Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ASORTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET libr. Përzgjedhja dhe klasifikimi i diçkaje sipas llojeve, përbërësve ose elementeve të tjera të përbashkëta apo të lidhura mes tyre në një mënyrë të caktuar; lloje të ndryshme të produkteve dhe tërësia e tyre që ofrohet në shitje. Asortimi i depos. Asortimi i produkteve ushqimore. Asortimi i të dhënave dhe i shënimeve në kompjuter. Asortimi i veshjeve në dollapë. Asortim i mallrave në shitore (librari, barnatore etj.).
✱Sin.: rregullim, grupim, përzgjedhje, sistemim, klasifikim, seleksionim.
PËRZGJÉDHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përzgjedh a përzgjidhem. Përzgjedhja e frutave. Përzgjedhja e vrapuesve më të mirë.
2. bujq. Përmirësimi i llojeve të bimëve e i racave të kafshëve shtëpiake duke zgjedhur e kryqëzuar individët me tiparet më të mira. Përzgjedhja artificiale.
3. biol. ruajtja dhe zhvillimi i bimëve e i kafshëve, që u përshtaten më mirë kushteve të jetesës, të cilat ndryshojnë me kalimin e kohës. Përzgjedhja e bimëve mjekësore.
✱Sin.: zgjedhje, seleksionim.
VETVETÍU ndajf. 1. Pa ndërhyrje e pa shtysë të jashtme, pa ndikimin e dikujt a të diçkaje, në mënyrë të pavarur; vetiu. U ndez vetvetiu. U thanë gjethet vetvetiu. Mbin vetvetiu. U bind vetvetiu.
2. Në mënyrë të pavarur, pa u kushtëzuar nga diçka tjetër; në rrethana të natyrës, në mënyrë të natyrshme; objektivisht. Seleksionim që bëhet vetvetiu. Materia ekziston vetvetiu.
✱Sin.: vetë, vetiu, natyrshëm.
♦ Del (vjen) vetvetiu (diçka) kuptohet pa ndonjë vështirësi, është diçka që ndodh natyrshëm, nuk ka nevojë për arsyetime, vetëkuptohet; dihet; merret vesh; s’do mend; ta merr (ta pret) mendja.
ZGJÉDHJ/E,~AI f. sh. ~E, ~ET 1. Përzgjedhje. Zgjedhje e kujdesshme. Zgjedhja e farës. Zgjedhja e mikut. Po bën zgjedhjen e ngjyrave. Zgjedhja e fjalëve.
2. Vendimi për të caktuar diçka që më pëlqen a që më duket më e mirë. Zgjedhja e së drejtës të studimit. Zgjedhja e vendit të punës. Zgjedhja e rrugës së jetës. Zgjedhje e karrierës. Zgjedhje e stilit të jetesës.
3. Dhënia e mendimit të zgjedhësve dhe shprehja e vullnetit të tyre me anë të votimit për ata që duhet të zgjidhen si përfaqësues në organe drejtuese, detyra shtetërore, shoqërore etj. Zgjedhje demokratike. Zgjedhje të lira. Zgjedhje parlamentare (të përgjithshme, të pjesshme) (drejt.). Zgjedhje të parakohshme (drejt.). Zgjedhje lokale. Fushata e zgjedhjeve. U bënë (u zhvilluan) zgjedhjet. Morën pjesë në zgjedhje. E drejta e zgjedhjes e drejta e shtetasit për të zgjedhur a për t'u zgjedhur. Pjesëmarrje e lartë (e ulët) në zgjedhje.
✱Sin.: përzgjedhje, seleksionim, qëmtim, votim,
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë