Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AKTUALIZÚAR (i, e) mb. Që është aktualizuar, që është aktual, i ditëve tona, i sotëm i përtashëm; bashkëkohor, modern, i jetësuar, i përshtatur me realitetin e sotëm, i sjellë në gjendjen më të re. Të dhëna të aktualizuara. Ngjarje e aktualizuar. Përvojë e aktualizuar. Kompjuter i aktualizuar. Versioni i aktualizuar i aplikacionit. Program mësimor i aktualizuar me metoda moderne. Janë aktualizuar mendimet e mia.
✱Sin.: i përtashësuar, i përditësuar, i përshtatur, i bashkëkohorizuar, modern, i modernizuar, i jetësuar, i sendërtuar, i realizuar, i zbatuar.
ARRÍTUR (i, e) mb. 1. Që është bërë, që është kryer, që është arritur. Mesatarja e arritur. Shkalla e arritur. Përqindja e arritur.
2. Që është bërë mirë; i gjetur mirë, i goditur. Vepër e arritur. Figurë e arritur. Artistikisht i arritur.
3. fin., vjet. Që e ka mbushur afatin e caktuar, që i përket një periudhe të përfunduar. Interesat e arritur. Kamata e arritur.
✱Sin.: i mbërritur, i kryer, i përfunduar, i arrirë, i mundur, i sendërtuar, i realizuar, i kapshëm, i gjetur, i goditur.
PASENDËRTÚAR (i, e) mb. Që nuk është sendërtuar, që nuk është mishëruar; kund. i sendërtuar. Mendim i pasendërtuar.
SENDËRTÚAR (i, e) mb. Që është sendërtuar. Frymëzim i sendërtuar poetikisht. Interesat e tyre i quajnë të sendërtuara. Vetëvendosjen e kemi shpallur të sendërtuar.
✱Sin.: i përmbushur, i plotësuar, i zbatuar, i konkretizuar.
ZBATÚAR (i, e) mb. 1. Që është zbatuar; i përmbushur, i realizuar. Porosi e zbatuar. Detyra të zbatuara. I zbatuar rrallëherë. Program i zbatuar. Ligje të zbatuar. Skenar i zbatuar për herë të parë.
2. libr. Që është vënë në përdorim për nevoja a për qëllime praktike, që ka gjetur zbatim praktik. Artet e zbatuara. Fizika (mekanika) e zbatuar. Gjuhësia e zbatuar. Art i zbatuar popullor. Departamenti i Informatikës së Zbatuar.
✱Sin.: i plotësuar, i përmbushur, i sendërtuar, i kryer, i realizuar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë