Fjalori

Rezultate në përkufizime për “sapunis”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

SAPUNISJE

SAPUNÍSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur sapunis a sapunisem. Sapunisja e trupit. Sapunisja e enëve.
2. Shkuma e sapunitmbetet mbi trup kur lahemi. Shpërlan mirë sapunisjen në trupin e foshnjës.
Sin.: sapunim, shkumëzim.

SAPUNOJ

SAPUN/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E bëj me sapun a me shkumë sapuni, i shkoj sapun përsipër; u vë sapun rrobave, enëve etj., e fërkoj me sapun; sapunis. I sapunoi dy-tri herë duart.

SHPARCË

SHPÁRC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Copë e vogël prej leshi, me të cilën fërkojmë trupin kur lahemi; leckë e trashë për të larë enët. Shparcë e butë. Sapunis shparcën. Lahem me shparcë. Fërkoj enët me shparcë.
(Janë) si *sapuni me shparcën.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.