Fjalori

Rezultate në përkufizime për “seminar”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DYJAVOR

DYJAVÓR,~E mb. 1.zgjat dy javë, që kryhet brenda dy javësh. Seminar dyjavor. Pushim dyjavor.
2.del çdo dy javë, që del një herë në dy javë, i përdyjavshëm. Revistë (gazetë) dyjavore.

INSTRUKSION

INSTRUKSIÓN,~I m. sh. ~E, ~ET libr. 1. Udhëzimduhet ndjekur, shpjegime e sqarimejepen për një çështje, për një punë etj.; përmbledhje rregullash, udhëzimesh etj., që duhen zbatuar kur kryhet një punë, kur përdoret një aparat etj.; libër, fletore etj. që përmban këto rregulla e udhëzime. Instruksion i hollësishëm. Instruksione teknike. Në bazë të instruksioneve. Jap (marr) instruksione.
2. usht. Seminar, mësim a stërvitjebëhet për përgatitjeposaçme në një degëcaktuar; përgatitja e posaçme në një shkollë ushtarake, në një kurs etj. Instruksion për zbulues. Shkolla e instruksionit. Qendër instruksioni.
Sin.: udhëzim, përgatitje.

NJËJAVOR
PRAKTIK

PRAKTÍK,~E mb. 1. Që ka të bëjë me veprimtarinë konkretenjerëzve për shndërrimin e natyrës e të shoqërisë dhe për prodhimin e të mirave materiale; që bëhet duke marrë parasysh praktikën; që i përket praktikës, i praktikës. Veprimtari (punë) praktike. Të dhëna praktike. Trajtim praktik. Zgjidhje praktike.
2. Që ka të bëjë me mjedisin, në të cilin jeton e punon njeriu; që lidhet me jetën, me punën, me prodhimin, me kërkesat e mundësitë për të kryer diçka; që del nga praktika, që fitohetpraktikë. Nevoja (mundësi) praktike. Shprehi (përvojë) praktike. Këshilla praktike për nënat e reja.
3.lidhet me praktikën e një shkence ose me punën e organizuarshkollës për të ngulitur e për të zbatuar njohuritë teorike, për të fituar shprehicaktuara, për të rritur përvojën etj.; që ka për qëllim përgatitjen e njerëzve për një punë konkrete, përvetësimin e një mjeshtërie etj. Njohuri praktike. Lëndë praktike. Mekanika praktike. Kurs (mësim, seminar) praktik. Ushtrime praktike.
4.lidhet vetëm me praktikën e diçkaje; konkret. Ana praktike e një çështjeje. Mënyrë praktike.
5.përvetësohet, përdoret ose zbatohet lehtëpunë e në jetë për arsyevetive e cilësivemira që ka; i dobishëm, i volitshëm; doracak. Mjet praktik. Metodë praktike.
6. Që ka përvojëjetë e në punë dhe është i aftë e i shkathët t’i zgjidhë mirë detyrat. Njeri praktik.
7. Që nuk merret me teorizime, që i sheh gjërat nga ana e dobisë konkrete. Është shumë praktik.
Sin.: i përshtatshëm, i volitshëm, i dobishëm, doracak, i shkathët.

PUNËTORI

PUNËTORÍ,~A f. sh. ~, ~TË libr. 1. Tërësia e punëtorëve të një ndërmarrjeje, të një vendi etj., punëtorët; klasa punëtore. Punëtoria shqiptare. Punëtoria e minierave. Përfaqësuesi i punëtorisë.

2. Repart pune në një ndërmarrje prodhimi (të veshjeve, të këpucëve etj.); punishte. Punëtoria ushtarake. Hyripunëtori.

3. Seminar informues dhe edukues që mbështetet në diskutime dhe aktivitete ndërvepruese, zakonisht me një numër jo të madh njerëzish. Organizuan një punëtori për teknikat bazë të vizatimit.

Sin.: punishte, punëtore, repart, seminar.

SEMINAR

SEMINÁR,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Mësim kryesishtshkollat e larta, ku studentët diskutojnë rreth një teme a një vepre. Orët e seminarit. Nuk kishte folur fareseminare. Tema do të trajtohej gjerësishtorët e seminarit.
2. Mësimezhvillohen me grupeperiudhashkurtra për ngritjen profesionale ose për kualifikimin e mëtejshëmpunonjësve. Seminar dyditor. Seminar me mësuesit. Organizoi një seminar. Merr pjesë në një seminar.
3. Shkollëpërgatit priftërinj. Kishte mbaruar studimetseminar. Ndoqi seminarin.

SEMINARIST

SEMINARÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që ndjek një seminar. Seminaristët ndiqnin me vëmendje trajnuesin. Në fund seminaristët morën certifikata. Ngjalli interesin e seminaristëve.
2. Nxënës i një seminari fetar. Uniforma e seminaristëve. Diplomimi i seminaristëve të rinj.

SEMINARISTE

SEMINARÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajondjek një seminar. Seminaristet u bashkuanoborr. Nuk kishte shumë seminariste.

VLEFSHËM

VLÉFSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që ka vlerë, që hynpunë, i çmueshëm, i dobishëm. Punë (vepër) e vlefshme. Gjë e vlefshme. Mendim i vlefshëm. Është i vlefshëm.
2. vlen, që i plotëson kërkesat e duhura, që pranohet. Ndeshje e vlefshme për Kupën e Republikës. Seminar (konferencë) e vlefshme.
3. zyrt. Që është bërë e plotësuar sipas rregullave dhe kërkesaveduhura; që ka vlerëplotë e që pranohet si i tillë sipas ligjeve e rregullavefuqi. Dokument i vlefshëm. Çek i vlefshëm. Fletëvotime të vlefshme.
Sin.: i vlershëm, i vlertë, i vyer, i vyeshëm, i çmueshëm, flori, xhevahir, i dobishëm.

XHAKONI

XHAKONÍ,~A f., fet. 1. Kohakalon xhakoniseminar a në shkollën fetare para se të bëhet prift. Koha e xhakonisë.
2. Titulli dhe puna e xhakonit.
3. përmb. Tërësia e xhakonëve, xhakonët.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.