Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
SELEKSIONÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur seleksionoj a seleksionohet. Seleksionimi i artikujve për eksport. Seleksionimi i mineraleve. Seleksionimi i elementëve më të mirë në ekip. Trajnerët bënë seleksionimin.
2. bujq. Përmirësimi i llojeve të bimëve e i racave të kafshëve shtëpiake, duke zgjedhur e kryqëzuar individët me tiparet më të mira. Seleksionimi natyror (biol.) ruajtja e bimëve dhe e kafshëve, që u përshtaten më mirë kushteve të jetesës, të cilat ndryshojnë me kalimin e kohës. Seleksionimi artificial. Seleksionimi i bimëve industriale.
►SELEKSION/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës. e SELEKSIONÓJ. Këto skuadra u seleksionuan për në finale. Mund të seleksionohet për fazën tjetër. Kështu seleksionohet fara.
✱Sin.: zgjidhet, përzgjidhet, kualifikohet.
SELEKSIONÚESH/ËM (i),~ME (e) mb. Që mund të seleksionohet. Këtu mund të ketë artikuj të seleksionueshëm. Një mutacion i seleksionueshëm.
✱Sin.: i zgjedhshëm, i përzgjedhshëm, i kualifikueshëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë