Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DORËSHTRËNGÚAR mb. 1. Që kursen shumë, që s'e nxjerr lehtë paranë nga dora; që s'të jep asgjë falas; koprrac; dorëmbledhur; kund. dorëlëshuar.
2. Shumë i rreptë në kërkesa, që kërkon nga të tjerët më shumë se ç'duhet; që nuk bën lëshime; kund. dorëlëshuar. Saraf dorështrënguar. Është dorështrënguar (në nota, në vlerësim).
3. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit.
✱Sin.: dorërrudhur, koprrac, dorec, dorëdredhur, dorëfre, dorëkyçur, dorëmbyllur.
SARÁF,~E mb., keq. Që kursen tej masës. Njeri saraf. Kishte një baba saraf.
✱Sin.: koprrac, dorështrënguar, dorërrudhur, kursimtar, kursenac, kacan, kurnac, gurës, i kursyer, dorështrenjtë, dorëthatë, i shtrëngueshëm, i shtrënguar, cingun, neqez.
SEKSÉR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që merret me punën e ndërmjetësit për shitblerjet ose për dhënien e marrjen me qira të shtëpive. Po bënte punën e sekserit dhe i kishte ecur mirë me shitjet e shtëpive. Duhet t’i jepnin kapar sekserit.
2. keq. Ndërmjetës për pazare të pandershme. Bënte sekserin midis klientit dhe punonjësit të drejtësisë.
3. krahin. Saraf.
TEMERRÚC,~E mb. 1. Që është dorështrënguar, koprrac. Mos prit prej tyre se janë njerëz temerrucë. Grua temerruce.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
✱Sin.: koprrac, dorështrënguar, kacan, kurnac, dorëlidhur, dorëmbyllur, dorëngushtë, dorëmbledhur, dorërrudhur, cingun, çengel, akrep, saraf, kothere, qeselidhur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë