Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
SHERBÉL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bot. 1. (lat. Salvia officinalis, Salvia auriculata) Shkurre e vogël aromatike që rritet në klimë të ngrohtë, përherë e gjelbër, me gjethe vezake ose heshtake, të mbuluara me push ngjyrë hiri e me një erë të veçantë, e cila për vetitë që ka përdoret në mjekësinë popullore, në industrinë farmaceutike, por edhe në kulinari si erëz; bedunicë, bezga e butë, sarusha e egër. Lulet (gjethet) e sherbelës. Çaj sherbele. Era e sherbelës. Mbledhja e sherbelës. Tharja e sherbelës. Kultivimi i sherbelës.
2. bot. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për lloje të ndryshme të kësaj bime ose të produketeve të nxjerra prej saj. Sherbela e argjendtë (lat. Salvia argentea) bimë barishtore shumëvjeçare me gjethe të mëdha, të gjata dhe me push ngjyrë argjendi në gri dhe me formë ovale ose heshtake, lulet e së cilës janë të bardha. Sherbela krejcë (lat. Salvia verlicillata) bimë që rritet deri në 30 cm e gjatë, me lule të vogla ngjyrë jargavani në blu që lulëzojnë gjatë gjithë verës, sherbela qerthullore. Sherbela e livadheve (lat. Salvia pratensis) sarusha, sarusha e butë. Sherbela lulemadhe (lat. Salvia grandiflora, Salvia tomentosa) bimë shumëvjeçare, shumë e degëzuar, me kërcell që bëhet si drunor dhe mund të rritet deri në 100 cm, me lule ngjyrë blu të zbehtë. Sherbela e malit (lat. Salvia glutinosa L.) bimë me kërcell që shkon deri në 40-60 cm, me gjethe në formë shigjete, lule të verdha të lakuara si sqep zogu e që mund të rritet edhe në hije; sherbela veshtulloze. Sherbela e pyjeve (lat. Salvia nemorosa, Salvia sylvestris) bimë barishtore shumëvjeçare e egër, por që rritet edhe në kopshte, me kërcell të ngritur dhe të degëzuar, që përdoret në kozmetikë dhe mjekësi. Sherbela trivrigujshe (lat. Salvia fruticosa, Salvia triloba) sherbela greke. Sherbela moskate (lat. Salvia sclarea) shëngjini, lule shëngjini. Vaji i sherbelës vaj që nxirret si rezultat i distilimit të luleve dhe gjetheve të sherbelës dhe përdoret në përgatitjen e sapunëve e parfumeve në kozmetikë, por edhe në kulinari e mjekësi. Vaji i sherbelës lufton inflamacionin në lëkurë. Prodhonte sapunë me vajin esencial të sherbelës. Nuk i njihte mirë vetitë e vajit të sherbelës.
✱Sin.: bedunicë, delenicë, gombël, gjumënesh, gjurmash, hamosfakë, kalifere, mëgashtër, sarushë, selivacë, sfakë, syskë, shabi.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë