Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PRÉKSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që mund të preket me dorë a me diçka tjetër; që mund të kapet nga shqisa e të prekurit; kund. i paprekshëm. Vetitë e prekshme të sendeve.
2. Që mund ta zërë një sëmundje; që mund të cenohet lehtë; kund. i paprekshëm. I prekshëm nga sëmundjet. Ky lloj rrushi është shumë i prekshëm nga hiri. Bimë e prekshme nga bryma.
3. Që ndikohet lehtë nga diçka, që i nënshtrohet lehtë veprimit e ndikimit të diçkaje, e cila mund të lërë gjurmë; kund. i paprekshëm.
4. fig. Që preket në ndjenja a fyhet shumë lehtë; që shqetësohet shumë shpejt.
5. fig. Që nuk duron fare, që mallëngjehet shumë lehtë; që i vjen keq për këdo e për gjithçka, shumë i ndjeshëm; kund. i paprekshëm. Njeri i prekshëm. Vajzë e prekshme. Zemër e prekshme.
6. fig. Që të prek; prekës, i thekshëm. Ndarje e prekshme. Çast i prekshëm. Fjalë të prekshme. Histori e prekshme.
7. fig. Që kapet a kuptohet lehtë; i dukshëm e i qartë. Problem i prekshëm nga të gjithë. Përmirësim i prekshëm.
✱Sin.: i ndjeshëm, emocional, cipëhollë, zemërbutë, prekës, i dukshëm, i perceptueshëm, i cenueshëm, i dëmtueshëm, i ndikueshëm, sedërtar, sedërqar, sedërmadh, zemërdobët, zemërdhembshur, i brishtë, shpirtbutë, i dhembshur, i mallëngjyeshëm, lëkurëhollë, prekës, mallëngjyes, i thekshëm, i kuptueshëm, i kapshëm, i qartë.
SEDËRMÁDH,~E mb. 1. Që preket lehtë në sedër, që fyhet shpejt për gjënë më të vogël, që e vlerëson shumë vetveten. Burrë sedërmadh. Është tepër sedërmadh ai djalë.
2. Që përpiqet ta bëjë çdo gjë sa më mirë, që kërkon të mos nxjerrë punë të keqe nga duart e të dalë kurdoherë faqebardhë e i nderuar. Punëtor sedërmadh. Studenti sedërmadh nuk u paraqit në provim.
✱Sin.: sedërtar, sedërqar, sedërli, hatërmadh, ndysëkeq.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë