Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PËRKOVÁÇ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT krahin., vjet. Çarçaf për të mbështjellë të vdekurin, savan.
QEFÍN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Pëlhurë e bardhë, me të cilën myslimanët mbështjellin të vdekurin kur e fusin në varr; çarçaf. E mbështollën me qefin. U varros me qefin.
✱Sin.: mbulesë, pashnik, savan.
♦ U bë qefin në fytyrë (dikush) shih u bë çarçaf në fytyrë (dikush). Ia preu qefinin (dikujt) e vrau, ia hëngri kokën, e çoi në varr. Me qefin nën sqetull (në kokë) shih me kokë në torbë (në thes, në trastë).
SAVÁN,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Pëlhurë e bardhë me të cilën mbështjellin të vdekurin në disa vende. Savani i bardhë. E mbante gjithmonë gati savanin. E mbështollën me savan.
2. fig. Shtresë e hollë dhe e bardhë, që mbulon diçka. Savani i akullt i lumit. Nën savanin e bardhë të borës. Qyteti flinte nën savanin e reve.
✱Sin.: qefin, pashnik, çarçaf, cipë.
ÇARÇÁF,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Mbulesë pëlhure në ngjyra të ndryshme që shtrohet mbi dyshek ose që i vihet jorganit a batanijes në anën e brendshme. Çarçaf i bardhë. Çarçaf pambuku (liri). Çarçaf jorgani (dysheku). Laj (shtrydh) çarçafët. Ndej (palos, hekuros) çarçafët. I qep (i hedh) çarçafin. Shtroj çarçafë të rinj. Mbulohem me çarçaf. Por çarçafët ishin të bardhë dhe mbi to nuk kishte asnjë njollë.
2. vjet. Mbulesë e hollë, zakonisht e zezë, që mbajnë mbi krye disa gra myslimane. Hidhte (vinte) çarçafin. Mbanin çarçaf. Mbuloheshin (dilnin) me çarçaf. E hoqën (e flakën) çarçafin.
3. Qefin. E mblodhi në çarçaf. E mbuloi me çarçaf.
4. bised., mospërf. Shkresë a letër shumë e gjatë. Mbushi një çarçaf. Më dërgoi një çarçaf. - Ç’e ke gjithë këtë çarçaf?!
✱Sin.: mbulesë, qefin, savan.
♦ U bë çarçaf në fytyrë (dikush) u zbeh fort (nga frika ose nga një tronditje); u bë gëlqere në fytyrë; u bë qefin në fytyrë. M’u bë mendja çarçaf u hutova fare; u trullosa nga fjalët e dikujt, u shastisa; m’u bë koka (mendja) dhallë; m’u bë mendja çorbë; e kam mendjen çarçaf. Ia bëj mendjen çarçaf (dikujt) ia marr mendjen me fjalë, e hutoj krejt; e trullos, e shastis; ia bëj kokën (mendjen) dhallë; ia bëj mendjen (kokën) çorbë. E ka mendjen çarçaf (dikush) është krejt i hutuar e i shastisur, nuk është i qetë e i përqendruar në një punë; i është bërë mendja çarçaf (dikujt); është me mendje të prishur. E mbledhshin me çarçaf! (dikë) mallk. vdektë! Shqep *jorganin e arnon çarçafin (dikush).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë