhëmbë e ujërave veriore, me kokëvogël e me qafëlëvizshme, me fletë notueserrumbullakosura. Balenë me dhëmbë (lat. Odontocetus) balenë që ka dhëmbëvendpllakave të brirta, bellugë. Balenë pa dhëmbë balenë me mustaqe. Balenë e Groenlandës (balenë polare) balenë e ujërave të Arktikut. Balenë gungaçe (me gunga) (lat. Mesaptera novaeangliae) balenë me fletëgjata e të ngushta për të notuar, e quajtur kështu nga gjahtarët e balenave sepse e harkon kurrizin kur bën rrotullimin për t’u zhytur. Balenë hiperodon (lat. Hyperoodon) një nga dy llojet e balenave me sqep, që ushqehet kryesisht me butakë. Balenë e hirtë (lat. Eschrichtius gibbosus; Eschrichtius robustus) balenëngjyrëhirtë, me pullazbërdhulëta, pa dhëmbë, me shumë pllaka të brirta e të bardha në të dyja anët e nofullave, që gjendetujërat e ftohtaVeriut dhe ushqehet me karkaleca, krimba etj. Balenë e kaltër (lat. Balaenoptera musculus) lloji më i madh i balenave me gjatësi deri tridhjetë metra dhe me peshë deri njëqind e njëzet tonë, që gjallonujërat nëntropikale dhe polare në të gjithë botën. Balenë kokëmadhe (lat. Balaena glacialis) balenë pa dhëmbë e me kokështypur, me rreth dymbëdhjetë vija gjatësoregrykë dhegjoks, me kurrizhirtë e me barkbardhë, që gjendettufa pothuajse në të gjithë oqeanet e që ushqehet me karkaleca, me peshqvegjël etj. Balenë minki (lat. Balaenoptera acutorostrata) një nga dy llojet e balenavevogla, me kurrizmurrmë e me barkbardhë. Balenë me mustaqe (lat. Mysticeti) balenë e cilavenddhëmbëve ka pllaka brinake për filtrimin e ushqimit nga uji. Balenë me pendë (lat. Balaenoptera physalus) balenë me trupgjatë e hollak, derinjëzet e katër metra gjatësi, me ngjyrëhirtë e me barkbardhë, që ka një pllakë kockorevenddhëmbëve. Balenë me sqep (lat. Ziphius cavirostris) balenë me pllaka të brirta në venddhëmbëve, me turizgjatuar si sqep, që gjendet në të gjitha oqeanet.
3. bised. Një lloj purtekebëhet nga dhëmbët e kësaj kafshë, që epet e nuk thyhet dhe përdoret si fortesë për korsetë, për jakat e këmishëve etj. Balena për jaka këmishësh.
4. keq. Vajzë a grua me trup shumëmadh e të shëndoshë. Ka trup balene.

BATALLOHEM

BATALLÓ/HEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR bised. 1. vetv., vet. v. III Del nga përdorimi e bëhet i pavlefshëm, nuk hyn më në punë; prishet, dëmtohet, baçkalloset. U batallua parmenda.
2. vetv. Mbetem pa punë, sepsemungon diçka; nuk kam me çfarëpunoj. U batallova një ditëtërë.
3. fig., vetv. Hutohem, ngatërrohem, shastisem. U batallua nga lajmimori.
4. vetv. Fillojbëj diçka me vonesë; vonohem, ngalem, tororisem.
5. pës. e BATALLÓJ.
Sin.: prishet, dëmtohet, baçkalloset, hutohem, ngatërrohem, shastisem, vonohem, ngalem, tororisem.

BRESHKË

BRÉSHK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT zool. 1. (lat. Testudo hermanni) Kafshë e vogël zvarranike që e ka trupinfutur në një guaskë kockore pulla-pulla, e rrumbullakët lart dhe e sheshtë poshtë, që ka katër këmbëshkurtra dhe ecën shumë ngadalë. Breshkë toke. Breshkë uji breshkujëse. Breshkë kënete (deti). Gropë breshke. Vezë breshke. Samar (guaskë) breshke. Grurë breshke (bot.). Liri i breshkës (bot.). Lule breshke (bot.). Trëndafil breshke (bot.). Ecën si breshkë ecën shumë ngadalë. Si kokë breshke. - Po ç’shikon andej-këtej, / Moj breshk’ e ugareve? / Kërkoj udhën e s’e gjej, / O petrit i maleve. (folk.). S’ka fushë pa breshkë. (fj. u.). Lisitrrëzuar edhe breshka i hip përsipër. (fj. u.). Druan breshka se i mbarohet dheu. (fj. u.). Mos u sorollat si breshka në ujë. (fj. u.). E keqja vjen me këmbët e kalit dhe ik me këmbët e breshkës. (fj. u.). Pak nga pak e dalëngadalë, edhe breshka e hip malë. (fj. u.).
2. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për disa llojebreshkës. Breshkë deti (lat. Dermochelys coriaceae; Chelonia) lloj breshke e ujëravengrohta me guaskë brinake, me këmbëpërshtatura për të notuar, që mundqëndrojë për një kohëgjatë nën ujë e që ushqehet me kafshëvogla e bimë. Breshka guallbutë (lat. Eretmochelus imbricata) lloj breshke kryesisht ujore, me samarin e mbuluar me një shtresë lëkurebutë, me turizgjatur si feçkë për të marrë frymë kur trupin e ka nën ujë, me buzëtulta e të butambulojnë sipërfaqen e nofullave dheushqehet me insektet e ujit, me gaforrevogla e butakë. Breshkë kafshuese (lat. Chelydra serpentina) lloj breshke e ujëraveëmbla, që peshon rreth njëzet e pesë kg, me nofullafuqishmepajisura me kreshtamprehta brinore, sa mund të këputin gishtin e njeriut. Breshkë lëkurore (lat. Dermochelys coriaceae; Chelonia) breshkë deti me lëkurëtrashëvend të guallit të brirtë, që peshon deri gjashtëqind kg, me gjatësi deri dy-metra dhe me gjerësi një metër e gjysmë. Breshkë mali (lat. Testudo marginata) breshkë me guaskë kockorezezë, me pullazbërdhulëta, e përhapurviset e ngrohta të Ballkanit e që ushqehet me bimë. Breshkë me pllaka (lat. Testudo hermanni) breshkë deti me trup shumëmadh e me kokë si sqep, që rronoqeanet me ujërangrohta. Breshka qafëgjatë (lat. Chelodina longicollis) lloj breshke me qafëgjatë, pothuaj sa vetë gualli i saj, që bënmundur kapjen e presë, sepse merr frymë mbi sipërfaqen e ujit, ndërsa trupi i qëndron nën ujë. Breshkë toke breshkë e ugareve. Breshkë e ugareve (lat. Testudo hermanni) breshkë me guaskë kockore, me pulla ngjyrë kremi në të verdhë e me vijaerrëta, me gjatësi rreth një metër, që peshon rreth pesëdhjetë kg dheështë e përhapurviset e nxehta. Breshkë e zezë breshkë lëkurore.
2. zool. Breshkëz2.
3. mjek. Breshkëz3. E mjekonin për breshkë.
4. bot. Breshkëz4. Nga breshka e ullirit del fidani i ri.
5. bised. Lëvozhga e fortëmbështjell zakonisht kokrrat e disa pemëve (e lisit, e valanidhit etj); gujavë, gëzhojë. Breshka e valanidhit. Breshka e arrës përdoret për të ngjyer leshin.
6. det., bised. Një lloj çikriku për ngritjen e velave etj.
7. krahin., fig., keq. Grua e pazonja, e ngathëtpunë.
Ecën me *hapin e breshkës (dikush). Gjer në *gju të breshkës tall. I ka hipur breshkës (dikush) iron. ecën shumë ngadalë, vonohet shumë; punon shumë ngadalë, zvarritetpunë, nuk përparon shpejt. (E kërkoi) si breshka gozhdën (dikush) e kërkoi vetëkeqen; nuk e kuptoikeqen dhe nuk e shmangu, sikur e deshi vetë; (shkoi, vajti) si breshka te nallbani; (shkoi, vajti) si cjapi te kasapi; ngriti këmbën e nguli gozhdën; i ha koka për brirë (dikujt). *Kos breshke përçm. E ngriti këmbën si breshka (dikush) keq. shih (e kërkoi) si breshka gozhdën (dikush). Qesh *kërmilli kurrizin e breshkës iron. (Shkoi, vajti) si breshka te nallbani (dikush) e kërkoi vetëkeqen, vajti symbyllur tek e keqja; ç’kërkoi e gjeti; (e kërkoi) si breshka gozhdën; (shkoi, vajti) si cjapi te kasapi; (e kërkoi) si dhelprapazar; ngriti këmbën e nguli gozhdën.

CAJTNOT

CAJTNÓT,~I m. 1. Gjendja e një lojtari shahu, në të cilën ai nuk ka kohëmendohet për lëvizjet, sepse e ka shpenzuar pjesën më të madhekohës.
2. fig. Gjendja kur mungojnë mundësitë për t’i dhënë zgjidhje një pune a detyre. (Qeveria) ështëcajtnot. Cajtnot ekstrem (i skajshëm).

CALIK

CALÍK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Kacek, shakull. Calik vaji. Calik me verë. I fryrë si calik. Shpiem andej një calik djathë e na japin një dorë kripë. Bota i rrotullohej, sepse e shtynte vera e calikut.
2. Kacek fakëtari, gjyryk. Caliku i farkës.
3. Trastë e vogël prej lëkureregjur, që mbahet zakonisht nga barinjtë. Calik me bukë. Me calik e me fyell. Mori bukë dhe një calik ujë. Hapi calikun e qumështit.
4. Enë e veçantë prej llastikumbushet me ujë të nxehtë për të ngrohur një pjesëtrupit.
5. min. Hapësirëminierat e nëndheshme, që shërben për lidhur dy galeri; oxhaku i minierës.
Sin.: kacek, shakull, tarkaçe, anxhik.
U bëra calik shih u bëra daulle1.

DALLASHOJ

DALLASH/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR bised., kal. 1. Dallashit. E dallashoi punën.
2. Pengoj. Mos e dallasho punën e nisur, sepse gjithçka është tashmë e rregullt.

DAVA

DAVÁ,~JA f. sh. ~, ~TË bised. 1. Grindje e mosmarrëveshje ndërmjet dy a më shumë njerëzve. Ishindava me të. Bëri dava u grind. Gur-gur ngrihet kalaja, fjalë-fjalë niset davaja. (fj. u.). Kur s’ke ara në mal, mos bëj dava me çakejtë. (fj. u.).
2. Punë. Dava e vjetër. Dava boshe.
3. drejt., vjet. Ankim; gjyq. Bëri dava. Ngriti një dava. S’ka dava pa para .(fj. u.). Sherri do nge, davaja do para. (fj. u.).
Sin.: sherr, zënkë, grindje, mosmarrëveshje, telash, padi, gjyq.
Ha *bukën e vet e bën davanë e botës (dikush). E humbi davanë (dikush) s’fitoi gjë, nuk ia arriti qëllimit, doli humbës, dështoi; e humbi lojën. Ka dava Janina! zgjat shumë diçka, sepse ka vështirësi, nuk kryhet a nuk zgjidhet aq lehtë e aq shpejt.

DRU

DRU,~JA f. sh. ~, ~TË 1. Trung ose degë druri; pjesë e prerë nga trungu, nga degët ose nga rrënjët e drurëve a të pemëve, që përdoret për t'u djegur, për ndërtim etj. Dru e thatë (e njomë). Dru të prera (të çara, të sharruara). Dru të holla (të trasha, të gjata, të shkurtra). Dru ahu (dushku, shkoze, lisi). Fusha e druve. Makina e druve. Stivë drush. Një krah (një barrë) dru. Preu (çau) dru. Shkurtoi drutë. Ngarkon (shkarkon) drutë. U ndezën drutë. I hedh dru zjarrit. Një dru e shtrembër rrëzon (prish) gjithë stivën. (fj. u.). Bëj dru e digj, bëj hi e hiq. (fj. u.).
2. edhe fig. Shkop i trashë; hu, dajak, kopaçe. Drunjtë e gardhit. Drunjtë e qerres. Nguli një dru. E rrah me dru. Hëngri një dru të mirë. I dha (i hoqi) një dru. Kush ka tru, s’ha dru. (fj. u.).
3. Druri. Degët (rrënjët) e drusë. S’merr vesh druja. I vuri drunë derës. Drujazjarr, vihet nga e mbara. (fj. u.). Sa gjethe ka druja – aq halle ka gruaja. (fj. u.).
S’i bën drutë *të gjata (dikush). I do drutë *të shkurtra (dikush). Ashtu i do mushka drutë duhet bërë ashtu, sepse ashtu duhet; hapur, pa dredha; sipas kokës (i vënë) festen (dikujt). I gjeti mushka drutë keq. gjeti atë që kërkonte dikush, e pësoi siç e meritonte, mori përgjigjen a dënimin e duhur. Hëngri (mori) një dru (të mirë) (dikush) u rrah keq; u mund keq, humbi keqas (në një lojë, në një ndeshje, në një betejë etj.); hëngri dajak; hëngri kopaçe. I hedh dru zjarrit (dikush) e ndezshumë sherrin, bënmarrëveshjet e grindjet ndërmjet dy vetave a dy palëveacarohenshumë; i hedh benzinë zjarrit; luan (trazon) urët; shtyn (shkrep, ngacmon) urët. I dha (i hoqi) një dru (një hu) të mirë (të shëndoshë) (dikujt) e rrahu keq a e qortoi rëndë; e mundi keqas, e theu për turp; i dha (i hoqi) një dajakmirë; i dha (i hoqi) një hu të mirë; i hoqi një dredhë. I ka drutë *të thata (dikush). S’më lagen drutë nuk më prishet puna, nuk bëhem merak fare për diçka; s’e prish gjakun; s’e prish terezinë; aq më bën; s’më djersin veshi; nuk më prishet gjiza iron. bised. S’kish një dru të vriste miun (dikush) ishte shumë i varfër; s’kish zjarrvatër; s’kishte ku të lidhte kokrrën e kripës. Merr dru e digj, merr hi e hiq iron. shih digj dru e hiq hi! iron. Pëlcet *gur e dru (dikush). Pret dru e shet ashkla (dikush) është tahmaqar e dorështrënguar, kërkonnxjerrë sa më shumë fitime për vete; ka plot, por nuk të jep gjë. I pret drutë *shkurt (dikush). I pret drutë *të shkurtra (dikush). Shkurtoja drutë! (dikujt) mos ia zgjat më tej, preja shkurt (fjalët etj.). E shtroi (e shqepi, e zhdëpi, e ngordhi) në dru (dikë) e rrahu për vdekje; i theu dhëmbët; i nxori shkumë nga goja; e bëri për lemzë. I tregon drunë (dikujt) e kërcënon; e frikëson, duke e paralajmëruar për dhunë. I vuri drunë (dikujt) mospërf. e përzuri me të keq (nga shtëpia, nga një vend etj.); e përjashtoi (nga një organizatë, nga një mbledhje etj.); i vuri dajakun.

EDHE

EDHÉII lidh. 1. Përdoret për të lidhur dy përbërës të të njëjtit lloj në një fjali ose dy fjalibashkërenditura këpujore a shtuese; e, dhe. Nxënësit edhe mësuesit. Punojmë edhe mësojmë. Lexoj edhe dëgjoj muzikë. Ha edhe flet. Natën edhe ditën.
2. Gjithashtu, ashtu edhe. Si bleta edhe mjalti. (fj. u.). Sipas vendit edhe kuvendi. (fj. u.).
3. Përdoret për të lidhur dy fjalë të së njëjtës klasë (dy emra, dy folje, dy ndajfolje, dy mbiemra etj.) që tregojnë përsëritje ose vijimësi veprimi a gjendjeje, përforcimin e një tipari etj. (në lidhjet me bashkërenditje); e, dhe. Mirë edhemirë. Keq edhekeq.
4. Përdoret e përsëritur për të përforcuar kuptimin e dy mbiemrave, të dy emrave, të dy ndajfoljeve etj., zakonisht me kuptim shtues a kundërshtues; hem... hem. Edhe i aftë, edhe i ndershëm. Edhe sot, edhe nesër. Edhe për të sotmen, edhe për të ardhmen. Edhe për verë, edhe për dimër. Edheqorton, edhe të do. Edhe qeros, edhe fodull. (fj. u.). Edhe mishipiqet, edhe helli të mos digjet. (fj. u.).
5. Përdoret e përsëritur përpara emrave, mbiemrave, foljeve etj. që numërohen. I morigjithë me vete - edhe djalin, edhe çupat, edhe nënën, edhe gjyshin. Është e domosdoshme edhepunohet toka thellë, edhe të thërrmohen plisat.
6. Përdoret e përsëritur paranjëjtës foljegjithashtu përsëritet, për ta paraqitur veprimin a gjendjen si të pasigurt, të pavendosur etj. Edhe vjen, edhe s’vjen. Edhe e bën, edhe s’e bën.
7. Përdoret si pjesë e parë e shprehjeve lidhëzore lejorefjalitregojnë se diçka do të ndodhë, megjithëse ka rrethana penguese (edheqoftë se..., edhe po qe se..., edhe në..., edhe sikur..., edhe pse..., edhe sepse...). Tani nuk ka vlerë edheqoftë se vjen.
8. si kallëzues., mat. Shtojmë (kur mbledhim dy numra). Dhjetë edhe dy. Katër edhe katër bëjnë tetë.
9. si em. f. ~, ~JA f. sh. ~, ~bised., mat. Shenja e mbledhjes (+); plus.
Sin.: e, dhe, gjithashtu.

ELEKTROMAGNETIZËM

ELEKTROMAGNETÍZ/ËM,~MI m., fiz. 1. Degë e fizikësstudion lidhjet mes dukurive elektrike dhe dukurive magnetike. Studimet për elektromagnetizmin. Elektromagnetizmi mundshkaktojë çrregullime biologjike.
2. Magnetizëm i përftuar me anërrymës elektrike. Elektromagnetizmi dhe optika. Problemi i elektromagnetizmit qëndron, sepse është një ndotje e padukshme. Grimca që e përçon elektromagnetizmin.

EMËRHUMBUR

EMËRHÚMBUR mb. Që nuk i përmendetemri, që nuk kujtohet më. E arriti malësorin në fshatin emërhumbur. Etniciteti emërhumbur i arvanitasve. - Sepse emërhumbur mbete gjithë jetën, o njeri!

FORMALIZËM
FRAKSIONUAR

FRAKSIONÚAR (i, e) mb. 1. është ndarëpjesë përbërëse me distilim ose kristalizim. Komponime të fraksionuara.
2. pol. është fraksionuar nga shumica, sepse ka pikëpamjendryshme. Grup i fraksionuar.

