Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BEFASÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Befasues. Ndodhi një rast i befasueshëm. Me sens të befasueshëm humori. Në mënyrë të befasueshme. Rënia ekonomike ishte disi e bafasueshme.
SENS,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Kuptim. Gjë që në njëfarë sensi të çudit. Nuk ka sens që ne sot vijmë këtu. Me sens pozitiv. Në këtë sens duhet parë.
2. Ndjesi. S'keni sensin e kohës. Nuk kishte sens humori. E tha me një sens ironie. Shkrimi kishte një sens kritik.
3. Drejtim. Rruga mund të jetë me një sens të vetëm lëvizjeje. Kishte trafik të rënduar në të dy senset e lëvizjes.
SHAKÁ,~JA f. sh. ~, ~TË dhe ~RA, ~RAT 1. Fjalë që thuhen mes shokësh a miqsh për t’u argëtuar, pa iu dhënë fjalëve peshën që kanë zakonisht; shprehje a fraza që i drejtohen dikujt për ta ngacmuar pa të keq; lojë e vogël, çapkënllëk a rreng, që i bëjmë dikujt për të qeshur me të, pa dashur ta fyejmë e pa ndonjë qëllim të keq. U mundua të bënte shaka të hollë (të zgjuar). Dëgjoi një shaka të rëndë (të trashë, të keqe). Bëri shaka pa kripë (pa vend). Ia ktheu me shaka. Qeshën me shakatë e tij. Fliste me shaka. Thoshte shpesh shaka. Ia tha për shaka.
2. Lojë, diçka që bëhet a thuhet për shaka, me sens humori; kuptim i gjërave në mënyrë sipërfaqësore, pa u thelluar në domethënien e plotë të tyre, qëndrim jo aq i matur e i përmbajtur. E merrte për shaka. Shaka s’i thonë! Në fillim e mori si shaka. Po të ngjan si shaka?!
✱Sin.: hokë, mahi, ojnë, hajgar, qesëndi, rrekë, shpoti, tallje, gazele, rrurëz, rrekë, rrome, të qeshur, qeshje, e qeshur, lojë, humor, gaz, qatër, qyfyr, gallatë, romuz, gaxhi, adër, jarani.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë