Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BIDÁT,~I m. sh. ~E, ~ET bised. 1. keq. Diçka e shpikur, sajim, sajesë. - Ç’është ky bidat? Bidat i mirë.
2. etnogr. Zakon i ri a praktikë e re që vjen në kundërshtim me të mëparshmen; mënyrë sjelljeje e re. Mos qit bidate pa nevojë. Bidat i ri në katund të vjetër. (fj. u.).
✱Sin.: sajesë, sajim, sendërgji, sendërgjim.
SENDËRGJÍ,~A f. Diçka e krijuar me mjete të stërholluara, jo në mënyrë të natyrshme e të vetvetishme; mjet i sajuar për të zëvendësuar diçka të natyrshme ose për të mbuluar ndonjë cen trupor etj. S’la sendërgji pa përdorur. Stil plot me sendërgji (let.) stil me shprehje të panatyrshme, me stoli të tepruara. Mund ta shikojë sendërgjinë e tij me sy.
✱Sin.: sajim, trillim, stisje, shpikje, krijim, ngjizje, sendërgjim, pjellë, gatim, gatitje, e paqenë, pavërtetësi, mosqenie.
SENDËRGJÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur sendërgjoj a sendërgjohet. Nën diellin zhuritës mendja i bënte sendërgjime. I shkojmë ditët gjithë me sendërgjime. Këto janë sendërgjime të autorit.
2. Diçka e trilluar dhe e shpikur nga mendja. Janë të gjitha sendërgjime. Krejt këto janë sendërgjime të mendjes. Një sajesë, si të thuash një sendërgjim. Nuk ishte veçse sendërgjim.
✱Sin.: sajim, trillim, stisje, shpikje, krijim, ngjizje, sendërgji, pjellë, gatim, gatitje, e paqenë, pavërtetësi, mosqenie.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë