Fjalori

Rezultate në përkufizime për “sarhosh”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PIMËS

PÍMËS,~I m. sh. ~, ~IT krahin. 1. Pijanec.
2. Njeri i dehur; ai që është bërë tapë.
Sin.: sarhosh, pirash, piranik, pirës, pijanec, pirjan, pijedashës.

PIRËS

PÍRËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që pi raki ose pijetjera alkoolike me tepri, pijanec. Ishte një pirës i keq. Nuk i mbaheshin këmbët pirësit.
Sin.: pijanec, pimës, pirash, piranik, sarhosh.

SARHOSH

SARHÓSH,~I mb., keq. 1. përdor me tepri pijet alkoolike, që pi vazhdimisht e jashtë mase, që e ka ves të pirët. Burrë sarhosh. E kishte gruan pak sarhoshe.
Sin.: pijanec, pirash, pijanik, pirësh, dejmarak, okatar, alkoolist.
2.është i verdhëfytyrë nga egërsia. Nuk kishte gjakfytyrë burri sarahosh.

SARHOSH

SARHÓSH,~I m. sh. ~Ë, ~ËT [SARAHÓSH / SARAHÓC] keq. Ai që përdor me tepri pijet alkoolike, ai që pi vazhdimisht e jashtë mase, ai që e ka ves të pirët. Sarhosh i keq. Sarhosh i pandreqshëm. Kishte sjellje prej sarhoshi. Sy (shikim) sarhoshi. Sjellje sarhoshësh.
Sin.: pijanec, pirash, pijanik, pirësh, dejmarak, okatar, alkoolist.

TAPË

TÁP/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Lëndë shumë e lehtë, e cila nxirret nga lëkura e disa drurëve, që përdoret për shtupa, për shollë këpucësh, për rrjeta peshkimi etj.; copë nga kjo lëndë. Lisi i tapës. Copa tape. Taka prej tape. I vuri tapat rrjetës. Zë të çarat e barkës (e fuçisë) me tapë kalpëtoj, kallafatoj. I lehtë si tapë shumë i lehtë, pendë pule. Dru tape. bot. dru, nga i cili nxirret kjo lëndë.
2. Shtupë prej druri, prej gome, prej plastike etj. për të mbyllur enë që mbajnë lëngje; gëlçomë, kaçole. Tapë druri (llastiku, plastike, metalike, kauçuku, qelqi). Tapa e shishes (e shtambës, e bucelës, e bidonit, e pagurit, e faqores). Nxjerrëse tapash tapënxjerrëse. I hoqi (i vuri) tapën. Mbyll me tapë. I ka dalë tapa. Tapë e filetuar. I ka humbur tapa. Ngjesh tapën. U prish tapa. Nuk nxjerr dot tapën.
3. Mjet shpëtimi nga mbytja në ujë, që zakonisht lidhet në mes si brez dhepërbëhet prej kësaj lënde ose prej një lënde tjetërlehtë. Tapë shpëtimi. I hodhi tapën. Ngjeshi tapënbrez.
4. Diçka që zë vend e ngjishet diku dhe nuk lë të dalë a të lëvizë diçka tjetër. Tapë dheu. Pastrimi i tapave të rërës.
5. bised. (argo shkollarësh) I papërgatitur (në mësime). Tapëmësime i papërgatiturshkollë. Tapë topi zero me bisht (me xhufkë).
6. si mb., fig., bised. I dehur keq, i pirë sa nuk e mbajnë këmbët, rrumbull, sarhosh. U tapë. Erdhi (u kthye) tapështëpi.
Sin.: shtupë, mbyllëse, gëlçomë, gruçkë, vulimë, i dehur, rrumbull, sarhosh, gdhe, i papërgatitur.
U tapë (dikush) piu shumë e u deh keq, nuk e kontrolloiveten nga pija; u thumb; u lundër; u kaike tall.; u lumë; u përrua; u xurxull; u bërryl; u karroqe tall.; u tym; u rrip daulleje; u bërllok; i ka hipur cjapit; zuri veshin; piu mendjen. Është tapë (tapë topi) (dikush) tall. nuk di e nuk kupton asgjë, nuk merr vesh fare, nuk ka fare njohuri për një fushë a për një çështjecaktuar; është krejt i paditur; është (ka mbetur) trokë; është (ka mbetur) krunde; është i trashë nga mendja (nga trutë, nga koka). I vuri tapën gojës (dikush) shih i vuri shtupën gojës (dikush). Është si tapa në shpinëdetit keq. s’është i zotizërë vend e të qëndrojë, s’qëndron dot në një vend.

TEJMBUSHEM

TEJMBÚSH/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Mbushetshumë nga ç’duhet a nga ç’ishte parashikuar. U tejmbushën lumenjtë u mbushën aq shumë sa dolën nga shtrati.
2. fig., vetv. Dehem sa nuk mbaj më. Ishte tejmbushur mirë ishte dehur keq, ishte bërë sarhosh.
3. pës., vet. v. III e TEJMBÚSH.

TEJMBUSHUR

TEJMBÚSHUR (i, e) mb. 1.është mbushur plot e përplot; që për pak derdhet ose që ka filluarderdhet. Ujëmbledhës i tejmbushur. Rezervuar i tejmbushur.
2. është dehur sa nuk mban më, sarhosh.

TOÇEM

TÓÇ/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Dehem (me raki), bëhem sarhosh. Pi derisa toçet

TOÇUR

TÓÇUR (i, e) mb. I dehur, sarhosh. Burrë i toçur.
Sin.: i dehur, sarhosh, tapë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.