FUSHË

FÚSH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Vend i rrafshët, i hapur a i gjerënatyrë, pa male e pa kodra dhe zakonisht pa pyje; hapësirë natyrore e sheshtë. Fushë e gjerë (e hapur). Fushë pjellore. Fushë e punuar (e mbjellë).
2. Copë toke e rrafshët dhe e kufizuar, që shërben për veprimtari sportive, ushtarake etj. dhe që ka pajisjet e nevojshme për këtë; shesh. Fushë futbolli (basketbolli, volejbolli, tenisi). Fushë aeroplanësh.
3. Pjesë tokepërmban lëndëndryshme minerare ose burime natyrore. Fushë qymyrgurore (naftëmbajtëse). Fushat e naftës.
4. Vendi ku zhvillohen veprime luftarake etj. Fusha e luftës (e betejës).
5. Sipërfaqe mbicilën bëhet ndonjë figurë. Fusha e një pikture. Fusha e qilimit. Fusha e orës.
6. fiz., filoz. Një nga trajtat kryesoreqeniesmaterieshapësirë ose në një pjesë të saj, që nuk ka masë prehjeje dheshfaqettipandryshëm. Fusha elektromagnetike. Fusha bërthamore. Fusha e gravitacionit.
7. fig. Lëmë i veprimtarisënjerëzve; sferë e veprimitdiçkaje. fushën e ekonomisë (e shkencës, e arsimit). Në të gjitha fushat.
8. muz. Hapësira midis dy vijave të pentagramit. Fushat e pentagramit.
9. Vendi zakonisht mbi tryezë, ku hidhen letrat e bixhozit ose gurët e një loje tjetër; përmb. tërësia e letravembeten mbi tryezë gjatë lojës. Marr (ngre) nga fusha. E mori (e mblodhi) gjithë fushën.
Sin.: fushore, rrafsh, rrafshinë, rrafshnajë, fushnajë, shesh, dystinë, truall, lëmë, sferë, degë.
Fushë me mina veprimtari me rreziqepapritura. U fushë (dikush) shih u tapë (dikush). T’u bëftë mali fushë! ur. qoftë e lehtë çdo punë për ty!, mos paç asnjë vështirësi a pengesë! E bëri fushë (dikë) ia morigjitha gjërat, e vodhi krejt, s’i la gjë në shtëpi, në dyqan etj.; e la gisht; e la me gishtgojë; e la kripë; e la trokë. E bën fushë me lule (diçka) e paraqit diçka shumëlehtë, sikur nuk ka asnjë vështirësi a pengesë për ta arritur ose për ta bërë; e bën shesh me lule; ia shtron me lule (dikujt); ia bën lëmë (dikujt); e bën livadh; ia bën bulevard (dikujt) libr. I bën malet fushë (dikush). 1. Është shumë i zoti, kapërcen edhe vështirësitë më të mëdha, ia arrin çdo qëllimi me këmbëngulje. 2. iron. I duket se çdo gjë është e lehtë, mendon se mund ta arrijë a ta bëjë diçka pa asnjë mundim, nuk i sheh a nuk i vlerëson drejt vështirësitë. Dolifushë (diçka) shih dolishesh (diçka). I duken malet fushë (dikujt) i sheh punët si shumëlehta, sepse nuk i njeh vështirësitë e pengesat dhe nuk e kupton gjendjen e vërtetë; i duken malet shesh (dikujt). Fushë (*tokë) djerrë. Fushë me mina (e minuar) gjendje, veprimtari a detyrë me shumëpapritura e me rreziqefshehura. fushën e nderit lart. atje ku e kërkon detyra e shenjtë, në luftën për atdhe, për liri etj. Fushë pamjeje (fusha e pamjes) mundësia për të parashikuar gjërat a për të vepruar në të ardhmen; hapësira a horizonti përpara diçkaje, fushëpamje. Gjeti (ka) fushëlirë (dikush) nuk e pengon askush e asgjë, e ka rrugënhapur për të vepruar lirisht e pa vështirësi; gjeti sheshlirë; ka fushë hapur. (Është) fushë nga mendja (nga mendtë, nga koka) (dikush) është fare i metë nga mendja, ka shumëmeta mendore, s’ka tru fare, është fare budalla; (është) fyell nga mendja (nga mendtë, nga koka). Ka fushëhapur (dikush) nuk ka pengesa për të bërë diçka, e ka rrugënlirë për të vepruar; gjeti (ka) fushëlirë. E ka gojën fushë (dikush) i kanë rënëgjithë dhëmbët, s’ka asnjë dhëmbgojë. E ka kokën fushë (dikush) është pa flokëkokë, është bërë fare tullac; e ka kokën tullë. E ka trurin (mendjen) fushë shpërf. nuk ka fare zgjuarsi, nuk ia pret fare, nuk është i aftë mendërisht. Ku është fushë bëhet breg fj. u. vështirësi mundlindin. *Kusia mbi prush e thëllëzafushë tall. I lë fushëlirë (dikujt a diçkaje) e lë të veprojë, të ndodhë a të shfaqet lirisht, nuk i nxjerr pengesa; i lë sheshlirë; i hap rrugën. Mori fushat (dikush) iku nga mundi; mori malet. E nxjerrfushë (diçka) shih nxjerrshesh (diçka). S'ka fushë pa breshka (fj. u.) s'ka gjë fare pa të meta.

GJAKHUPËS

GJAKHÚPËS,~I m. sh. ~, ~IT etnogr. 1. Ai që vritet dhe nuk mund t’i merret gjaku (sipas zakonithakmarrjes), sepse nuk i ka mbetur asnjeri nga fisi ose sepse nuk dihet vrasësi.
2. Ai që pret dikëbesë dhevritet (sipas kanunit) nga i gjithë fshati, pa të drejtën t’i merret gjaku.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.