Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PORSAKTHÝER (i, e) mb., edhe si em. Që porsa është kthyer, që është kthyer pak kohë më parë. Emigrantët (fëmijët, studentët) e porsakthyer.
✱Sin.: i posakthyer, i sapokthyer.
PORSALIRÚAR (i, e) mb. 1. Që porsa ka dalë nga burgu a është liruar nga internimi, që porsa ka rifituar lirinë; që ka rifituar lirinë pak kohë më parë. Një njeri i porsaliruar.
2. vjet. Që ka pak kohë që është liruar nga shërbimi ushtarak, që porsa ka dalë në lirim. Ushtarët e porsaliruar.
3. Që është zbrazur para pak kohe; që porsa i është korrur e hequr prodhimi (për një arë etj.). Shtëpi (dhomë) e porsaliruar. Toka të porsaliruara.
✱Sin.: i posaliruar, i sapoliruar, i sapoçliruar, i porsaçliruar, i sapoçliruar, i sapolëshuar, i porsalëshuar, i posalëshuar, i porsadalë, i posadalë, i sapodalë, i sapokthyer, i porsakthyer, i posakthyer, i sapozbrazur, i posazbrazur, i porsazbrazur, i sapoboshatisur, i posaboshatisur, i porsaboshatisur.
POSAKTHÝER (i, e) mb., edhe si em. I porsakthyer, i sapokthyer. Të posakthyerit u pritën me lot.
SAPOKTHÝER (i, e) mb. Që sapo është kthyer, që është kthyer pak kohë më parë. I sapokthyer nga mërgimi. Të sapokthyer nga muaji i mjaltit. Flet shqiptarja e sapokthyer nga Kina.
✱Sin.: i porsakthyer, i posakthyer.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë