Fjalori

Rezultate në përkufizime për “sapolindur”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BOHÇALLËK

BOHÇALLË/K,~KU m. sh. ~QE, ~QET 1. etnogr. Dhuratë (këmishë, çorape, shami etj.), që sjell nusja për njerëzit e shtëpisëburrit; peshqeshi i nuses. Bohçallëqet palë-palë.
2. etnogr. Dhuratë (veshmbathjendryshme) që çojnë prindërit e nuses për fëmijën e sapolindur.
3. Bohçe.

BOKS

BOKS,~IIII m. sh. ~E, ~ET 1. Ndarje e vogël brendastallë, e ndërtuar zakonisht me thurje, ku mbahenvegjlit e sapolindurkafshëve shtëpiake për t’i veçuar nga nënat a për t’u kujdesur për ta; gardhole. Boksi i viçave (i qengjave, i gicave). Boksi i zogjve. Bokse për pjellje. Shtie (fut, mbyll) në boks.
2. Koçek prej thuprash, ku mbahet pambuk, misër etj. Bokset e pambukut (e misrit).
3. sport. Ndarje e posaçme përgjatë pistës ku ndalen makinat ose motorët gjatë garës, për t’u furnizuar me karburant, për të ndërruar goma, për riparimeshpejta etj. Makinat kthehenboks për të ndërruar gomat. Në fundgarës u tërhoqboks. Humbi disa sekonda se u kthye ne boks.
Sin.: gardhole, kumac, koçek, koshtar, thark, çarranik.

LINDUR

LÍNDUR,~I (i) m. sh. ~, ~IT (të) Fëmijë që ka dalëjetë nga barku i nënës, i sapolindur. Numri i të lindurve. Të lindurit gëzojnë shëndetplotë.

NDËRGIMË

NDËRGÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Thithjet e paraviçitgjinjtë e lopës. Mëzi i sapolindur duhet ngritur për ndërgimën.

NGJIJ

NGJI/J vep., ~VA, ~RË kal. Ushqej me gji. Po ngjinte djalin e sapolindur.

PARËDHE
PORSALINDUR

PORSALÍNDUR (i, e) mb. 1. porsa ka lindur; që ka lindur pak kohëparë (për fëmijët, për qengjat etj.). Fëmijë i porsalindur.
2.porsa është krijuar ose porsa është themeluar. Fasoneri e porsalindur.
Sin.: i sapolindur, i posalindur, i sapopjellë, i porsapjellë, i posapjellë, i sapothemeluar, i porsathemeluar, i posathemeluar.

PORSAPJELLË

PORSAPJÉLLË (i, e) mb. porsa është pjellë; që ka pak kohëështë pjellë. Qengj (kec, viç, mëz, kërriç) i porsapjellë.
Sin.: i posapjellë, i sapopjellë, i porsalindur, i posalindur, i sapolindur.

POSALINDUR
SAPOLINDUR

SAPOLÍNDUR (i, e) mb. sapo ka lindur, që ka lindur pak kohëparë. Fëmijë i sapolindur. Kujdesej për foshnjën e sapolindur. Nëna morikrahë foshnjen e sapolindur.
Sin.: i porsalindur, i posalindur.

SIKO

SÍK/O,~JA m. sh. ~O, ~OT përk. 1. Kec i sapolindur. Kujdesej çdo ditë për sikon. Donin t’ia thernin sikon e tij. Siko, hajde këtu!
2. Fëmijë djepi. E mbanin me kujdes sikon. Mendjen e kishte te sikoja. Sikot nuk kishin ç’të pinin.

VAFTIS

VAFTÍS vep., ~A, ~UR fet., kal. 1. Laj ose lag me ujë të bekuar fëmijën e sapolindur. I vaftisi priftigjithë fëmijët.
2. I vë emrin fëmijës; pagëzoj. E vaftisën këtë të voglën me një emërbukur.
Sin.: emërtoj, bekoj, uroj, uratoj.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.