Fjalori

Rezultate në përkufizime për “sendor”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

JOLËNDOR

JOLËNDÓR,~E mb. 1. Që nuk është i përbërë nga ndonjë lëndë a substancë, që s’është lëndor.
2. Që nuk ka të bëjë me lëndën, që nuk i përket ndonjë lënde.
3. filoz., psikol. Që është vetëmndërgjegje, që vetëm përfytyrohet mendërisht, që s’është material a sendor, ideal.
Sin.: josendor, jomaterial.

LËNDOR

LËNDÓR,~E mb. 1. filoz. përbëhet nga lënda e që kapet me anëshqisave, që lidhet me lëndën; kund. jolëndor. Bota lëndore. Ka përbërje lëndore. Pikë lëndore (materiale) (mek.) trup me përmasapapërfillshme, që ka të gjitha veçoritë e materies. Provë lëndore (materiale) (drejt.) send a diçka tjetër konkretemerret si dëshmi për të vërtetuar krimin ose për të përcaktuar njeriun që e ka kryer atë.
2. Që lidhet me gjendjen a me mjetet materiale e financiare; material. Burimet lëndore, Gjendja lëndore. Ndihmë lëndore. Dëm lëndor. Interesa lëndore.
3. lidhet me sende e me vleratjerakrijuara nga njeriu për nevojat e jetesës, material (në kundërvënie me diçka shpirtërore). Kultura lëndore. Jeta lëndore.
4. Që ka të bëjë me lëndët mësimore dhe me vetë përmbajtjen e tyre. Ngarkesa lëndore. Çështje lëndore e metodike. Planet lëndore të tremujorëve.
5. libr. Që ka të bëjë me lëndën e drurit dhe me mundësitë për të dhënë lëndë druri. Fuqia lëndore e pyjeve.
6. gjuh. shënon një lëndë ose një send; që shënon nga ç'lëndë është bërë diçka; që ka të bëjë me pjesën themelorefjalës dhe jo me trajtat e saj gramatikore, leksikor. Emër lëndor emërshënon një lëndë (p.sh. mish, brumë, vaj, dyllë). Mbiemër lëndor mbiemër që e cilëson një send, duke shënuar se nga ç'lëndë është bërë (p.sh. i gurtë, i drunjtë, i hekurt, i misërt). Kuptimi lëndor i fjalës kuptimi i temësfjalës, kuptimi leksikor (për ta dalluar nga kuptimi i pjesës trajtëformuese).
7. mat. shoqërohet me njësinë e matjes ose me njësitë e sendevenumëruara, konkret. Numër lëndor. Madhësi lëndore.
Sin.: i perceptueshëm, material, sendor, mësimor, drusor.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.