Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PORSAPRÉRË (i, e) mb. 1. Që porsa është prerë, që është prerë pak kohë më parë. Mish i porsaprerë. Tortë e porsaprerë.
2. I porsaqepur. Kostum i porsaprerë.
✱Sin.: i posaprerë, i sapoprerë, i porsaqepur, i posaqepur, i sapoqepur.
PORSATHARTÚAR (i, e) mb. Që porsa është thartuar, që është thartuar pak kohë më parë, i porsaprerë. Qumësht (bulmet) i porsathartuar.
✱Sin.: i posathartuar, i sapothartuar; i porsaprerë, i posaprerë, i sapoprerë.
SÍPËR parafj. Përdoret me një emër në rasën rrjedhore për të treguar së bashku me të:
1. Sipërfaqen e një sendi a të një vendi, mbi të cilin ndodhet a mbështetet dikush a diçka ose lëviz dikush a diçka, bëhet a kryhet diçka; mbi, në, përsipër. Sipër tryezës ishte një vazo me lule. Shkeli sipër barit të sapoprerë. U shtri sipër rërës së nxehtë.
2. Hapësirën mbi një send, një qenie a një sipërfaqe, ku ndodhet dikush a diçka, ku kryhet një veprim, por pa e prekur sendin, qenien ose sipërfaqen; mbi, lart. Sipër maleve shihej mbulesa e bardhë e dëborës. Balonat fluturonin sipër detit. Çelësin e kishin lënë sipër derës.
3. Një sipërfaqe, një hapësirë a një send që zë një vend më të lartë në krahasim me një tjetër. Avioni po fluturonte sipër reve. Mësuesi banonte një kat sipër nesh.
4. Gjendjen a sasinë më të lartë se ajo që është e zakonshme për dikë a për diçka ose që merret si pikënisje; më shumë se, mbi; kund. nën. Pjesa më e madhe e nxënësve ishte sipër mesatares. Sipër planit. Sipër detyrës.
5. Sendin që na shërben si objekt i punës sonë a i vëzhgimeve tona. Rri gjithë ditën sipër librave.
6. përd. mb. I sipërm; i mësipërm. Në katin sipër.
✱Sin.: mbi, në, përmbi, përsipër, përpjetë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë