Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DORËVËNI/E,~A f., drejt., vjet. Ndalimi a kthimi në pronë shtetërore i pasurisë së një të dënuari; sekuestrim.
MOSSEKUESTRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Situatë në të cilën nuk sekuestroj diçka ose kur nuk sekuestrohet diçka; pamundësi, paaftësi ose kundërshtim për të sekuestruar diçka; kund. sekuestrim. Mossekuestrimi i objekteve të ndërtuara pa leje.
SEKUESTRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET drejt. Veprimi kur sekuestroj a sekuestrohet. Sekuestrimi i pasurisë. Sekuestrimet paraprake. Në këto raste jep vendimin për sekuestrim. U bënë disa sekuestrime.
✱Sin.: konfiskim, shtetëzim, shpronësim.
SEKUESTRÚES,~I m. sh. ~, ~IT drejt. Ai që është ngarkuar të bëjë një sekuestrim sipas ligjit. Sekuestruesit morën në dorëzim objektin. Mjeti tani është në duart e sekuestruesve.
✱Sin.: konfiskues, shtetëzues, shpronësues.
SEKUESTRÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET drejt. Ajo që është ngarkuar të bëjë një sekuestrim sipas ligjit. Sekuestruesja mori dosjen. Bllokimin e mjetit e bëri sekuestruesja.
✱Sin.: konfiskues, shtetëzues, shpronësues.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë