Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MOSSEKUESTRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Situatë në të cilën nuk sekuestroj diçka ose kur nuk sekuestrohet diçka; pamundësi, paaftësi ose kundërshtim për të sekuestruar diçka; kund. sekuestrim. Mossekuestrimi i objekteve të ndërtuara pa leje.
PASEKUESTRÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk është i sekuestrueshëm; që nuk mund të sekuestrohet; kund. i sekuestrueshëm. Pasuri e patundshme e pasekuestrueshme.
SEKUESTRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET drejt. Veprimi kur sekuestroj a sekuestrohet. Sekuestrimi i pasurisë. Sekuestrimet paraprake. Në këto raste jep vendimin për sekuestrim. U bënë disa sekuestrime.
✱Sin.: konfiskim, shtetëzim, shpronësim.
►SEKUESTR/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR drejt., pës., vet. v. III e SEKUESTRÓJ. I sekuestrohet pasuria. Ky mall u sekuestrua nga policia. Këto duhet të ishin sekuestruar.
✱Sin.: konfiskohet, shtetëzohet, shpronësohet.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë