Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
SEMAFÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Pajisje e posaçme me dritë të kuqe, të verdhë e të gjelbër në udhëkryqe e në stacionet e trenave për të dhënë shenjën e lëvizjes së mjeteve e të këmbësorëve. Dritat e semaforit. Ndalo kur ndizet drita e kuqe në semafor. Po prisnim në semafor.
2. det. Pajisje e veçantë, e vendosur në një vend të lartë në bregdet për t'u dhënë shenja me dritë anijeve. U ndez semafori.
SHENJËDHËNËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Pajisje e sinjalizimit rrugor, me drita dhe ngjyra; semafor. U ndez shenjëdhënësi. Shenjëdhënësi ishte me ngjyrë të kuqe. Shenjëdhënësi nuk po punonte.
2. Punëtor që bën shenjat që drejtojnë lëvizjet e trenave. Punon si shenjëdhënës. Shenjëdhënësi nuk ishte në vendin e caktuar kur u përplas treni.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë