Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PASELEKSIONÚAR (i, e) mb. Që nuk është i seleksionuar; kund. i seleksionuar. Fidanë të paseleksionuar. Djegia e paseleksionuar e mbetjeve. Të dhëna të paseleksionuara për epideminë (për pandeminë).
SELEKSIONÚAR (i, e) mb. Që është seleksionuar. Ishin djegur vetëm disa shtëpi të seleksionuara. Është kultivar me origjinë vendi, i seleksionuar dhe i kultivuar prej shekujsh. Një libër i poezisë arvanitase i seleksionuar nga krijimet gojore.
✱Sin.: i zgjedhur, i përzgjedhur, i kualifikuar.
SKARTÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që duhet hequr, duhet seleksionuar. Punëtorët po eliminonin të gjitha kutitë e skartueshme.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë