Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FLIRT,~I m. sh. ~E, ~ET fig. Marrëdhënie dashurore romantike e kalimtare me dikë; dashuriçkë. Pati një flirt me një të saponjohur.
PORSANJÓHUR (i, e) mb., edhe si em. Që porsa është njohur; që ka pak kohë që është njohur. Duket që janë të porsanjohur.
✱Sin.: i posanjohur, i saponjohur.
POSANJÓHUR (i, e) mb. I saponjohur, i porsanjohur. Njerëz të posanjohur.
SAPONJÓHUR (i, e) mb. Që sapo është njohur, që është njohur pak kohë më parë. Njeri i saponjohur. Pranon ftesën e një djali të saponjohur. Dallohen çiftet e saponjohura.
✱Sin.: i porsanjohur, i posanjohur.
SAPONJÓHUR,~I (i) m. sh. ~, ~IT (të) Ai që sapo është njohur, ai që është njohur pak kohë më parë. Pyes një të saponjohur. Bisedoj me një të saponjohur. Sillet mirë me të saponjohurit.
✱Sin.: i porsanjohur, i posanjohur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë