Fjalori

Rezultate në përkufizime për “selvi”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

QIPARIS

QIPARÍS,~I m. sh. ~A, ~AT bot. 1. Dru halor me trunggjatë e të drejtë dhe me një majëzgjatur, me gjethevogla luspake përherëblerta, që bën disa boçevogla e të forta; selvi. Qiparis i moçëm. Dru qiparisi.
2. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për disa lloje drurësh. Qiparis horizontal (lat. Cupressus horizontalis). Qiparis i kënetës (lat. Taxodium distichum, Cupressus disticha) selvia e kënetave. Qiparis femër qiparis horizontal. Qiparis mashkull (lat. Cupressus sempervirens pyramidalis) qiparisi piramidal. Qiparis i bardhë (lat. Cupressus thyoides, Chamaecyparis thyoides). Qiparis lavjerrës (lat. Cupressus lusitanica). Qiparis lotues (lat. Cupressus funebris, Chamaecyparis funebris). Qiparis piramidal.

SELVI

SELVÍ,~A f. sh. ~, ~TË bot. (lat. Cupressus sempervirens) Dru i familjes selviore, që arrin lartësinë deri 30 m, me kurorëngushtë piramidale, të ngjeshur, me trungdrejtë, me gjethetrajtë mëlluge farevogël 1-2 mm shumëngjeshura për degësh, me erë rrëshire kur fërkohen, me lulet mashkullorevendosuragathëverdhemë, me lule femëroreblerta, të grumbulluaragathë. Selvitë e varrezave. Përdor dru selvie. Bëj shëtitjekodrat me selvi. E ka trupin si selvi e ka trupinhedhur, të drejtë dhehijshëm.
Sin.: qiparis, selvojë.

SELVOJË

SELVÓJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Selvi; qiparis. Fshat i rrethuar nga kodra me selvoja.

SHTAT

SHTAT,~I m. 1. Trupi i njeriut nga koka deri te këmbët; lartësia e trupitnjeriut. Me shtat mesatar (të madh, të lartë). Me shtathedhur (të derdhur, bukur). I shkurtër nga shtati. E ka shtatin si selvi. M'u ngjeth (m'u rrëqeth) shtati. I rrinë rrobat pas shtatit. I dha shtatit përpara. Të pushon shtati.
2. Lartësia e kërcellit a e trungut të një bime. Bimë me shtatshkurtër. Bar me shtatulët.
I bie (i shkon) për shtat (dikujt). 1. I rri mirë pas trupit, i përshtatet (një petk). 2. I pëlqen, i leverdis; i interesonndodhë diçka a të flitet kështu; i vjen për shtat; i vjen (për) mbarë; i vete (i shkon) pas oreksit; i vjen pas midesë; i vjen për osh. 3. I shkon, i përshtatet; i ka lezet; përputhet me dëshirat a me shijet e dikujt; i ka hije. M’u drodh *këmisha (në trup, në shtat). Hëngri shtatin (dikush) u tërhoq, u mblodh, nuk flet, nuk vepron a nuk kërkon më. Hedh (lëshon) shtat. 1. (dikush). Rritet, bëhet më i gjatë, zgjatet; lëshon trup; hedh (lëshon) bojë; lëshon hijeI. 2. (diçka). U forcua, u zhvillua, u rrit. 3. (diçka). U ngritlartë, u më i lartë (për një ndërtesë etj.). I ka hyrë shtatishtat (dikujt) është tretur dhe është dobësuar shumë nga sëmundja, ka mbetur gjysmë njeriu; është rrëgjuar fare nga trupi, është mbledhur grusht. M’u ngjeth (m’u rrëqeth) shtati (*trupi). Shtati (*trupi) pyll e mendja fyell. I vjen për shtat (dikujt). 1. Ashtu i duhet diçka, ashtu e do, i përshtatet, i leverdis; i jep dorë. 2. Bën siç do dikush, i plotëson çdo dëshirë; nuk e mërzit; i shkon pas qejfit; i vete (i shkon) pas oreksit. 3. shih i bie (i shkon) për shtat2 (dikujt).

SHTATSELVI
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.