Fjalori

Rezultate në përkufizime për “satac”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DËRMON

DËRMÓN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT bised. 1. Shoshë me vrimamëdha për të shoshur misër, fasule etj.
2. Sitë e rrallë, satac.

SATAC

SATÁC,~I m. sh. ~Ë, ~ËT bised. Përdorëse e përbërë nga një pëlhurë e hollë mëndafshi ose një rrjetë e dendur teli, e mbërthyer në një rreth druri dheshërben për të pastruar miellin nga krundet a për të ndarë ëndën. Satac i imët. Kaloj miellinsatac. Tund me kujdes satacin. E hedhsatac pak e nga pak.
Sin.: setac, sitac, sitë.

SETAC

SETÁC,~I m. sh. ~Ë, ~ËT bised. Satac. Përdor setacin.
Sin.: sitë, sitac, dërmon.

SETË

SÉT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Sitë. E kaloisetë. Kishte disa seta.
Sin.: sitac, dërmon, shoshë, satac.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.