Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DYTËSÓR,~E mb. 1. Që vjen pas një tjetri dhe varet prej tij, që përcaktohet nga një tjetër; kund. parësor.
2. Që është në vend të dytë; që është i dorës si dytë, më pak i rëndësishëm. Problem dytësor. Çështje dytësore. Prashitje dytësore (bujq.).
3. si em. m. e f. Sipas kuptimit 2 të mbiemrit.
✱Sin.: i dytë, sekondar, anësor, i përanshëm, jokryesor, plotësues, periferik.
SEKONDÁR,~E mb., libr. 1. Që vjen pas një tjetri dhe varet prej tij, që përcaktohet nga një tjetër. Proceset primare dhe sekondare. Nga përcaktimi i cilësive sekondare. Kompania kishte një seli sekondare.
2. Që është në vend të dytë; që është i dorës si dytë, jo kryesor. Dukuri sekondare. Kjo është çështje primare, të tjerat janë sekondare. Atë e kishin objektiv sekondar.
✱Sin.: dytësor, i përanshëm, jokryesor, plotësues, jothelbësor, i parëndësishëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë